Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-05-11, 20:18   #6
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Kostoja e “Thaēit 2” mbi 6 milionė euro

Publikuar: Sot, mė 02 maj 2011





Prishtinė, 2 maj - Qeveria e “ristrukturuar” e Kosovės, e apostrofuar si Thaēi 2, e pėrbėrė nga gjashtė zėvendėskryeministra, nėntėmbėdhjetė ministra dhe e “dizajnuar” pėr 36 zėvendėsministra, do tė rėndojė buxhetin e varfėr tė Kosovės me rreth 6 milionė euro, vetėm pėr paga, mallra dhe shėrbime pėr stafin politik, shkruan sot “Zėri”.
Shpikja e disa dikastereve tė reja qeveritare dhe shtimi enorm i numrit tė zėvendėskryeministrave, nga opozita dhe shoqėria civile, shihet si “llastik politik qeveritar” pėr plotėsimin e ambicieve partiake. Pavarėsisht kėtyre kritikave, kryeministri Hashim Thaēi ka vendosur qė ta shtojė edhe njė ministri, atė pėr Diasporėn.
Analisti, Avni Zogiani thotė se 6 zėvendėskryeministra e 19 ministri, nuk i kanė as shtetet me dhjetėra miliona banorė. “Kjo puna e gjashtė zėvendėskryeministrave dhe e 19 ministrive nuk do as koment, ėshtė absurditet qė tregon tepėr shumė se shteti po u pėrshtatet partive dhe qė po e zgjasin shtetin si plastikė pėr me iu ra tamam”, ka thėnė Zogiani, duke shtuar se me kėto veprime qeveria shpenzon si ia do qejfi.
Glauk Konjufca thotė se qeveria nuk duhet ta harrojė fjalėn e urtė “qė zullumi kėputet prej sė trashi”. Sipas tij, kjo ėshtė skandaloze qė vetėm stafi politik tė bėjė shpenzime sa bėn Kuvendi i Kosovės.
“Tė gjithė deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, pėr paga nė vit i harxhojnė afro 4 milionė euro, por edhe kjo ėshtė shumė. Nga ana tjetėr, qeveria vetėm me staf politik harxhon mė shumė se krejt kuvendi”, ka thėnė Konjufca, duke shtuar se qeveria kontrollon gjithēka e atė nuk e kontrollon askush. Sipas tij, pushteti ėshtė shndėrruar nė pazarllėk pėr t’i plotėsuar ambiciet e dikujt, krijohen ministri tė reja.
“Ministria nuk krijohet pėr nevojėn e diasporės, por qė tė mos prishet koalicioni ata krijojnė ministri pėr diasporėn. Ky ėshtė njė model shumė i keq”, ka thėnė Konjufca.
Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka thėnė edhe nga partitė tjera ka pasur ide pėr krijimin e kėsaj ministrie pėr diasporėn.
“Me miratimin e Ligjit pėr Qeverinė sigurisht do tė ketė nevojė pėr njė ridizajnim tė tėrėsishėm qeveritar. Pas miratimit tė ligjit do tė ketė ridizajnim tė dikastereve. Gjatė mandatit qeverisės njerėzit e kanė tė vėshtirė ndoshta tė bėjnė zvogėlime apo ndryshime tė dikastereve, por njė mandat i ri sigurisht gjithsesi se do tė kėrkonte zvogėlim tė ministrive”, ka thėnė Kuēi.
Rritja e kabinetit qeveritar edhe pėr njė ministri nga Lidhja Demokratike e Kosovės shihet me shqetėsim. Sekretari i pėrgjithshėm i kėsaj partie, Ismet Beqiri ka thėnė se rritja nė 19 ministri ėshtė pėr t’u shokuar.
“Do tė na e kenė lakmi vendet e ndryshme, se sa jemi tė zotėt tė kemi njė qeveri me kaq ministra, po shtohen pėr ditė. Ne nuk jemi kundėr krijimit tė ministrisė, por edhe ministritė aktuale qė kanė fushėveprim qė kanė tė bėjnė me diasporėn nuk e kryejnė punėn e tyre. Sa herė tė bjerė nė krizė qeveria, kėta bėjnė ministri tė reja dhe njė qeveri me 19 ministri, ėshtė pėr t’u shokuar dhe kjo ndodh vetėm nė Kosovėn, tė cilėn qeveri dhe vend pretendon dhe e thotė se e udhėheq zoti Thaēi”, ka thėnė Beqiri.
Ndėrkohė, Ardian Gjini nga AAK, ka thėnė se ėshtė “lajm i keq” pėr Kosovėn dhe pėr popullin e saj, formimi i njė ministrie tė re. Sipas tij, kjo rritje numrit tė ministrave, zėvendėsministrave dhe zėvendėskryeministrave, ėshtė barrė e popullit tė Kosovės.
“Kjo ėshtė kultura dhe karakteri i kėsaj qeverie, dhe fatkeqėsisht Kosovėn nuk e presin ditė tė mira nė tė ardhmen, pėrderisa kėta njerėz janė nė pushtet. Mund t’u them se po vazhdon kultura e mashtrimit dhe kamuflimit tė problemeve tė vogla me probleme tė mėdha”, ka thėnė Gjini.
Nga ana tjetėr, ish-ministėr i Ekonomisė dhe Financave nga radhėt e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Haki Shatri, thotė se ngarkimi i Qeverisė me zėvendėskryeministra, ministra e zėvendėsministra pa ndonjė arsye, dėmton imazhin e shtetit, por edhe dėmton vetė buxhetin.
“Ėshtė totalisht e panevojshme qė tė ketė mė shumė se 18 zėvendėsministra. Ėshtė e paarsyeshme qė militantėt politikė tė rehabilitohen nė pozita politike e qė rroga marrin nga arka e shtetit”, tha ai.
Totali i pagave mujore dhe vjetore
Ministra 19 X 1270,50 = 24, 139. 5 euro X 12= 289, 674
Zėvendėskryeministra 6 X 1356,30 = 81,378 X 12= 976, 536 euro
Zėvendėsministra 36 X 1182,50 = 42 570 X 12= 510, 840 euro
Kėshilltarė 120 X 577,50 = 69. 300 X 12= 831.600 euro
Shoferė 55 X 214,50 = 11. 797 X 12= 141.570 euro
Asistentė 55 X 214,50 = 11.797 X 12= 141. 570 euro
Shpenzime mujore pėr paga nė total 240.981 euro
Shpenzime vjetore pėr paga nė total 2. 591.610 euro
Shpenzime pėr derivate brenda njė viti mbi 1 milion euro
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė