Mbi gjysmė milion euro pėr bisedimet me Serbinė
Nė mbledhjen e sė mėrkurės, Qeveri ka miratuan vendimin pėr ndarjen e mjeteve financiare nė vlerė prej 541.000 euro pėr mbulimin e shpenzimeve tė delegacionit tė Kosovės pėr bisedime teknike nė mes tė Republikės sė Kosovės dhe Serbisė.
Po ashtu, Qeveria ka aprovuar Platformėn Vjetore tė Politikės sė Inteligjencės dhe Sigurisė, e cila ka qėllim pėrcaktimin e detyrave strategjike nė fushėn e sigurisė dhe pėr tė mbrojtur vlerat themelore dhe interesat e Kosovės, mbrojtja e sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues.
Qeveria ka miratuar Projektligjin pėr Persona tė Zhdukur, i cili rregullon tė drejtėn e familjarėve pėr tė ditur fatin e personave tė zhdukur, si pasojė e luftės nė Kosovė nė vitet 1998-1999. Po ashtu me kėtė projektligj pėrcaktohen kompetencat dhe pėrgjegjėsitė e Komisionit Qeveritar pėr Persona tė Zhdukur.
Nė kėtė mbledhje Qeveria ka aprovuar Planin Hapėsinor tė Kosovės pėr vitin 2010-2020 dhe Propozimin pėr shpalljen e Zonės Ekonomike nė Komunėn e Lipjanit, nė pajtim me paragrafin 4 tė nenit 73 tė Ligjit pėr miniera dhe minerale. /Telegrafi/