Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-06-11, 22:32   #81
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??

Unė jam i ardhun nė kėto vise,
Nuk kam kushėrinj
E nuk ma ka hatrin kush,

Jam i ardhun
Prej s’di kah,
S’di me ēka kam ardhė as se kur kam ardhė,

Atdheu jem
Asht tretė nė mjegullina tė kujtesės
Asht mshefė nėpėr skutat e ndėrgjegjes
Pret qė ta fitoj luftėn time pėr egzistencė,
Tash qė jam dorzu,
Tash qė e kam lanė veten me kanė i vogėl...

Atdheu jem,
I mjegullt nė mendjen teme vjen
Netėve tė gjata tė dimrit
E ditėve tė ēmenduna tė verės...

Nė atdheun tem
Njerėzit hanė pėr tė ushqyer dashurinė,
E unė tash jetoj pėr tė tretė ushqimin,
Jam ba tradhtar...

Kuku,
Kuku pėr mu,
Si nuk dita me kanė vendali kurrkund,
Si nuk dita me e dashtė sa duhet atdheun tem
Po erdha e u ngula
Diku,
Ku jam i huej,
E i huej kam me kanė gjithė jetėn...

Nė atdheun tem,
Njerėzit fluturojnė,
Nė atdheun tem njerėzit s'e njohin tradhtinė,
Nė atdheun tem njerėzit e duen njani tjetrin
Nė atdheun tem idhnimi
E sherri janė tė huej...

Unė jam i ardhun,
Ka kanė i ardhun baba jem e gjyshi jem,
Tė ardhur brez mbas brezi,
Endacakė nė kėrkim tė diēkaje tė ēuditshme
Qė k'tu nuk gjindet,
E prapė unė jam ngulitė kėtu,
Ku kam me kanė gjithmonė i huej.

Prej kah jam unė?
E nė fund ēka mbetet?
Nė fund,
Kur smirat e idhnimet e dashnitė janė tretė?
Kė do ta kemi,
Nėse s’do tė dijmė me e mbajtė njani tjetrin
Ngat,
Nė jetė!?
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė