Partnerėt e Mabetexit lypin nga Pacolli kthimin e borxheve nė vlerė 3,6 milionė euro
Disa kompani qė janė kontraktuar nga Mabetexi pretendojnė se pronarėt e tij kanė ndaj tyre borxhe qė kalojnė shifrėn prej 3 milionė e 600 mijė eurosh.
Partneri i Mabetexit, kompania Maber, qė ishte kontraktuar pėr furnizim me pajisje elektrike, pretendon se kėto borxhe janė grumbulluar nga punėt qė janė kryer nė projekte ndėrtimore nė Kosovė e Kazakistan.
Nga tenderi 15 milionėsh qė kompania Mabetex e kishte fituar nga Qeveria e Kosovės pėr renovimin e Pallatit tė Medieve, (Rilinjdes) njė shumė prej 150 mijė eurosh nuk i ėshtė paguar firmės Maber, thotė pronari i saj Claudio Vanini.
Njė shumė prej 100 mijė eurosh ky biznesmen e lyp nga Behxhet Pacolli, pėr shkak tė punėve qė ka kryer nė ndėrtimin e shtėpisė rezidenciale nė Hajvali, ndėrkaq 320 mijė euro tė tjera kėrkohen pėr shkak tė ndėrtimit tė njė fabrike nė Kosovė.
Mbi dy milionė euro, sipas Vaninit, janė borxhe nga angazhimi i kompanisė sė tij nė ndėrtimin e dy spitaleve nė Kazakistan.
Po ashtu, gjatė punimeve nė kėtė shtet ai pretendon se Pacolli i ka mbetur borxh 250 mije euro pėr pistėn me akull nė Kazakistan, ku janė mbajtur lojėrat aziatike, si dhe 200 mijė euro pėr teatrin presidencial.
Po ashtu, sipas tij, Mabetexi ka borxhe edhe nėpėr projekte tė tjera ku ka qenė i angazhuar si furnitor.
Ndėrkaq drejtuesit e firmės Caloi Industria pretendojnė se Pacolli duhet tia paguajė njė borxh qė kap vlerėn e 150 mijė eurove, pasi kishte furnizuar me karrige kompaninė Mabetex, nė projektin pėr ndėrtimin e teatrit presidencial nė Kazakistan.
Claudio Vanini nga kompania Maber, si dhe Cartulo Curtolo nga Caloi Industria kanė bėrė publike nė njė medium italian La tribuna di Treviso, para disa ditėsh, pretendimet e tyre se ish-presidenti i Kosovės nuk i ka kryer obligimet ndaj tyre dhe se shifra totale e borxheve e kalon shumėn prej 3,6 milionė eurosh.
Ndėrkaq zyrtarėt e Mabetex Group nė Lugano tė Zvicrės kanė deklaruar se problemet me kompaninė Maber, e cila lyp ti paguhen 3,6 milionė euro, kanė nisur gjatė punimeve nė renovimin e ish-ndėrtesės sė Rilindjes pėr nevoja qeveritare.
Koha.net