Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-05-11, 12:35   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Serbia justifikon kėrkesat pėr ndarje tė Kosovės

Cosic: Ndarja e Kosovės - zgjidhja e vetme






Ish-presidenti i RSJ-sė dhe shkrimtari i njohur serb, Dobrica Cosic thėnė se “antagonizmat shekullorė” tė serbėve dhe shqiptarėve nė Kosovė mund tė tejkalohen vetėm me ndarjen e pėrhershme.
Siē raportoi agjenci Beta, ai ka thėnė se Slobodan Milosevici asnjėherė nuk e ka pranuar njė propozim tė kėtillė, i cili ka ardhur nga SHBA.

“Pėr Kosovėn kot flas dhe shkruaj katėr decenie, duke propozuar zgjidhje demokratike tė drejta tė kompromisit dhe ndarje tė pėrhershme. Kjo ėshtė mėnyra e vetme qė tė tejkalohen antagonizmat shekullorė ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve”, ka thėnė Cosic, transmetoi Koha.

Sipas tij, ndarja do tė “parandalonte ekspansionin shqiptaro-madh dhe do tė krijonte kushte pėr jetė normale tė dy popujve”.

Cosic ka thėnė se politika ndaj Kosovės duhet tė ndryshohet, nė mėnyrė qė problemi i Kosovės mos tė mbetet afatgjatė dhe i rrezikshėm.

“Nėse tė gjithė pėrgjegjėsit e tragjedisė sė Kosovės nuk ndryshojnė qėndrimet e politikės sė vet ndaj kėtij vendi tė helmuar me radioaktivitet, ku ende nuk mbretėron toleranca e kuptueshme, ēėshtja e Kosovės do tė mbetet problem afatgjatė dhe i rrezikshėm i Ballkanit dhe Evropės”, ka theksuar Cosic.

Ai ka thėnė se shumė herė ka biseduar me ish-presidentin serb, Slobodan Milosevic, pėr Kosovėn, por asnjėherė nuk janė pajtuar.

“Sė pari mė 1991 ia kam pėrcjell propozimin amerikan pėr ndarjen e Kosovės, sipas tė cilit, Serbisė do t’i takonte njė e treta e Kosovės, por Milosevici nuk hoqi dorė nga mjegullnajat serbe deri nė kapitullimin e Kumanovės nė luftėn e vogėl botėrore kundėr Serbisė. Ky politikan i vetėkėnaqur ėshtė krijues i paradoksit mė tė pakuptimtė nė historinė serbe - Ai humbjen e Kosovės e ka kremtuar si fitore, e cila shpejt u mohua nė gjykatoren e Hagės”, ka thėnė Cosic.

Ai tha se “e mendon tė gabuar politikėn shtetėrore serbe ndaj Kosovės qė nga Nikola Pasicit e deri te Boris Tadici”, dhe ka shtuar se nė “kėtė politikė tė gabuar njėkahėshe dhe humbėse” kanė participuar shumė edhe Kisha Ortodokse Serbe dhe inteligjenca patriotike e Serbisė.

Cosic ka thėnė se shtetet e Perėndimit karshi Serbisė nuk e kanė lėshuar politikėn e presionit dhe shantazhimit tė filluar nė fund tė shekullit tė kaluar.

“Historia po na shkruhet nė Tribunalin e Hagės. Sot na gėzojnė vetėm sukseset e sportistėve”, ka thėnė ai. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė