Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-06-11, 15:51   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjergj Fishta

Fishta nuk qėndron vetėm tek polemika, por si njeri i veprimit kalon nė terrenin konkret, siē shohim mė lart kur u bė drejtor i shkollės franēeskane. Fishta bėn thirrje pėr zgjerimin e arsimit shqip nė tė gjithė territorin e shtetit tė ri shqiptar.
"Aty nga viti 1914,- thotė Sterjo Spasse,- me gishtėrinjtė e dorės numėroheshin shkollat fillore, qė kishin pėr gjuhė zyrtare shqipen. Nė artikujt "Gjuha e mėsimit", "Gjuha shqipe" e nė tė tjera, poeti me kėmbėngulje lyp qė gjuha shqipe tė jetė e detyruar nė tė gjitha shkollat fillore tė Shqipėrisė dhe tė nxitė shqiptarėt qė tė mos tregohen tė fjetur e tė pėrgjumur, kur ėshtė puna e gjuhės, sepse prej saj rrjedh jeta dhe vdekja e kombit".
Te "Shqyptarja e qytetnueme" Fishta kėrkon qė "edhe bijave shqiptare me u dhānė mėsim nė gjuhė amtare". Tek "Nevoja e mėsimit" Fishta u thotė bashkėkombėsve tė tij se lufta pėr dije nuk ėshtė njė kėrkesė e rėndomtė. Fishta kėrkon qė edhe njeriu shqiptar tė aftėsohet pėr ta ngritur vendin e tij nė nivelin e zhvillimit tekniko-shkencor tė kohės. Vetė shkolla pėr Fishtėn ėshtė produkt i genit njerėzor. Ai ka besim tė plotė se ajo pėrpunon e zhvillon aftėsitė kėrkuese, zbuluese, pėrpunuese e krijuese tė mendjes njerėzore, tė cilat pėrbėjnė shpirtin e shkencės. Tek deklarimi i genit shpalosėn idetė e poetit pedagog pėr rolin e shkollės ne formimin e figurave te shquara botėrore dhe kalimin e tyre ne pėrjetėsi:
"Mendjen e njeriut n'shkollė unė mpreha,
Ku kam rritė ata Platonėt,
E ato shpatat me dy teha,
Demostanėt e Ciceronėt;
Edhe t'vetmin n'jetė, Homerin,
Me atė Virgjilin e Aligerin,
T'cilėve as vdekja s'ka ēka u bān"
Kjo ėshtė fuqia ēudibėrėse e "Tempullit tė dijes", siē e quan ai shkollėn. Geni, qė ėshtė personifikim i aftėsive mendore tė njeriut e tė gjenialitetit tė tij, vazhdon mė tej:
Edhe zbuloj ku struket jeta,
Ēka āsht' e mirė e ēka āsht' e vźrteta,
Bukuria kah buroi.
Pėr Fishtėn mendja e njeriut ėshtė e plotfuqishme, s'ka kufi, ajo ėshtė forca qė i jep pėrpara zhvillimit dhe qė ēdo gjė e konkretizon me vepra. Fishta e shikon "Tempullin e dijes" si njė vend ku bashkohen tė gjithė, prandaj nė shkollat e tija keni nxėnės nga tė gjitha besimet. Njė gur nga themeli i tolerancės fetare nė Shqipėri. Tė gjithė, sipas Fishtės, duhet tė mėsojnė shkencėn dhe tė gjithė duhet ta vėnė atė nė jetė nė dobi tė kombit tė tyre. Ai beson se shkenca krijon unitet human sepse rezultatet e saj i pėrkasin tė gjithė njerėzimit. Ai e pranon se lufta pėr tė fituar dije ėshtė punė e vėshtirė dhe e lodhshme, fjalėn e ka pėr punėn qė bėhet nė kėrkim tė sė resė, tė progresit, tė shtigjeve tė pashkelura.
Kėtu shfaqet sistemi i punės se tij si artist e shkencėtar me rendiment te larte, qe ėshtė njė shembull i shkėlqyer, jo vetėm pėr te rinjtė, por pėr te gjithė boten tone intelektuale, qe aktivizohet ne fusha te ndryshme te punės krijuese.
Fishta, si poet me diapazon te gjere krijues, filozof e pedagog, sociolog e diplomat e klasit te pare etj. nuk ėshtė kundėr kulturės se huaj, as kundėr marrėdhėnieve te drejta ne fushėn e shkencės e arsimit me vendet e tjera, por ai ėshtė kundėrshtar i prere i pėrdorimit te shkollės pėr shkombėtarizimin e njė populli, qe ne kohen e tij pėrbente njė nga rreziqet me te madhe pėr lirinė e vendit tone. Ai godet edhe ata studente qe kane shkruar jashtė pėr te studiuar dhe nuk tregojnė kujdesin e duhur pėr te pėrfituar sa me shume nga pėrvoja e vendeve te tjera dhe pėr ta vene atė ne shėrbim te zhvillimit shqiptar. Ėshtė interesante edhe kėrkesa e tij kėmbėngulėse qe meshtarėt e rinj te pėrgatiteshin ne shtete te ndryshme te Evropės, me qellim qe te mund te sillej edhe nėpėrmjet te kėsaj rruge kulture e sa me shume vendeve te zhvilluara. Fishta ėshtė i orientuar nga kultura oksidental dihen konsideratat e tij pėr Geten, Shekspirin, Danten e shume te tjerė. Por ai nuk ka nėnvleftėsuar as vlerat shkencore e artistike te popujve te lindjes. Mjafton te pėrmendim mendimet e tij pėr Kinėn ku ne mes tjerash thotė:
Por janė mjaft t'meēėm
kinez't e ngrātė:
Punen e dijen
I kanė zanat'.
Pėr tė realizuar mbrojtjen e gjuhės e te shkollės shqipe, si mjete qe synojnė jo vetėm ruajtjen e identitetit shqiptar, por edhe pėr te vene atdheun ne rrugėn e pėrparimit, ai kėrkon qe te mobilizohen te gjitha forcat intelektuale. Ai ka vlerėsuar shumė punėn e shkrimtarėve tė shquar qė "mrrijten me bā tė njihet gjuha shqipe si gjuhė msimi gadi nė tė gjitha shkollat dhe gjuhen zyrtare nė tė gjitha zyrat e shtetit, si dhe l'shuen rrānjen e parė tė ndėrgjegjes kombtare".
Kjo figurė e pėrkushtuar tėrėsisht zgjidhjes sė problemeve tė vėshtira, qė kaloi kombi ynė nė ato vite, kėrkon studime tė thella pėr tė dalė nė dritė tėrė vlerat e tij, qė krijoi edhe nė fusha tė ndryshme tė shkencave. Konceptet e reja demokratike pėr vlerėsimin e trashėgimisė, po tė shfrytėzohen mirė, e lehtėsojnė mė shumė kėtė punė, qė domosdoshmėrish duhet bėrė. Kėtė e thonė dhe bashkėkohėsit e tij: "E kur me kalimin e kohės, familja shqiptare, e mbledhur rreth vatrės plot flakė, do tė pėrmendė emrin e fratit poet, figura e kėtij do tė shkėlqejė mė me forcė, sepse atėherė do tė jenė zhdukur njė herė e mirė dhe vogėlsirat mė tė kota tė njerėzve. Atėherė jeta e poetit do tė bėhet mė interesante e mė e pasur nė kujtime". Kėtė pėrfundim e vėrteton dhe fakti se dikur lihej pa u pėrmendur emri i tij edhe kur flitej pėr Kongresin e Manastirit, ku siē dihet, qé firmė e parė, pa bėrė fjalė edhe pėr shumė e shumė raste tė tjera.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė