VV: Stefanovici tė arrestohej- Rexhepi tė japė dorėheqje
Dhuna e shfrenuar policore nė ditėn e enjte nė mbrojtje tė Borislav Stefanovicit dhe kundėr aktivistėve paqėsorė, ėshtė e mjaftueshme pėr tė kuptuar se negociatat me Serbinė janė nė prag tė koncesioneve tė reja ndaj Serbisė. Kjo ėshtė arsyeja pse Qeveria ėshtė shumė e pėrcaktuar qė tua mbyll me forcė e dhunė gojėn e qytetarėve tė pakėnaqur me pazaret qė po bėhen nė kurriz tė Kosovės. Kėshtu ėshtė thėnė nė njė konferencė pėr media tė Lėvizjes Vetėvendosje.
Borislav Stefanovicit nuk ėshtė dashur qė ti lejohet hyrja nė Republikėn e Kosovės.
Ai e pėrfaqėson shtetin qė jo vetėm ka vrarė dhjetėramijėra qytetarė shqiptarė dhe ka shkatėrruar vendin tonė, por aktualisht i financon strukturat e paligjshme tė Serbisė, kurse nė tė ardhmen nėse nuk e synon pushtimin, atėherė ndarjen e Kosovės e synon gjithsesi. Borislav Stefanoviqi erdhi nė Kosovė dhe tha se ka ardhur pėr ta mbrojtur Kushtetutėn e Republikės sė Serbisė. Pra, atė nen qė e obligon Borislavin qė tė punojė qė Kosova tė bėhet Serbi. Kurse Kushtetuta e Kosovės qė e kanė pranuar kėta politikanė thotė qė duhet tė mbrohet integriteti territorial dhe sovraniteti i Republikės sė Kosovės. Por edhe nėse Borislav Stefanovici do tė kishte hyrė ilegalisht nė Kosovė, mė sė paku Borislav Stefanovici ėshtė dashur tė arrestohet, ėshtė thėnė nė konferencė.
Sipas Lėvizjes Vetėvendosje, Qeveria e Kosovės po e shfrytėzon policinė pėr tė mbrojtur agjendėn e saj tė bashkėpunimit me Beogradin.
Policia ėshtė pėr sigurinė e jetės sė qytetarit, e jo pėr mbrojtjen e zyrtarėve tė Serbisė qė e kanė pėr obligim kushtetues rrezikimin e jetės sė qytetarėve tė Kosovės. Pėr ta mbrojtur Stefanovicin, Qeveria e Kosovės me ēizmet e saj policore shkeli pėrmbi trupat e qytetarėve shqiptarė. Jo vetėm qė po keqpėrdoret policia, por edhe Qeveria po vazhdon tė veprojė si shėrbim informativ i dhunės, meqė tė enjten kishte civilė tė shumtė nga Ministria e Punėve tė Brendshme, tė cilėt kishin dalė atė ditė pėr tė shpėrndarė shqelma e boksa madje edhe mbi demonstruesit e prangosur, vlerėson Vetėvendosje.
Kjo lėvizje pohon se Policia e Kosovės tė enjten sė pari i sulmoi deputetėt e Kuvendit, tė cilėt ishin nė hapėsirė publike, dhe nuk po rrezikonin asgjė.
Tė gjitha kėto janė tė mjaftueshme qė ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, tė jep dorėheqje, drejt dorėheqjes sė kryeministrit Thaēi. Bajram Rexhepi ėshtė dashur tė jepte dorėheqje edhe pas dhunės sė pakontrolluar tė policisė kundėr Plisave, kėrkojnė nga Lėvizja Vetėvendosje. /Telegrafi/