Shtatė tė arrestuar pėr shpėrdorim tė detyrės zyrtare
Policia e Kosovės nė orėt e paradites ka arrestuar shtatė persona me dyshimin e bazuar se kanė kryer veprat penale shpėrdorim i detyrės zyrtare nga neni 339 dhe pėrvetėsimi gjatė ushtrimit tė detyrės nga neni 340 i Kodit Penal tė Kosovės.
Tė gjithė tė dyshuarit kanė qenė punonjės nė Qendrėn e Mjeksisė Familjare (QKF), nė Rahovec tė cilėt janė arrestuar nga ana e hetuesve policor.
Tė arrestuarit janė: Ejup Z 1960; Avdyl H 1962; Rexhep V 1954; Agim E 1975; Fatmir D 1972; Selajdin R 1962; Shani V 1959.
Hetimet lidhur me kėtė rast kanė filluar muaj mė parė dhe njėsiti hetimor nė Prizren, gjatė hetimeve tė zhvilluara ka siguruar prova tė mjaftueshme se tė dyshuarit, dyshohet se kanė kryer veprat penale, kėshtu duke shpėrdoruar detyrėn zyrtare nė mėnyra tė ndryshme, thuhet nė njoftim.
Keqpėrdorimet tė cilat i kanė bėrė kėta tė dyshuar janė: shpėrdorim me derivate (kanė marr derivate pėr nevoja private), shitje e pajisjeve medicinale nga automjeti i emergjencės (pajisje aparati EKG, defibrilator monitor dhe pajisjet pėrcjellėse), shitje e pajisjeve tė rėntgenit, ngritja e gradave tė punėtorėve pa kritere mė parė tė pėrcaktuara si dhe pagesat pėr punė jashtė orarit tė punės thuhet se janė dhėnė nė kundėrshtim me rregulloren.
Hetimet nė lidhje me kėtė rast janė duke vazhduar, ndėrkohė nė konsultim me prokurorin publik tė Qarkut nė Prizren tė gjithė tė dyshuarve ju ėshtė caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orėsh. /Telegrafi/