Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-06-11, 13:58   #14
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Mit i gjenezės dhe gjithėkohėsisė

T'i marrim me radhe.

Nuk eshte tema mbi origjinen e Skenderbeut as emrit te babit te tij, por meqenese informacione te tjera nuk ke atehere po i sqarojme dy gjera shume shpejt.

Ne fakt une shkruajta Gjon apo Jovan, pasi burimet e nxjerrin: Joan, Janus, Iouan, Johannes, Yuan, Ivan, Juvan, Giovanni etj.
Ne histori emri Gjon shfaqet fillimisht ne librin T'nnollunat e Sccypnis prei gni Gheghet ci don vénnin e vet e vitit 1898, e botuar ne forme propagandistike nga Vjena. Ne kete dokument edhe Huniadi behet Gjon, Andrea Muzaka behet Ndrek, Elena e stefan Dushanit behet Lena, Miahil Paleologu behet Mhill e keshtu me radhe. Emri Gjon behet familjare ne histriografine shqiptare vecanerisht me Fan Nolin pas vitit 1921.
Barleti, Franku, Muzaka nuk e cituaan kurre emrin Gjon. Nuk eshte ndonje problem i madh, thjeshte ta dish per kulture. Une perdora dy emrat ne forme metafore sintetike per te treguar se ne ate shekull realiteti ishte i tille. Prandaj ki kujdes e mos u lodh here te tjera ne copy-paste. Paragjykimet vazhdoji se nuk te ndaloj dot.
Eshte e lehte te thuash "je subjektiv", por kjo duhet argumentuar dhe duhet ndjekur nga nje shembull objektivizmi. Nuk ke si te jesh objektiv kur qe ne avatar e ke shpreh tifozerine.

Per sa i perket ceshtjes se mitit dhe trashendences, mendoj se ke opinion te gabuar qe vjen nga informacione te mangeta. Se pari trashendenca lidhet edhe me qenjen, pra edhe me njeriun qe lind nga prinderit, sic thua ti. E kote te hyj ketu e te shpjegoj mendimin e Jaspers ne kete aspekt. Se dyti ka besime fetare plot mite, por qe nuk konsiderohen si besimi trashendente, fjala bie per fene egjiptiane.
Le te vleje kjo si sqarim i polisemise se termit ne fjale.

Kane apo jo lidhje Muhamedi, Jezusi, Jehowi, me besime trashendente eshte ceshtje qe nuk diskutohet ketu, ashtu sic nuk diskutohet liria e njerezve per te besuar ne nje realitet te pa vertetueshem ne menyre empirike. Per sa i perket temes dhe shpjegimit tim, trashendenca duhej te te vlente per te kuptuar se dy personazhet i perkasin nje konteksti specifik dhe nuk kuptohej jashte atij realiteti. Beson ti tek prejardhja nga majmuni ose njeriu, eshte ceshtje qe sinqerisht nuk me ka interesuar ne asnje moment ne faqet e kesaj teme. Thjeshte keshillova nje gjykim qe merr parasysh kontekstin. E qarte?

Meqenese ti e konsideron veten darwinist, tej mase racionalist, qe kerkon vertetesi empirike dhe shkencore kunder konceptit tend ndaj trashendences, pra besimit fetar, te keshilloj te mos biesh viktime e inkoherences pasi i qasesh historise pa asnje kriter shkencor. Une mund t'i qasem fese pa nevoja empirike, pa kritere shkencore dhe eshte plotesisht normalitet, por shkencen me kritere emocionale dhe jo shkencore nuk mund ta shtjelloj dot.
Nga njera ane kerkon shkencen dhe realitete te vertetueshme, nga ana tjeter i merr kallep te gjitha perrallat dhe u beson miteve, te cilet vete u shprehe (edhe pse gabimisht) qe jane trashendente.

Nga njera ane je evolucionist, sepse nuk mund te jete ndryshe ai qe kundershton realitetet trashendenciale, nga ana tjeter zgjedh si avatar-ikone nje simbol te padokumentuar ne ate forme qe preferon ti (me yll e me shirit te verdhe), qe familja e Kastrioteve e mori nga paleologet bizantin, qe ne e justifikojme simbol ilir (pa asnje dokument) pasi e paska patur Pirroja i Epirit para 23 shekujve. Pra, nuk pranon evolucionin: panta rei nenkupton ndryshim. Ti e koncepton Skenderbeun e shekullit te XV, apo Pirron e shekullit te III para K., me neuronet e trurit te sotem. Ku eshte panta rei ketu?
Per temen tone, duhet patur kujdes me kontekstin sepse ngjarjet kuptohen ne realitetin te cilit i perkasin, nga aty ku burojne dhe kane rrjedhur.
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė