Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Titulli: Reflektime
Eja o vėlla, ti peshė e rėnduar nė njėrėn anė,
karrocierėt e kanė pijen e vrazhdtė,
heshtjen e kanė tė pikėlluar si vajtim babai
qė e ka humbur para kohe tė vėllanė,
pa lotė, njė dridhje e ashpėr mjekrre,
tė pabesė e kanė rakinė, tradhėtare i kanė gratė,
Ata nuk shkojnė nė shtėpi, jo se nuk duan,
por e shtyjnė zbulimin e tė vėrtetės sė hidhur
dhe njė tjetėr ditė, me rakinė mė tė mirė pėr dramė,
i thonė vetes duke tu drejtuar ty
mos rri i vranėt dhe vrerin vraje me pak djath e hudėr,
ne i dashurojmė kuajt, mė origjinal se kaq asnjė tragjedi kurrė nuk u luajt
kamxhikėt si gjarpėrinjė pendimi ndėrrojnė lėkurėt
pa ndjerė, i kafshojnė nė duar, gjakun helmuar.
Ata mbetėn atje, eja nė shtėpi, i thashė,
dhe karrocierėt qėndruan stoikė, na panė pa folur,
nuk e dij nėse mė quajtėn zotni,
por kjo do t'mė vriste pa kthim,
ktheva kokėn, i pashė,
ndoshta nuk e dinin qė ne sapo kishim lėnė tryezėn plot
kokat e tyre thoshin NATYRISHT,
fjalėn mė tė mrekullueshme tė ēdo gjuhe,
mė erdhi turp pėr mushkėrinė time,
pastaj pėr shpirtin, merdh turp pėr ardhjen e saktė tė turpit,
ardhjen e saktė tė keqardhjes, rregullin e saj,
dy kėpucėt e njėjta tė mia qė aq tė shėmtuara dukeshin
pėrballė kėpucėve tė ndryshme tė tua, vėlla,
pėshpėrima jote vlente sa pėr 100 ēaste esull tė miat me karrierė e me libra,
lulishtja matanė rrugės mbante vjelljen tėnde
plagėn qė thahej mbi gardhin e gjallė,
mė erdh turp qė e dija shtėpinė time
kėpuca jote e ndryshme, ajo qė se dinte
mė pa me pėrbuzje
- nuk e dija cila kėpucė ishte e ndryshme,
se tė dyja janė, tė ndryshme kėpucėt kur janė,
cila ishte e rregullta, ajo qė pėrkiste,
ashtu si ne tė dy, vėlla, nuk e dija cili nga ne tė dy ishte ndryshe,
unė e dija shtėpinė, keq mė vinte pėr veten,
sa poshtė bijmė, i dija rrugėt, e dija edhe nga i bihej shkurt,
nga nuk na shihnin shumė veta,
qė tė ruaja namin e mirė tė rakisė,
tė ku ta gjej njė djalė si ti-sė,
tmos pijė verė, e tmos pijė rakisė,
isha njė hile e neveritshme, vėlla,
pa guxim para hijes sė mureve, atje po tė ēoja,
tek shikimet e padurueshme tė familjes,
merr shembull nga unė, qė nuk pi,
si stė thashė falemnderit kurrė, vėlla
qė mė tregove sa monoton isha
pa mė pa kurrė nė sy!
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|