Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-04-11, 22:00   #2
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Davutollu kritikon izraelin pėr qėndrimin negativ ndaj kompromisit nė palestinė

Nė Kosovė do tė hapet Instituti pėr Hulumtimin e Krimeve tė Luftės


19:32






Nė Kosovė, qeveria ka vendosur tė themelojė Institutin pėr Hulumtimin e Krimeve tė Luftės, i cili do tė grumbullojė, pėrpunojė, klasifikojė dhe arkivojė lėndėt pėr krimet e luftės, krimet kundėr njerėzimit dhe vlerave tė mbrojtura me tė drejtėn ndėrkombėtare, duke filluar nga viti 1990, deri nė vitin 1999. Autoritetet thanė se puna e kėtij instituti do tė dokumentonte pasojat e luftės, tė cilat Kosovėn e lanė me mbi 10 mijė tė vrarė, ndėrsa edhe mė tej nuk dihet asgjė pėr fatin e 1 mijė e 800 peronave. Qeveria e Kosovės ka vendosur tė themelojė njė Institut pėr studimin e krimeve tė luftės. Ky institut i cili do tė ngrihet 12 vjet pas pėrfundimit tė luftės, do tė regjistrojė siē thuhet krimet e kryera gjatė viteve 1990-1999, nė kohėn kur Kosova ishte nėn sundimin serb. Zėvendėskryeministri i Kosovės Hajredin Kuqi, njėherėsh ministėr i drejtėsisė, tha se nė kėtė institut do tė pėrfshihen ekspertė vendas e ndėrkombėtarė tė cilėt do tė bashkėpunojnė me organizata humanitare tė kohės dhe me arkivat vendas e ndėrkombėtarė. “Nė Kosovė, kanė ndodhur krime qė nga viti 1990 - 1999 nė veēanti dhe ėshtė kohė e rezistencės, nėse mė lejohet tė them kėshtu. Duhet tė evidentohen krimet dhe momentin kur ne i pėrgatisim edhe aspektet tjera juridike e mundėsitė legale, nė mėnyrė qė tė mos thotė dikush qė kemi mundėsi tė ngremė padi ndėrsa nuk i kemi letrat. Qėllimi ynė ėshtė qė nė mėnyrė profesionale tė pasqyrojmė kuptimin juridik, politik, historik, ekonomik, ushtarak dhe sociologjik ato qė kanė ndodhur nė Kosovė nė vitet 1990 – 1999”, tha ai.
Rezultatet e punės sė kėtij instituti, sipas zotit Kuqi do tė mund tė shfrytėzohen edhe pėr ndonjė padi kundėr Serbisė, njė kėrkesė kjo e cila shpesh ėshtė shtruar nga organizata humanitare por edhe familjarėt e viktimave tė luftės. Zoti Kuqi tha se njė gjė e tillė kėrkon edhe pėrmbushje tė kushteve juridike. “Pėr ta paditur njė shtet duhet tė plotėsohen dy kushte, tė jeni anėtar i Kombeve tė Bashkuara dhe tė jeni nėnshkrues i statutit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, ne nuk jemi as nė njėrėn e as nė tjetrėn. Por, kjo nuk do tė thotė qė nė tė ardhmen nuk do tė jemi. Ne duhet tė jemi tė pėrgatitur me njė institut profesional nga ekspertė vendorė e ndėrkombėtarė dhe punė e cila do tė kėrkojė kohė pėr tė finalizuar”, tha zoti Kuqi. Shkalla e krimeve tė ndodhura nė Kosovė posaēėrisht gjatė luftės sė viteve 1998 1999, pėr vite me radhė ishte ēėshtje e vlerėsimeve tė pėrafėrta. Sipas njė studimi tė Gjykatės Ndėrkombėtare pėr krime, nė periudhėn ndėrmjet 24 Marsit dhe 22 qershorit tė vitit 1999, vlerėsohet se nė Kosovė janė vrarė 10,356 veta dhe brenda tė njėjtės periudhė nga Kosova janė dėbuar tė paktėn 700,000 shqiptarė. Fondi pėr tė Drejtėn Humanitare me seli nė Beograd vlerėson se prej vitit 1998 deri nė vitin 2000, nė Kosovė kanė pėsuar rreth 13 mijė e 500 veta nga tė cilėt 10 mijė e 500 janė shqiptarė. Edhe mė tej nuk dihet asgjė pėr fatin e 1 mijė e 819 personave nga tė cilėt 500 janė serbė, romė dhe joshqiptarė tjerė. Sipas statistikave tė kėtij fondi qė nga viti 1999 deri nė fillim tė 2011-s nė Kosovė janė akuzuar, gjykuar apo liruar nga akuzat pėr krime lufte 49 persona shqiptarė dhe serbė. Ndėrsa, sipas EULEX-it qė nga vendosja e tyre nė Kosovė nė vitin 2008, prokurorėt e kėtij misioni kanė ngritur shtatė aktakuza, katėr prej tė cilave kundėr shqiptarėve, ndėrsa tri kundėr serbėve. Gjykatėsit e kėtij misioni kanė shpallur 13 aktgjykime pėr krime lufte, 11 kundėr shqiptarėve e dy kundėr serbėve

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 29-04-11 nė 22:01
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė