Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-06-11, 21:31   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mitrush Kuteli

Rrėfimi kutelian dhe koha

Njė nga tiparet mė tė rėndėsishme ku Mitrush Kuteli ėshtė nė pararojėn e gjithė shkrimtarėve shqiptarė ėshtė edhe loja me kohėn qė ai ndėrmerr veēanėrisht nė dy rrėfime tė tijat. Kuteli ėshtė kėshtu shkrimtari i parė shqiptar qė operon me kohėn jo thjesht duke e trajtuar nga pikėpamja e kohės narrative por duke e vėzhguar mė thellė si njė kategori ontologjike, si njė dimension i njė lloji tjetėr ndaj tė cilit njeriu ėshtė i pafuqishėm pėr tė vepruar. Koncepcione tė ngjashme nė mendimin filozofik ndeshim tek filozofėt e quajtur neotomistė dhe me ndonjė pėrfaqėsues tė dalluar si Jacques Maritain. Nė letėrsi koncepte afėrsisht tė ngjashme nė vepra tė tjera kemi edhe nė tregimet e Jorge Luis Borges ose, nė mėnyrė jo kaq tė drejtpėrdrejtė dhe thelbėsore, por konceptualisht tė ngjashme nė dramėn e Sartre-it “Me dyer tė mbyllura”. Dy rrėfenjat ku Kuteli e pėrdor kohėn si njė kategori ontologjike janė “Natė muaji maj”, punuar pas njė pėrralle tė dėgjuar nė Pogradec mė 1928 edhe mė 1943 dhe “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” mbaruar mė 1947.
Tė dyja veprat i nėnshtrohen njė konceptimi afėrsisht tė ngjashėm tė kohės, i cili pasohet me njė deformim tė saj (ky deformim shfaqet nė njė moment tė caktuar) nė momentin kur njeriu hyn nė dimensionin e vetė ATIJ (Zotit), pėr tė vazhduar pas daljes nga dimensioni i Zotit pėrsėri nė rrjedhė normale si kohė, por me pasoja tė pakthyeshme pėr personazhet. Ekziston edhe njė forcė vertikale (nga lart poshtė) mbi linjėn horizontale tė kohės, siē ėshtė mallkimi tek “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”, forcė e cila e “ngrin” kohėn nė njėrin nga dimensionet e saj ose e zgjat deri nė momentin e faljes dhe ēlirimi nga premtimi, po ta quajmė kėshtu, (nga poshtė lart) forcė qė e bėn kohėn tė rrjedhė shpejt dhe nė mėnyrė jovepruese mbi personazhin duke e vendosur nė situatė tė pazakontė kur ai pėrballet me rrjedhėn e kohės qė nė mėnyrė reale rrjedh. Ashtu si oraliteti ėshtė pasojė e rikrijimit tė lėndės mitologjike tė krijuar nė vepėr (Luan Topciu, Pasqyra letrare, faqe 53), po ashtu edhe loja me kohėn ėshtė pasqyrė e lėndės mitologjike qė Kuteli shfrytėzon. Jo rastėsisht tė dyja rrėfenjat mbajnė si shėnim nga vetė autori se vijnė nga pėrralla e legjenda tė dėgjuara drejtpėrdrejt nga letėrsia orale. Sidoqoftė Kuteli mbetet autori i parė qė ka pėrdorur lojėn me kohėn si njė prosede tė fuqishme letrare dhe akoma ka pėr tė hulumtuar nė poetikėn e saj.

Rrėfimi Kutelian dhe miti

Njė pėrbėrės shumė i rėndėsishėm i rrėfimit Kutelian ėshtė edhe miti. Miti ėshtė fuqi pėrbėrėse nė prozėn e vendeve ballkanike, nė prozėn popullore dhe tė kultivuar tė letėrsive shqiptare dhe rumune tė cilat Kuteli i ka njohur mė sė miri. Si fuqi pėrbėrėse qė lidhet me tė shenjtėn miti krijon. Vetė ndarja e Kutelit pėr krijimet e tij nė rrėfime e rrėfenja ėshtė s’duket edhe prania e mitit nė to. Sipas Mircea Eliade “miti i korrespondon njė nevoje tė thellė fetare, disa gjakimeve morale, disa detyrimeve tė rendit social dhe madje disa ekzigjencave praktike. Nė qytetėrimet primitive, miti plotėson njė funksion tė nevojshėm: ai shpreh, nxjerr nė pah dhe kodifikon besimet; merr nė mbrojtje dhe imponon parimet morale; garanton efikasitetin e ceremonive rituale dhe ofron rregulla praktike qė mbeten tė pėrdoren nga njeriu.” (Mircea Eliade, cituar sipas Luan Topēiu, Pasqyra letrare, faqe 53). Nė rrėfenjat e njohura fort mirė pėr lexuesin “Natė muaji maj”, “Lugetėrit e fshatit tonė”, “I pasuri qė ish i varfėr fort” “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” miti ėshtė pėrbėrės i rėndėsishėm me njė funksion tė fortė tėrheqės nė magjinė e rrėfimit, ėshtė njė mit i nxjerrė nga rrėfenjat popullore qė do tė thotė se ėshtė vetvetiu i kodifikuar sipas parimeve tė kodeve letrare ballkanike kėshtu qė lexues – dėgjuesi e asimilon shumė shpejt atė.
Kėto kodifikime janė me vlera etnike shqiptare, me vlera qė nisin nga folklori thjeshtėsisht shqiptar i pastėr, vlera qė tė kujtojnė menjėherė letėrsinė shqiptare arbėreshe tek “Rinė-Katerinėza” ose fryma ilire qė mbizotėron tek “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” e shoqėruar me njė gjuhė tė pėrshtatur sipas kėtyre modeleve leksikore e sintaksore me njė frymė arbėreshe tek rrėfenja e parė qė pėrmendėm dhe me njė frymė religjioze arkaike tė ndėrtuar sipas modeleve ungjillore tek e madhe ėshtė gjėma e mėkatit.
Nganjėherė edhe nė rrėfimet e Kutelit qė duket se janė tė zhveshura nga lėnda mitologjike ndihet nė mėnyrė mė tė fshehur, jo tė drejtpėrdrejtė ndikimi i mitit si dicka zanafillore qė duket sikur ka humbur, por qė shfaqet nė forma tė nderimit e respektit. Nė tregimin “Si u takua Ndoni me Zallorėt” nderimi qė fiton Ndoni si kėngėtar, pasi ka humbur respektin si qenie njerėzore tė kujton idenė e Northrop Frye se kėngėtari nė shoqėritė e hershme ėshtė parė si njė pjesė e sė shenjtės dhe ky kod i kthen Ndonit statusin e respektit tė humbur si qenie.

Rrėfimi Kutelian si antropologji e jetės shqiptare

Duke filluar tė tregojė ngjarjet e njė mikrokozmosi lokal Kuteli ka ndėrtuar paralelisht njė makrokozmos tė botės shqiptare. Nėpėrmjet mikrokozmosit lokal qė ai e njėh mė mirė ka farkėtuar gjithė botėn shqiptare si njėkohėsisht si realitet dhe si mit, si pozitivitet dhe si negativitet, si harmoni dhe si dis-harmoni, si sipėrfaqe dhe si thellėsi, si vlerė dhe si antivlerė dhe tė gjitha kėto me synimin mesianik tė pėrmirėsimit tė kėsaj bote brenda karekterologjisė sė saj. Janė shumė tė holla problemet qė trajton Kuteli nė rrėfimet e tij si “Mė kot”, “Gjonomadhė dhe Gjatollnj”, “Si u takua Ndoni me Zallorėt”, “Xha Brahua i Shkumbanores”, “Qetėsi pėrpara fėrtyme” “Vjeshta e Xheladin Beut”, “Lumi i madh”. Ajo problematikė e jetės lokale ėshtė njėkohėsisht problematikė e jetės kombėtare, ajo vlerė e jetės lokale ėshtė automatikisht vlerė e jetės kombėtare, veshja lokale gjuhėsore ėshtė vetėm materia gjuhėsore qė shkrimtari zotėron mė mirė pėr tė krijuar veprėn a artit por nė veprėn e Kutelit ne fare natyrshėm kalojmė nga njė topografi materiale lokale nė njė topografi shpirtėrore shqiptare me tė gjitha detajet e saj.
Vepra e Kutelit kalon nga gėzimi fėminor si vlerė e botės shqiptare nė tregimet “Vendosa tė shkoj nė mėrgim”, “Pėr kumbulla” tek shpėrbėrja e karakterit tė individit nė rrėfime si “Vjeshta e Xheladin beut” duke ftuar pėr njė mesianizėm tė kėsaj bote shqiptare dhe tė kėtij karakteri shqiptar. Nganjėherė po ta shohim me kėtė sy rrėfenja si krijim me karakter mė mitologjik dhe folklorik mund tė konsiderohet vetėm si njė nėnvariant e rrėfimit sepse universi i jetės shqiptare e ka njė pjesė tė sajėn botėn mitologjike dhe folklorike dhe jo tė ndarė por tė shkrirė njėsh me tė.
Nganjėherė edhe kur ėshtė nė kėrkim tė vlerave universale si nė rrėfenjėn “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” ai duket se ka nėnshtresuar vlera tė cilat e karakterizojnė antropologjinė e shqiptarit nė pėrgjithėsi. I paraqitur me doza tė njė karakteri etnik shqiptar, si ilirian ėshtė edhe karakteri Tat Tanushi i cili ėshtė i portretizuar kėshtu “Edhe si ish shpejtė nė zemėrim – si kanė qėnė e janė tė gjithė ilirianėt, edhe atėherė kur kanė hirin e Zotit – thirri me zė tė vrazhdėt.”
Mė shkon pėrshtat thėnia e Martin Camajt i cili duket se e ka ndier qė Kuteli ėshtė njė vlerė e dimensionuar nė gjithė hapėsirėn shqipfolėse i cili thotė “Bile si njeri dhe si poet ai Dhimitėr Pasko e Mitrush Kutel mund tė quhet toskė e gegė.”
Edhe nė kėtė kuptim pėr tė hulumtuar antropologjinė e jetės sonė ne kemi pa dyshim pėr ndihmėn e Kutelit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė