Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
JA SI I BENE PUNET GREKU ME - PA MINORITETE
Prej 10 majit nė Greqi do tė nisė regjistrimi i popullsisė, i cili do tė zgjasė 14 ditė. Lajmi ėshtė bėrė publik nga Instituti grek i statistikave, i cili pranon se regjistrimi u vendos tė bėhet pas njė shtyrjeje dymujore, qė u imponua pėr arsye teknike.
Sipas kėtij instituti, regjistrimi i popullsisė dhe banesave, ku jetojnė afėrsisht 11 milionė grekė dhe emigrantė, do tė kryhet nga 55 000 persona tė autorizuar dhe tė trajnuar nga ekspertė tė fushės sė statistikave.
Nė formularin prej 21 pikash janė vendosur pyetje qė kanė tė bėjnė me emrin, identitetin, moshėn, gjendjen familjare, nivelin arsimor, profesionin dhe shtetėsinė e personit. Vlen tė ceket se nė kėtė pyetėsor nė asnjė pikė tė tij nuk parashikohen pyetje qė kanė tė bėjnė me besimin fetar, origjinėn, kombėsinė, apo besimin partiak tė tė intervistuarit, transmeton Top Channel.
Formulari i kėtij pyetėsori ėshtė ndėrtuar nga ekspertė tė fushės dhe ka si prototip formularė tė njėjtė tė vendeve tė tjera tė BE-sė.
Regjistrimi i fundit i popullsisė nė Greqi ėshtė zhvilluar nė vitin 2001. Nė atė periudhė nė Greqi banonin rreth 11 milionė shtetas, ku afėrsisht 1 milion ishin emigrantė, 570.000 prej tė cilėve shqiptarė...
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 06-05-11 nė 21:40
|