Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-05-11, 12:38   #1312
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Veriu i Kosovės ka nevojė pėr KFOR-in





Deputetė e Kuvendit, tė cilėt trajtojnė aspekte tė sigurisė, besojnė se suksesi i vendosjes sė njė gjendje normale nė veri tė Kosovės varet nga bashkėpunimi i KFOR-it me Policinė e Kosovės dhe atė tė EULEX-it. Vetėm njė koordinim ndėrmjet kėtyre komponentėve, sipas tyre, do tė siguronte njė rend kushtetues ligjor nė veri.
Ndonėse deputetė tė opozitės dhe ata nga partia mė e madhe nė pushtet ndajnė mendime tė ndryshme nė lidhje me veprimet e Qeverisė sė Kosovės nė veri, si konstatim i pėrbashkėt ėshtė se nė kėtė pjesė ka mungesė tė sundimit tė rendit kushtetues, pėr shkak tė pranisė sė strukturave tė pushtetit paralel tė Serbisė, raportoi Evropa e Lirė.

Anėtari i Komisionit pėr Siguri tė Brendshme nė Kuvendin e Kosovės, Fatmir Xhelili, deputet i PDK-sė nė pushtet, thotė se problemet nė veri zgjidhen pėrmes njė koordinimi ndėrmjet vendorėve e ndėrkombėtarėve, dhe jo pėrmes forcės.

“Qeveria e jonė asnjėherė nuk e ka pasur synim qė me metoda policore dhe represive ta zgjidhė situatėn nė pjesėn veriore, por besoj qė zbatimi i ligjit dhe arrestimi i atyre qė zhvillojnė aktivitet joligjor, tė mos them edhe krim tė organizuar, do tė jetė njė lehtėsim i madh pėr organet e rendit dhe Ministrisė sė Punėve tė Brendshme”, thotė Xhelili.

Deputeti opozitar nga radhėt e AAK-sė, Burim Ramadani, thotė se stacionet policore nė veri funksionojnė jashtė zinxhirit komandues tė Policisė sė Kosovės.Pėr njė gjendje tė tillė, Ramadani fajėson Qeverinė dhe Ministrinė e Brendshme. Ai e sheh Qeverinė e Kosovės tė pavendosur qė ta zbatojė ligjin nė veri.

“Policia e Kosovės ka njė zinxhir komandues dhe nuk guxon assesi tė ketė hapėsira pėr zinxhirė tjerė komandues. Kjo garniturė udhėheqėse e policisė dhe Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nuk ka vendosmėri, nuk ka guxim dhe nuk ka kurajė qė tė veprojė sipas detyrave qė i ka”, thekson Ramadani.

Njė rol tė theksuar nė veri ka sidomos prania ndėrkombėtare. Rifunksionalizimi i plotė i policisė, pastaj gjykatave dhe doganave nė veri, viteve tė fundit ėshtė kryesisht nė duart e misionit evropian - EULEX.

Ndryshe, veriu i Kosovės, vazhdon me vjet tė jetė njė territor ku autoritetet kosovare kanė fare pak qasje, pėr shkak tė funksionimit tė strukturave tė pushtetit paralel tė Serbisė atje, qė mbėshteten nga serbėt lokal. Sė fundit, doli qė edhe drejtuesit e stacioneve policore tė Kosovės nė kėtė pjesė tė jenė nė shėrbime tė dyfishta. Kurse, pėrpjekjet e Qeverisė sė Kosovės pėr largimin e tyre u pasuan me protesta e bllokada rrugėsh nga ana e banorėve serbė tė atjeshėm tė mbėshtetur nga strukturat politike nė veri, tė cilat nuk njohin shtetin dhe organet shtetėrore tė Kosovės. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė