Tahiri: Edhe protesta ishte mesazh pėr Serbinė
Vizita e sė enjtes nė Kosovė e shefit tė delegacionit serb nė bisedime, Borko Stefanovic, nė Prishtinė u vlerėsua nga institucionet si hapi i parė pėr njohjen e realitetit tė Kosovės nga shteti serb. Ndėrsa, protesta e organizuar nga Lėvizja Vetėvendosje si kundėrshtim ndaj kėsaj vizite thuhet se pasqyron atė qė Serbia ka bėrė nė Kosovė gjatė luftės.
Shefja e delegacionit kosovar nė bisedime me palėn serbe, Edita Tahiri, tha se reagimi mund tė jetė njė mesazh pėr Serbinė dhe botėn se historia nuk do tė harrohet, pavarėsisht vullnetit tė Kosovės pėr tė shikuar kah e ardhmja.
Reagimi qė ndodhi ishte po ashtu njė realitet, sepse reagimi i djeshėm i qytetarėve tė Kosovės ishte reagim ndaj gjenocidit qė Serbia ka bėrė kėtu gjatė luftės. Unė mendoj se ky ka qenė njė mesazh edhe pėr vetė zotin Stefanovic, pėr Serbinė, por edhe pėr botėn qė shteti e populli mund tė marrė vendim tė shikojė pėrpara, porse historia nuk harrohet, tha Tahiri pėr Radion Evropa e Lirė.
Zėvendėskryeministrja dhe kryesuesja e delegacionit kosovar nė bisedimet me Serbinė shtoi se takimi me homologun serb ėshtė zhvilluar nė cilėsinė e pėrfaqėsuesve tė dy shteteve tė barabarta, gjė qė, sipas saj, ėshtė vėnė re edhe nė simbolet shtetėrore tė tė dyja vendeve, tė cilat janė vendosur nė zyrėn ku u zhvillua takimi.
Komentet pėr kėtė ēėshtje shefja e delegacionit kosovar nė bisedime me Serbinė i bėri pas takimit pėrgatitor rreth bisedimeve teknike pėr ēėshtjen e personave tė pagjetur. Ajo njoftoi se Grupi Punues i Kosovės pėr persona tė pagjetur ėshtė ngritur nė nivel tė grupit teknik, i cili tani e tutje do tė marrė pjesė nė bisedimet e ndėrmjetėsuara nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/