Ajaz Pasha, kryeveziri qe e kishte familjen ne Vlore
Per origjinen shqiptare te Ajaz Pashes nuk ka asnje diskutim dhe te gjithe studiuesit qe jane marre me kryeveziret e Perandorise e shprehin kete fakt.
Djali lindi ne Vlore ne vitin 1482. Babai i Tij quhej Muhamet. Nena e Tij jetonte ne Vlore se bashku me tre vellezerit, njeri prej te cileve u be klerik musliman, ndersa i biri i Ajazit, Mustafa Pasha arriti postin e Valiut te Damaskut.
Karriera
Ajazi qe i vogel dergohet ne pallatin e Sulltanit, ku tregoi aftesi te veēanta. Kreu funkisone te rendesishme: Aga i Jeniēereve, pastaj Vali i Sirise. Qeverisja e Tij ne Siri ishte e shkelqyer. Deshmi per kete jane vjershat qe i kushtuan poetet vendas, aq sa me to mund te botohet nje liber i veēante. Vetem Fuzuliu, poeti i njohur sirian, i ka kushtuar tete vjersha. Pas kesaj qeverisje te shkelqyer behet Bejlerbej i Anadollit dhe ne vazhdim Vezir i Dyte. Ne vitin 1536 emerohet Vezir i Madh, ku qendroi per tre vjet, dy muaj e dy dite. Ne funksionin e larte te kryeqeveritarit, permendet per drejtesine dhe maturine, me te cilen i udhehoqi punet e Perandorise. Vdiq pas nje semundje ne vitin 1539.
Komandant i shquar ushtarak
Si ushtarak, Ajaz Pasha permendet gjate fushates kunder rebelimit te Ahmet Pashes ne Egjypt, ne vitet 1516-1517 dhe pese vjet me vone per luften ne krah te Vezirit te Madh, Ibrahim Pasha, gjate pushtimit te Rodit. Ne vitin 1526, perseri se bashku me Ibrahim Pashen, nenshkroi muhaket. I perkushtuar ndaj luftes dhe fitoreve, ishte ne komande te ushtrise osmane ne betejen e Moldavise dhe pastaj te Korfuzit. Me fitoren ne betejen detare te Prevezes kunder koalicionit te forcave te Venedikut, Austrise dhe Papatit, Perandoria Osmane fitoi disa zoterime venedikase ne Dalmaci dhe nje tribut vjetor per Sulltanin.
Trashegimia e Ajaz Pashes
Ajaz Pasha la pasuri shume te medha, pesedhjete mije dukate ari dhe 600 rober.
Ne qytetin Saraj, ne brigjet e detit Marmara, gjendet kompleksi "Ajaz Pasha", i ndertuar ne vitin 1539, ku perfshihen xhamia dhe nje banjo. Edhe nje lagje ne Stamboll mban emrin "Ajaz Pasha".
Ajaz Pasha dhe vendlindja e Tij
Per lidhjet e Ajaz Pashes me vendlindjen kane shkruar autore te ndryshem. Ajaz Pasha udhehoqi fushaten e Himares ne vitin 1537, ku merrte pjese vete sulltan Sulejmani. Ishte kryekomandant i ushtrise gjate sulmit mbi Korfuz, te cilin ushtria osmane nuk e pushtoi dot.
Ajaz Pasha nuk i shkeputi kurre lidhjet me vendlindjen.Familja e Tij vazhdoi te banonte ne Vlore dhe djali i dergonte rregullisht zekina nenes se Tij.
Lietratura
Petrika Thengjilli, Shqipatret midis Lindjes dhe Perendimit, Toena 2003
Eqrem Bej Vlora, Kujtime 1885-1925, Shtepia e Librit dhe e Komunikimit 2003
Muhamet Mufaku, Shqiptaret ne boten arabe, Rilindja 1990
Nexhip Alpan, Nesip Kaēi, Shqiptaret ne Perandorine Osmane,Albin 1997
Zhan Klod Faverial, Historia me e vjeter e Shqiperise, Plejad 2004