Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-05-11, 19:23   #1304
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Kompania e njerėzve tė SHIK-ut pėrfitoi jashtėligjshėm nga Qeveria

Publikuar: Sot, mė 19 maj 2011


Prishtinė, 19 maj - Miliona euro nga Qeveria e Kosovės ka pėrfituar kompania private “Ada Consulting Group”, qė ishte themeluar nga ish-zyrtarė tė SHIK-ut. Ish-punonjės tė kėsaj organizate kanė punuar si zyrtarė tė lartė nėpėr ministritė tė cilat i jepnin tenderė kėsaj kompanie. Auditorėt kanė evidentuar shkelje ligjore nėpėr tenderėt qeveritarė qė i ka pėrfituar kjo kompani. Pronari i kėsaj kompanie, Avni Kastrati, nuk ka dashur tė komentojė rreth fitimit tė tenderėve nga ministritė ku kanė punuar ish-kolegėt e tij tė Shėrbimit Informativ tė Kosovės (SHIK).
“Me tenderė e me procedura ka shkuar gjithēka nė rregull”, citon “Koha Ditore” Kastratin.
Ndėrkaq, Latif Gashi, ish-drejtor i pėrgjithshėm i SHIK-ut, ka thėnė se nuk ka pasur mundėsi tė ketė asnjė ndikim nė tenderė gjatė kohės sa ka qenė zyrtarisht i emėruar si kėshilltar politik nė Ministrinė e Mjedisit e Planifikimit Hapėsinor.
“Nuk kam ndikuar e as nuk kam pasur mundėsi tė ndikoj pėr tenderė”, ka thėnė Gashi.
Sipas tij, pronari i firmės “Ada Consulting Group” ka punuar nė SHIK, por kur ėshtė shuar kjo organizatė ka mundur tė krijojė firmė e tė merret me biznes.
Ish-zyrtari tjetėr i SHIK-ut, Fadil Demaku, tash deputet i Partisė Demokratike tė Kosovės, ka thėnė se ishte punėsuar nė kompaninė “Ada Consulting” nga Prishtina, pėr tė marrė njė rrogė, pasi kishte mbetur pa punė.
“Unė kam punuar sa pėr rrogė aty pėr njė vit. Ka qenė kohė kur kam mbetur pa punė dhe jam punėsuar, por asnjėherė nuk jam marrė me tenderė se ku i fiton kompania”, ka thėnė Demaku.
Pozita e tij nė kėtė firmė, sipas Demakut, ka qenė koordinator, ndėrsa nė SHIK kishte drejtuar Departamentin Antiterror.
“Ada Consulting Group”, qė kishte tė punėsuar deputetin e PDK-sė, Fadil Demakun, nė gusht tė vitit tė kaluar ishte shpallur fitues nė njė tender publik tė Komunės sė Drenasit, qė udhėhiqet nga vėllai i tij, Nexhat Demaku. Oferta e konsorciumit ku bėnte pjesė kjo kompani kishte qenė 35 mijė e 387 euro dhe kishte tė bėnte me hartimin e planit rregullues pėr Lagjen e Dėshmorėve.
Raportet e Zyrės sė Auditorit tė Pėrgjithshėm kanė gjetur shkelje ligjore nė tenderėt qė kjo kompani ka fituar nė Ministrinė e Mjedisit e Planifikimit Hapėsinor, si dhe nė Ministrinė e Forcės sė Sigurisė. Sipas auditorėve nė tenderin “Rregullimi i varrezave tė dėshmorėve nė Mitrovicė”, me vlerė 171 mijė e 503 euro, punėt nuk ishin tė kryera nė pajtim me kontratėn, ndėrsa pagesat ndaj kompanisė ishin bėrė.
“Ekipi i auditimit tė ZAP-it sė bashku me kryetarin e Komisionit pėr pranimin e punėve qė ishte caktuar nga Ministria bėnė njė ekzaminim fizik pėr tė vėrtetuar nėse punėt ishin kryer nė pajtim me kontratėn. Punėt nuk ishin kryer ashtu siē kėrkohet”, thuhet nė raportin e auditimit tė Ministrisė sė Mjedisit e Planifikimit Hapėsinor pėr vitin 2009. Sipas auditorėve, dimensioni i skajoreve sipas kontratės ishte paraparė tė jetė 10/20 cm, ndėrsa ishin vendosur skajore tė dimensionit 8/20 cm.
“Vendosja e skajoreve ishte dashur tė jetė 3,000 m qė nga 10.5 euro bėjnė 31.500 euro, ndėrsa ishin vendosur 2 mijė e 602 m., qė nga 10.5 euro kushtojnė 27 mijė e 321 euro. Punė tė pakryera kishin mbetur 4 mijė e 179 euro, por qė ishin paguar”, theksohet nė kėtė raport tė auditimit.
Shkelja tjetėr sipas auditorėve kishte tė bėnte me vendosjen e rigolave. Sipas kontratės duheshin vendosur 3 mijė m qė nga 8 euro pėr njėsi kushtonin 24 mijė euro, ndėrsa ishin vendosur 1 mijė e 296 m qė nga 8 euro i bie 10 mijė e 368 euro apo pėr 13 mijė e 632 euro punė tė pakryera e qė ishin paguar.
“Po ashtu dimensioni i rigolave sipas kontratės ėshtė dashur tė jetė me dimensione 40/40 cm, ndėrsa ishin vendosur me dimensione 30/20 cm”, thuhet nė kėtė raport tė auditimit.
“Ada Consulting Group”, sipas auditorėve, po ashtu ka bėrė ndryshime tė specifikacionit teknik.
“Sipas specifikacionit teknik dhe kontratės lokacioni duhej shtruar nė asfalt, ndėrsa ishte bėrė me kubėza betoni”, kanė evidentuar auditorėt.
Ndėrkaq, sipas raportit tė auditimit pėr Ministrinė e Forcės sė Sigurisė kjo kompani nuk i kishte plotėsuar kushtet e parapara me dosje tė tenderit, por ishte shpėrblyer me kontratė nga kjo ministri. Ofertėn e kėsaj kompanie prej 919 mijė e 353 eurosh MFSK-ja e kishte vlerėsuar me 100 pikė. Sipas auditorėve kompania qė kishte fituar tenderin pėr riparimin e kuzhinės nė kazermėn e Mitrovicės nuk kishte prezantuar kopjet e faturave mė tė reja tė pagesės sė shėrbimeve tė ujit si dhe tė mbeturinave.
“Kėto dokumente janė kėrkuar nė mėnyrė eksplicite me dosje tė tenderit dhe operatori fitues i tenderit pėr riparimin e kuzhinės nė kazermėn e Mitrovicės nuk ka sjellė as polisat e sigurimit pėr punėtorėt e pėrfshirė nė projekt para nėnshkrimit tė kontratės. Polisat e sigurimit pėr punėtorėt e pėrfshirė nė projekt janė kėrkuar me nenin 18 tė kontratės”, kanė konstatuar auditorėt nė raportin pėr vitin 2009 tė kėsaj ministrie.
Kjo ministri edhe pėrkundėr vėrejtjeve tė auditorėve, mė 16 dhjetor tė vitit 2010 ka shpallur fitues kompaninė “ADA Consulting Group Sh.p.k”, e cila ishte nė konsorcium me kompaninė “Alb- Architect sh.p.k“, nė tenderin pėr ndėrtimin e objektit tė kuzhinės nė Pomazetin. Oferta e kėtij konsorciumi peshonte 908 mijė e 852 euro. Kjo kompani vitin e kaluar ishte shpallur fituese edhe nga Ministria e Arsimit, e Shkencės dhe e Teknologjisė. Oferta e kėsaj kompanie pėr ndėrtimin e objektit tė njė shkolle nė Vushtrri ishte 1 milion e 922 mijė e 210 euro. Ministria e Punės dhe e Mirėqenies Sociale e kishte shpallur fitues nė tenderin pėr ndėrtimin e Qendrės pėr Banim Social nė Klinė pėr tė cilin projekt “Ada Consulting Group”, kishte lypur 443 mijė e 823 euro. Po ashtu edhe Komuna e Vushtrrisė vitin e kaluar e kishte shpallur fitues nė njė tender pėr asfaltim rrugėsh ku e kishte vlerėsuar si mė tė favorshme ofertėn e kėsaj kompanie, e cila peshonte 246 mijė euro.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė