Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-05-11, 06:39   #9
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Leter e hapur

Basha i pėrgjigjet Kadaresė: Pse nuk tėrhiqem dot nga gara

Letėr e hapur e Lulzim Bashės pėr Ismail Kadarenė
I nderuar Zoti Kadare,

Lexova me vėmendje letrėn tuaj dhe ju falenderoj pėr shqetėsimin qė shprehni nė lidhje me tė ardhmen europiane tė Shqipėrisė. Ky shqetėsim i pėrbashkėt duhet tė na preokupojė tė gjithėve. Ndaj pėrfitoj nga kjo mundėsi tė paraqes kėndvėshtrimin tim mbi faktet.

Nė kėto zgjedhje kanė votuar mė shumė qytetarė tė Tiranės se asnjėherė tjetėr nė historinė e saj. Votuesit e kanė shprehur tashmė vullnetin e tyre dhe institucionet pėrkatėse janė duke bėrė ndėrkohė numėrimin e votės. Qytetarėt kanė vendosur se kush e ka fituar kėtė garė dhe se kush do tė vijojė tė administrojė qytetin.

Unė kam vendosur tė respektoj tė gjitha procedurat normative qė parashikon proēesi i numėrimit tė votės nė respekt tė shtetit ligjor duke frymėzuar njė qėndrim paqėsor qytetar dhe nė shėrbim tė stabilitetit e paqes sociale.

E gjithė filozofia e fushatės sime ėshtė mbėshtetur nė dėgjimin dhe dialogun e drejtpėrdrejtė me qytetarėt. Ndaj sot e kam tė pamundur tė mbys zėrin e mbi 124 mijė qytetarėve tė cilėt i janė pėrgjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim pėr shndėrrimin rrėnjėsor tė kryeqytetit tė shqiptarėve, qė mjerisht po pėrjeton njė kolaps urban, mjedisor dhe mund tė themi ekzistencial. Nuk jam unė ai qė vendos nėse do tė bėhem apo jo kryetari i ardhshėm i Bashkisė. Ky ėshtė vendimi i votuesve dhe unė nuk kam asnjė tė drejtė, qė nė asnjė rrethanė tė braktis zgjedhjen qė ata kanė bėrė.

Unė besoj se gara dhe demokracia i vlejnė tė ardhmes europiane tė Shqipėrisė. Ndėrkohė qė dhurimi nė tavolinė ose pazaret nė favorin tim apo tė kundėrshtarit, e dėmtojnė atė. Mė mirė njė garė deri nė votėn e fundit sesa njė garė e munguar.

Duke u tėrhequr, unė fyej votuesit, komisionerėt, ligjvėnėsit, ligjet, gjykatat dhe vetė demokracinė. Me tėrheqjen pėr shkak tė presioneve politike, i bie tė mos bėhen mė zgjedhje nė Shqipėri. Vėrtet mund tė shpresohet tė kalohet mė lehtė njė sfidė imediate, por me ēmimin e madh tė rėnies sė demokracisė. Sistemi ynė demokratik ėshtė mė mirė tė pėrballojė sfida tė vėshtira sesa tė shpallė se pėrfundimisht nuk bėn dot zgjedhje.

Unė nuk mendoj se instalimi i njė pushteti qė do mbante peng kryeqytetin nė kundėrshtim me vullnetin e zgjedhėsve ėshtė mė europian dhe demokratik sesa rotacioni politik qė ėshtė baza e ēdo demokracie.

Ēdo terheqje e imja nė kėto kushte jo vetėm do tė ishte njė akt anti-demokratik, por besoj se nuk do tė pranohej as nga rivali im pėr Bashkinė e Tiranės sepse pėr pasojė edhe legjitimiteti i vijimit tė kryetarit aktual tė Bashkisė do tė ishte i kompromentuar.

Jam i bindur se rrethimi i institucioneve, kėrcėnimet me djegje dhe kryengritje apo pushteti i rrugės nuk janė mė tė pranueshme sesa votimi i lirė, numėrimi i votės sė vlefshme dhe vendimet e institucioneve.

Unė respektoj vullnetin e tė gjithė atyre qė kanė votuar pro meje, qė kanė votuar pėr njė ndryshim nė Tiranė, si edhe ata qė kanė votuar kundėr, duke lexuar dhe respektuar ēdo votė tė tyre, respektoj ata qė po presin me qytetari, pa dhunė, pa presion, si qytetarė tė vėrtetė europianė.

Jam i gatshėm tė takohem para publikut dhe mediave, kudo dhe kurdo me rivalin tim pėr Bashkinė e Tiranės pėr njė pakt moral dhe qytetar pėr respektimin e ligjit, pėr tė pritur me qetėsi vendimin e institucioneve, pėr t’i dhėnė fund gjuhės sė dhunės dhe pėr tė pranuar verdiktin e qytetarėve tė shprehur me votė.

Me respekt,
Lulzim Basha
>> Kadare i drejtohet Bashės: Tėrhiqu nga kandidatura pėr Tiranėn >> Komente (79)






  Pėrgjigju Me Kuotė