Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-05-11, 14:04   #7
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Zahir Pajaziti

Zahir Pajaziti

nga Agim Gashi prej Wed Oct 14, 2009 11:00 am


Zahir Pajaziti
Biografia
Zahir Pajaziti u lind nė njė familje bujare nė fshatin Turuqicė tė Llapit mė 1 nėntor tė vitit 1962, ishte fėmiu i pestė i prindėrve Qerim Pajaziti dhe Fatime(Rudari) Pajaziti.

Nga dyert e kėsaj familje kanė dalė ushtarakė qė nė Luftėn e Parė dhe tė Dytė Botėrore. Po ashtu edhe babai i Zahirit, Qerimi ishte pjesėmarrės aktiv nė forcat progresive tė asaj kohe.

Zahiri qė nė fėmijėri ishte rritur nė frymėn e babait tė tij pėr dashurinė ndaj atdheut.

Shkollėn fillore e kreu nė fshatin e tij, kurse tė mesmen, shkollėn e policisė, e regjistroi nė vitin akademik 1976-‘77 nė Vushtrri. Nga shkolla u pėrjashtua me arsyetimin: sjellje tė papranueshme ndaj organit tė shkollės, arsyetim qė pėrdorej zakonisht pėr persona qė kishin pikėpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.

Nė vitin 1980, bashkė me dy bashkėpunėtorė tė tij, Raif Sfishta dhe Nexhmi Dabinofci kalojnė ilegalisht kufirin e Shqipėrisė dhe pėr kėtė burgosen nė Shkodėr pėr 18 ditė. Pas kthimit nė vendlindje ai burgoset nga policia lokale e Orllanit dhe dėnohet si i mitur me 15 ditė burg.

Pasi qė kreu shkollėn e mesme nė Orllan, Zahiri nė vitin 1981 fillon ndjekjen e mėsimeve nė Fakultetit Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės drejtimin e gjuhės angleze. Po nė kėtė vit ai vijon shėrbimin ushtarak pėr 12 muaj dhe nė vitin 1985 e vazhdon atė edhe pėr tre muaj nė Beograd.


Pėrmendorja nė Mitrovicė

Aktiviteti politik
Nė vitin 1981, Zahiri fillon tė marrė pjesė aktive nė organizimin e Demonstratave tė 81-shit nė Podujevė. Nga kjo kohė veprimtaria e tij deri nė vitin 1989 kryesisht ėshtė nė organizimin e tubimeve protestuese dhe shpėrndarjen e trakteve tė ilegales.

Kėshtu gjatė kohės sė ndryshimit tė kushtetutės sė Kosovės 1988-‘89, Zahiri rrit intensitetin e punės sė tij duke u angazhuar nė rrethe mė tė gjera dhe organizon protestėn e parė anti-jugosllave nė Orllan.

Gjatė kohės sė krijimit tė partive politike nė Kosovė, Zahiri merr pjesė nė themelimin e Parlamentit Rinor dhe formimin e degės sė saj nė Orllan, e mė vonė, nė vitin 1994, kur Palamenti Rinor u shndėrrua nė parti politike, themeloi degėn e Partisė Parlamentare tė Kosovės nė Orllan.

Zahir Pajaziti po ashtu ishte pjesėmarrės aktiv nė tubimet e pajtimeve tė gjaqeve. Ai ndihmoi kėto tubime dhe njėherit filloi formimin e grupeve rinore me qėllim tė aktivizimit tė rinisė nė aksione tė ndryshme shoqėrore e mė vonė pas shpalljes sė Pavarsisė ė Kosovės edhe nė aksione ushtarake.

Libri i pare: "Kush ishte Zahir Pajziti"



  Pėrgjigju Me Kuotė