Lumturohet Papa Gjon Pali i dytė
Sot nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit nė Vatikan ėshtė mbajtur ceremonia e shenjtė e lumturimit tė Papa Gjon Pali II. Nė meshėn solemne, qė ėshtė zhvilluar me kėtė rast, kanė qėnė tė pranishėm shumė personalitete tė larta tė Papatit, drejtues e pėrfaqėsues tė lartė tė shtetit italian, kryetarė shtetesh tė vendeve evropiane e botėrore, dhjetėra e mijėra pelegrinė, besimtarė e bashkatdhetarė polakė dhe qytetarė tė tjerė nga mbarė bota.
Nė ceremoninė e lumturimit tė Papės Gjon Pali i II kanė marrė pjesė edhe Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi dhe Zonja e Parė, Teuta Topi, kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli si dhe kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi i shoqėruar nga ministri i jashtėm Enver Hoxhaj.
Ceremonia e lumturimit tė Papės Gjon Pali II, nėpėrmjet meshės madhėshtore, ėshtė drejtuar nga Papa Benedikti XVI. Ky lumturim vjen pasi Selia e Shenjtė vėrtetoi se Papa Gjon Pali ka kryer tė paktėn njė mrekulli. Me dekretin e miratuar nga Papa Benedikti XVI, procesi i lumturimit apo shpallja e Papės Gjon Pali II i bekuar shėnon njė hap vendimtar drejt shenjtėrimit tė tij.
Ndėrkohė 1 milionė persona ishin tė pranishėm nė sheshin Shėn Pjetėr nė Vatikan dhe ndoqėn meshėn e mbajtur nga Papa Benedikti XVI.

Papa i lindur nė Poloni bėri 104 udhėtime nėpėr botė, mė shumė se ēdo papė tjetėr nė histori. Ai gjithashtu fali personin qė u pėrpoq ta vriste atė nė vitin 1981.
Ndėrkohė kundėrshtarėt e lumturimit besojnė se Papa mund tė ketė luajtur rol nė mbulimin e abuzimit seksual tė fėmijėve nga priftėrinjtė. Kritikė tė tjerė mendojnė se ai ishte tepėr pozitiv ndaj zakoneve indigjene.
Presidenti Topi dhe Zonja e Parė, Teuta Topi gjatė ceremonisė sė Lumturimit tė Papės Gjon Pali II Bazilikata e Shėn Pjetrit 01/05/2011
Lumturimi i Gjon Palit II ėshtė njė ndihmė pėr Kishėn Katolike dhe duke pėrfituar nga popullariteti i tij i jashtėzakonshėm autoritetet kishtare shpresojnė nė njė rishprehje tė njė mesazhi pa kompromis qė i drejtohet botės sė sotme moderne, e cila shpesh herė nuk i kushton vėmendje institucionit tė besimit.
Kisha ėshtė e vetėdijshme se Gjon Pali II kishte njė fat tė jashtėzakonshėm qė ka magjepsur edhe pėrtej qarqeve tė krishtera.
Vdekja e tij nė vitin 2005 e privoi kishėn nga njė zė unik nė botė.
Megjithėse pasardhėsi i tij Benedikti XVI ėshtė tepėr i respektuar dhe po pėrfiton nga njė efekt mbarėbotėror qė kishte Gjon Pali II, ai nuk ka karizmin e tij.
Mesha po mbahet nga Papa Benedikti XVI.
Festime tė tjera do tė zhvillohen nė kisha tė tjera katolike nė gjithė botėn, pėrfshirė edhe Basilikėn e Uashingtonit.