Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-11, 21:41   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėria nė kohėn e mbretit vid

Nga Austria erdhėn topa dhe mitralozė pėr tė mbrojtur Durrėsin, dhe Esadi, i cili u kthye mė 18 maj, donte ti shtinte nė dorė pėr t’ia dorėzuar atasheve ushtarakė italianė, Muricchio dhe Moltedo. Johan Sluys-i, i cili i shikonte italianėt me dyshim, nguli kėmbė qė topat tė pėrdoreshin nga oficerėt Klingspor dhe Tomjenoviq tė cilėt kishin ardhur posaēėrisht pėr tė udhėzuar trupat nė pėrdorimin e tyre. Esad pasha kėrkoi njė takim me Mbretin dhe i bėri presion qė tė largonte majorin Sluys. Si pasojė, komanda e korpusit ushtarak nė Durrės i kaloi pėrkohėsisht Roelfsema-sė.

Nė atė kohė, qarkullonin fjalė qė Esad pasha strehonte 200 burra dhe municion nė shtėpinė e tij nė Durrės pėr pėrgatitjen e njė grushti tė shtetit. Nė mėngjesin e datės 19 maj 1914, Sluys-i e rrethoi shtėpinė e Esadit dhe u pėrpoq t’i ēarmatoste rojet. Kur Klingspor-i qėlloi me top, duke dėmtuar ēatinė dhe pastaj edhe dhomėn e fjetjes tė Esadit, ministri i pacipė i i luftės u dorėzua dhe u internua nė anijen austrohungareze Szigetvar e cila qėndronte nė Gjirin e Durrėsit. Tė nesėrmen erdhėn De Veer-i dhe Thomson-i nga Vlora me prova materiale - disa telegrame tė shifruara - pėr tradhtinė e Esad pashės dhe pėr bashkėpunimin e tij me italianėt. Mirėpo, ambasadori italian, Baron Carlo Alberto Aliotti, ndėrhyri dhe e bindi Vidin qė tė mos ngrinte padi. Kėshtu Esad pasha u largua pėr tė Itali, ku u prit si hero i ēėshtjes italiane.

Esad pasha nuk ishte i pranishėm mė, por kryengritja nė Shqipėrinė e mesme vazhdoi. Nė zonėn e Pazar Shijakut midis Durrėsit dhe Tiranės pas pushtimit tė Bosnjės nga Austria nė vitin 1878 ishin vendosur myslimanė tė Bosnjės. Kėta njerėz ishin tė shqetėsuar pėr rėnien e pushtetit osman dhe nuk donin mbretin e krishterė tė caktuar nga Perėndimi. Ēfarėdo qė tė ishin shkaqet e lėvizjes kryengritėse nė Pazar Shijak dhe Kavajė, e cila filloi mė 17 maj 1914 (dhe natyrisht nuk pėrjashtohet ndėrhyrja e Esad pashės nė mėrgim), ajo u bė njė kėrcėnim i drejtpėrsėdrejtė ndaj pushtetit tė Vidit nė Durrės.

Gjenerali De Veer urdhėroi Roelfsema-nė qė tė merrte Rrashbullin, pak kilometra nga Durrėsi, njė pikė mė rėndėsi pėr mbrojtjen e qytetit. Roelfsema dhe trupat e tij, kryesisht vullnetarė nga Kosova me udhėheqėsin e tyre, Isa Boletini (1864-1916), morėn kodrėn nė fjalė mė 20 maj dhe nuk hasėn qėndresė. Pas fitorjes pasuan plaēkitja dhe Roelfsema – i frikėsuar nga reagimi i popullatės sė pushtuar – u tėrhoq me trupat e tij. Xhandarmėria e vogėl holandeze nuk krahasohej me forcat tė mėdha kryengritėse tė cilat po i afroheshin Durrėsit. Mirėpo, gjendja e Vidit u pėrmirėsua kur erdhi njė anije nga veriu me 150 vullnetarė tė Mirditės dhe tė Malėsisė nėn komandėn e Simon Dodės, nipit tė Prenk Bibė Dodės. Pėr tė siguruar mbėshtetjen e kapedanit tė Mirditės, Mbreti e kishte emėrua Prenkun ministrin e ri tė punėve tė jashtme.

Mė 22 maj 1914, Jan Sar-i shtoi korpusin e 65 luftėtarėve tė tij me trupa tė reja dhe u nis nė drejtim tė Tiranės me njė forcė ndėshkuese pėr vendosjen e rendit. Mė 23 maj, kaluan Rrashbullin dhe hasėn kryengritės myslimanė. Mirėpo, vullnetarėt e veriut nuk pranuan tė sulmonin kryengritėsit pėr shkak tė njė bese tė lidhur me ardhjen e mbretit Vid. Ata braktisėn komandantin e tyre dhe u larguan. Sar-i dhe dyzet njerėz tė tij u rrethuan dhe u zunė rob. Mė vonė Edit Durham shkrojti pėr kėtė ngjarje: “Njė grup burrash tė armatosur udhėhequr nga oficerėt holandezė doli pėr tė biseduar me kryengritėsit, dhe morėn me vete njė mitraloz. Pėr fat tė keq, Kapiteni Sar nuk njihte zakonet e shqiptarėve. Kot ishte i shqetėsuar sepse kur shqiptari tė jep besė, ai e mban. Tepėr i frikėsuar, ai iu dha urdhėr njerėzve tė tij tė hapnin zjarr kundėr grupit tjetėr prej 300 burrash tė armatosur. Njėri prej tyre iku, shkoi nė Shijak dhe pėrhapi fjalėn se Mbreti kishte filluar tė masakronte myslimanė. Njė grup burrash shkuan me ngut nė ndihmė tė shijakasve dhe u bė pėrleshje.” (1)

Kur lajmet erdhėn nė Durrės pėr kapjen e Sar-it, forcat holandeze pėrgatitėn njė ekspeditė pėr ta liruar, por ndėrkohė rebelėt kishin pushtuar Rrashbullin dhe po qėllonin Durrėsin me armė tė lehta. Roelfsema doli me njėsinė e tij, po u rrethua dhe u zu rob gjithashtu. Nė Durrės kishte panik dhe familja mbretėrore kėrkoi strehim nė njė anije italiane nė gji. Ambasadori Aliotti e kishte bindur Vidin qė tė dėrgonte familjen e tij nė anije, por kur hipėn nė anije, Aliotti i dha urdhėr kapitenit qė tė largohej nga bregdeti, duke penguar kėshtu kthimin e menjėhershėm e Vidit nė tokė. Kjo “arrati” nga ana e Vidit dėmtoi rėndė imazhin e mbretit ndėr shqiptarėt.

Rebelėt e liruan Jan Sar-in atė mbrėmje dhe e ēuan nė Durrės pėr tė paraqitur kėrkesat e tyre, ndėr tė cilat ishin njė amnisti e pėrgjithshme dhe kthimi i sulltanit. Vidi emėroi kolonelin Thomson si komandant tė Durrėsit dhe – nė mungesė tė ministrit tė luftės – si “directeur de la force armée” (drejtor tė forcave tė armatosura). Kėshtu Thomson-i u bė kėshilltari mė i ngushtė ushtarak i mbretit. De Veer-i, dashur pa dashur, pranoi dhe u tėrhoq nė Vlorė mė 4 qershor, prej ku u kthye nė Holandė.

Mbretėria e sapokrijuar shqiptare ishte zvogėluar mjaft. Tani pėrfshinte vetėm Durrėsin dhe disa kilometra pėrreth. Thomson-i filloi tė ndėrtonte fortifikime pėr tė mbrojtur qytetin dhe mblodhi nėn kontrollin e tij tė rreptė tėrė luftėtarė shqiptarė dhe tė huaj. U krijua njė njėsi artilerie nėn komandėn e Kapitenit Fabius, i cili u kthye nga Shkodra e pushtuar nga trupat ndėrkombėtare. Italianėt fshehurazi po pėrkrahnin rebelėt. Vidi e pėrshkroi situatėn e asokohshme kėshtu: “Ditėt e para tė qershorit na sollėn prova tė pakundėrshtueshme tė dyshimit tė krijuar prej kohėsh se italianėt bashkėpunonin me rebelėt. Kur i fola ashpėr, ambasadori italian Aliotti pezulloi udhėtimet e tij tė pėrditshme me makinė te kryengritėsit. Mirėpo, nė vend tė kėsaj, shihnim drita flakėruese sinjalizimi tė italianėve pėr komunikim me rebelėt. Mė nė fund, Thomson-i arriti tė kapte nė flagrancė tre italianė (Kapiten Muricchio, Kapiten Moltedo dhe profesori i dyshimtė Chinigo). Gjatė kontrolit trupor u gjetėn dokumente fajėsuese. Kishim shumė probleme me italianėt sepse thuhej se ishte shkelur marrėveshja e imuniteteve dhe privilegjeve nė momentin kur kemi hyrė me forcė nė ambasadėn italiane pėr t’i arrestuar. Duke u mbėshtetur mbi kėto marrėveshje, Aliotti nguli kėmbė qė tė arrestuarit tė liroheshin, dhe ata u liruan. Por nė mėnyrė tė pėrsėritur, Thomson-i hodhi poshtė kėrkesėn tjetėr tė Aliotti-t qė ai tė kėrkonte ndjesė publikisht pėr raportet e gazetave ku pretendohej se italianėt kishin shkėmbyer sinjale me rebelėt dhe se kishin qenė vazhdimisht nė kontakt tė ngushtė me ta. Ai protestoi se kėrkesa ishte e gabuar dhe se plotėsimi e saj do tė ishte fyerje ndaj nderit tė tij si oficer: (2) “Volontiers je donnerais ma vie au Roi, mais jamais mon honneur (Lirisht do tė jepja jetėn time pėr Mbretin, por kurrė nderin tim).” Aliotti kėrkoi qė Thomson-i tė kthehej nė Holandė, duke lėnė kėshtu qytetin e Durrėsit pa mbrojtėsin e tij mė tė zellshėm dhe mė energjik. Kjo trazirė pati mori njė fund tragjik pak kohė mė pas mė 15 qershor 1914 kur Thomson-i vdiq gjatė njė sulmi tė ashpėr tė armikut.”

Atė ditė, rebelėt e sulmuan dhe morėn Rrashbullin dhe dy ditė mė vonė po bėheshin gati pėr tė sulmuar Durrėsin. Herėt nė mėngjesin e datės 17 qershor, Jan Fabius, tė cilin sekretari personal i Mbretit, Duncan Heaton-Armstrong (1886-1969) e quante oficerin holandez mė tė guximshėm dhe kokėkrisur, ishte me shėrbim si roje dhe, kur mori vesh pėr sulmin, zgjoi mbrojtėsit e qytetit me njė tė shtėnė topi. Sar-i u dėrgua pėr tė mbajtur kodrat nė veri tė qytetit, kurse Roelfsema komandoi istikamėt nė pjesėn perėndimore ku parashikohej sulmi kryesor. Thomson-i inspektoi artilerinė dhe shkoi te Roelfsema i cili ndodhej pranė depos sė naftės, mė pak se treqind metra nga vija e armikut. Aty u vra. Mė vonė qarkulluan fjalė se e kishte goditur njė snajper italian. Nuk dihet me siguri. Sido qė tė jetė, Mbreti Vid kishte humbur pėrkrahėsin e tij mė tė zellshėm. Pėr ēudi, vijat mbrojtėse tė qytetit qėndruan.

Tė nesėrmen, mė 16 qershor 1914, Thomson-i u varros nė njė ceremoni mortore tė madhe. Madje edhe disa kryengritės, sipas traditės shqiptare, hynė nė qytet pėr tė pėrcjell trupin e pajetė tė kundėrshtarit tė tyre holandez. Nė fillim tė korrikut, kufoma e Thomson-it u kthye nė Amsterdam me anijen ushtarake Noord-Brabant dhe, pas njė ceremonie madhėshtore mė 18 korrik 1914, heroi i njohur u varros pėrfundimisht nė Groningen.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė