Ambasadori palestinez nė OKB: Palestina pėrkrah pavarėsinė e Kosovės

Publikuar: 10.06.2011 - 19:26Gjenevė, 10 qershor - Dr. Ibrahim Khraishi, ambasador i Palestinės pranė misionit tė OKB-sė nė Gjenevė situatėn nė Kosovė e ka vlerėsuar shumė tė mirė nė krahasim me kohėn kur Kosova ishte e okupuar nga Serbia, apo kur ishte pjesė e ish-Jugoslalvisė.
“Unė e njoh situatėn mirė nė Kosovė dhe Serbi, bile nė kėtė tė fundit kam jetuar disa vite para mė shumė se njė decenie si pėrfaqėsues i organizatave palestineze nė Beograd. Si nė Serbi, edhe nė Kosovė gjėrat kanė ndryshuar nė kahe pozitive sepse dy vendet, si ish-rajone tė Jugosllavisė, janė dy shtete nė vete dhe mė vjen mirė kur dėgjoj se mes tyre ka nisur dialogu, tė cilin edhe ne e preferojmė mė shumė se sa problemet tė zgjidhen me kallashnikov”, ka deklaruar ambasadori Khraishi.
I pyetur rreth disa deklaratave tė ambasadorit palestinez nė Serbi, Muhamed Nabhan, se gjoja “Kosova nuk ka qenė e okupuar” apo “paska qenė pjesė e Serbisė..”, ambasadori Khraishi i ka thėnė agjencisė “Presheva Jonė” se deklarimet e tille nė mediet serbe nuk duket tė jenė serioze dhe “mund tė them se ato janė private, personale tė tij, sepse dihen qartė qėndrimet e shtetit tė Palestinės ndaj Kosovės”.
“Shteti i Palestinės, pra qeveria jonė mbėshtet proceset e filluara pėr integrimin e Kosovės nė bashkėsinė evropiane dhe ndėrkombėtare, ashtu siē pėrkrahim edhe pavarėsinė e saj. Njohja e saj nga shteti ynė ėshtė vetėm ēėshtje kohe dhe mė shumė ēėshtje diplomatike se sa politike. Ne kemi bashkėpunim tė mirė me autoritetet e Kosovės, kemi pasur takime me ministrin e Jashtėm tė Republikės sė Kosovės. Rasti i Palestinės dallon shumė pak nga ai i Kosovės”, ka theksuar pos tjerash diplomati palestinez nė fund, duke shtuar se “dallimi i vetėm mes Palestinės dhe Kosovės ekziston vetėm aty se ju keni pėrkrahje mė tė madhe nga SHBA-ja, tė cilėn edhe ne jemi duke e kėrkuar”.