Full LoVe...
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
|
Titulli: Elsa Lila: Une dhe Evita...
Sa problem ėshtė distanca e madhe gjeografike midis jush?
Nė tė kundėrt nga ē’mund tė imagjinohet, distanca i ka ndihmuar raportit tonė. Frymėmarrja dhe largimi nga njėri-tjetri herė pas here ka bėrė qė ndjenja dhe interesi pėr njėri-tjetrin tė mbeten gjithmonė nė maksimum.
Asnjėherė nuk na mbetet kohė tė pėrfundojmė nė rutinėn e pėrditshme dhe mbi tė gjitha na merr malli pėr njėri-tjetrin, gjė shumė e rėndėsishme. Sa herė qė takohemi ėshtė si herėn e parė, dhe kemi shumė histori e tė reja pėr tė treguar qė na kanė ndodhur gjatė kohės sė largimit (qė asnjėherė nuk e kalon tre javėshin apo muajin).
Shtatzėnia ishte e pa parashikuar?
Mendoj se nė kohėrat moderne nė tė cilat jetojmė dhe me gjithė informacionin qė kemi ėshtė e vėshtirė tė mbetesh rastėsisht shtatzėnė. Si unė dhe ai, ndjenim qė kishte ardhur momenti tė bėheshim prindėr…
Janė ato ndjesi qė tė lindin natyrshėm me kalimin e kohės dhe moshės! Pastaj si ai dhe unė i adhurojmė fėmijėt. Ėndėrronim tė dy tė kishim njė vajzė pasi tė dyve na pėlqejnė shumė…dhe pėr fat natyra po na dhuron njė vajzė!
Kur e kuptuat qė ti ishe shtazėnė?
Shtatzėnia ime filloi nė Madagaskar nė qershor tė 2010-ės. E zbuluam kur unė isha pesė javėshe dhe ndėrkohė, duke mos e ditur qė isha shtatzėnė, vazhdoja tė zhytesha ēdo ditė (sport i cili ėshtė rreptėsisht i ndaluar nė gjendje shtatzėnie), tė hidhesha nga shkėmbinj 10 metra tė lart mbi ujė, me kishin pickuar mokafui (mushkonja tipike tė Madagaskarit qė mund tė mbartin dhe malarje), tė haja nėpėr baraket e ishullit ushqime (tė cilat unė i pėlqej shumė) tė gatuara aty pėr aty me mjete rrethanore nga banorėt e ishullit nė kushte jo tė mira higjenike etj etj.
Kur e zbuluam u kthyem menjėherė nė Itali pėr tė bėrė vizitat mjeksore e pėr tė parė nėse gjithēka ishte nė rregull, duke qenė se unė “nuk isha sjellė dhe aq mirė”!
Aty mėsuat qė ishte vajzė?
Po. Dhe unė i propozova ta quanim Evita qė nė spanjisht do tė thotė “Eva e vogėl”. Eva doja ta quaja nė kujtim tė nėnės sime. Dhe ja ku jam tani, nė muajin e tetė e ajo lėviz e shkallmon brenda trupit tim.
Ēfarė ndjesie tė jep kjo gjendje?
Pėr sa i pėrket ndjesisė se tė paturit njė qenie njerėzore brenda teje, gjakun e gjakut tėnd, e cila jeton me ty, ushqehet nga ty, rritet brenda teje, mund tė shkruaj njė libėr mė vete. Ėshtė eksperienca mė e bukur, mė emocionuese, mė e rėndėsishme qė njė grua mund tė pėrjetojė nė jetėn e saj.
Kam qarė me ditė tė tėra nga gėzimi dhe lumturia dhe tani qė i ka ardhur fundi, me zor pres ta “takoj” e ta mbaj nė krahė e tė shoh se ē’fytyrė ka, ē’karakter ka, ēfarė zėri ka kur qan, gjithēka!
Ti je njė natyre ēapkėne dhe e zhdėrvjellėt. Shtatzėnia tė ka ndryshuar?
Unė dhe Evita nuk kemi ndalur njė ēast deri mė sot. Kemi fluturuar pa fund sa pėr punė e sa pėr tė shkuar nė Madagaskar.
Kemi lėvizur tė dyja me motor nėpėr qytet dhe vazhdojmė tė lėvizim edhe tani…Natyrisht qė ēdo lėvizje qė bėj e bėj me kujdesin mė tė madh, ndonėse kam vazhduar tė jetoj sipas natyrės sime.
Po pėr martesė keni menduar?
Si unė dhe ai respektojmė nė maksimum personat qė zgjedhin tė martohen, por ne nuk jemi dakord me kėtė formė rituali. Personalisht mendoj se nėse midis dy njerėzve ka njė ndjenjė tė fortė dashurie dhe respekti, nuk ėshtė aspak e nevojshme tė betohesh para Perėndisė apo ligjit.
Besoj se “burokracia” nė tė dyja rastet, si fetare dhe ligjore, nuk ka tė bėjė fare me lidhjen shpirtėrore midis dy personave, prandaj ne nuk do tė martohemi!
Nėse do tė jetoje nė Shqipėri mendon se do tė ishte e mundur tė bėje njė fėmijė pa bėrė njė martesė pėrpara?
Edhe nėse do tė kisha jetuar nė Shqipėri do tė kisha qėne koherente me mendimet dhe principet e mia dhe do tė kisha vepruar nė tė njėjtėn mėnyrė.
Po familja, gjyshėrit me tė cilėt ti je shumė e lidhur dhe tė afėrmit e tu si e pritėn?
Babai im i cili do tė bėhet gjysh pėr herė tė parė, motra ime e dashur, gjyshėrit e mi tė dashur qė bėhen stėrgjyshėr, tė gjithė tė afėrmit dhe miqtė e pritėn lajmin e ardhjes sė Evitės me njė emocion e dashuri shumė tė madhe. Tė gjithė kujdesen gati ēdo ditė nėpėrmjet telefonit duke u informuar mbi ecurinė dhe shėndetin tonė.
Ke filluar tė blesh robat rozė pėr Evitėn?
Nuk mė ka rėnė radha tė blej ende veshje pėr tė, pasi dhuratat e tė gjithėve janė kaq tė shumta sa e ka pothuajse gati gardėrobėn pėr gjashtė muajt e para tė jetės.
Madje nga Shqipėria, si gjyshja por dhe disa mikesha qė janė shumė tė zonja tė punojnė me shtiza e punėdore, mė kanė pėrgatitur komplete e kuverta shumė tė bukura tė bėra me dorė, tė cilat do t’i ruaj mė pas si kujtim.
Alessandro pėr momentin ėshtė nė Madagaskar. Ėshtė e vėshtirė ta pėrballosh kėtė periudhė paralindjeje vetėm?
Nė fakt unė kam vazhduar tė bėj nėntė orėt e fluturimit deri atje deri nė dhjetor, prandaj nuk shihemi vetėm qė prej njė muaji. Megjithatė ai ėshtė shumė i kujdesshėm tė mė rrijė afėr me telefon dhe internet dhe shumė shpejt do tė jete kėtu pėr tė kaluar sė bashku muajin e fundit tė shtatzėnisė dhe muajin e parė tė jetės sė Evitės.
Mė pas do tė ketė njė tjetėr largim tė shkurtėr nga ana e tij, dhe mė pas, kur Evita tė jetė forcuar e rritur pak, rreth tre muajshe, do tė udhėtojmė sė bashku drejt ishullit magjik ku gjithēka filloi!
Ke frikė se lindja mund tė ndryshojė trupin tėnd?
Deri tani nė muajin e tetė nuk kam pėsuar transformime apo deformime. Kam shtuar pak nė peshė. Jam pothuaj ajo qė kam qenė por me barkun e madh e tė rrumbullakėt normal tė njė gruaje shtatzėnė.
Kam besim se pas lindjes, me pak forcė vullneti do tė rikthehem nė gjendjen e mėparshme. Edhe nėse nuk rikthehem ajo qė isha, pėr mua nuk pėrbėn aspak problem, pasi nuk i kam dhėnė asnjėherė prioritet trupit por tė tjera gjėrave.
Po pėrsa i pėrket kėngės mendon se rritja e njė fėmije mund tė ketė njė kosto?
Mendoj se Evita do tė mė frymėzojė shumė dhe do tė mė japė forcė dhe energji akoma mė pozitive pėr tė bėrė projekte tė bukura muzikore nė tė ardhmen e afėrt.
Ardhjen e saj e ndiej dhe e shoh si shtysė drejt kreativitetit akoma mė tė madh dhe aspak si pengesė. Besoj se kur tė shoh sytė dhe buzėqeshjen e saj, poezitė e tingujt do tė lindin vetvetiu duke harruar botėn e realitetin e vėshtirė qė na rrethon pėrditė e na e ngurtėson fantazinė dhe ndjenjėn. Prandaj: Forca Evita!
Mendon tė pėrfshihesh politikė?
Unė vendosa tė sjell nė jetė njė fėmijė! Ndodhi sapo dola nga njė grevė urie e organizuar nga Opozita pėr votėn e lirė. Hyra si njė qytetare europiane, koshiente pėr njė pėrballje tė egėr me dhembjen dhe vuajtjen vetjake, duke dashur qė vajza ime tė vinte nė jetė jo nė emėr tė dhembjes dhe tė vuajtjes.
Nėse kjo gjė dikujt i duket se ėshtė pėrfshirje nė politikė, i them se sot klithma pėr drejtėsi, mė shumė se kėrkesa pėr bukė, ėshtė politika e vetme qė i duhet kėtij vendi!
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...
Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...
http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
|