Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-06-11, 15:02   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Provimi shtetėror i maturės

Turp e pėr faqe tė zezė



Koment nga, Fatmir Shatri, matematikan

“Shyqyr qė ra kjo dekė e u pamė”, ėshtė thėnie e vjetėr e femrave pjesėmarrėse nė ceremoniale mortore. Ato e shfrytėzonin fatkeqėsinė e dikujt qė i kishte ndodhur vdekja, pėr t’u takuar nė mes veti dhe pėr tė bėrė muhabete tė ndryshme. Thėnia e mėsipėrme, shikuar nė kuptimin figurativ tė saj, ėshtė njė thėnie mjaft e fortė filozofike. Me fjalė tjera, njė rast bėhet shkaktar e nxjerr nė shesh shumė tė vėrteta pėr realitetin ekzistues tė diēkaje. Nė rastin tonė konkret provimi shtetėror i maturės, i mbajtur ditė mė parė, i pėrcjellė me rezultatet mjaft tė dobėta tė treguara nga maturantėt, kanė demaskuar deklaratat e krerėve tė qeverisė sė vendit se arsimi ėshtė prioritet nacional. Edhe pėrkundėr rezultateve tė fryra tė testit tė maturės, prapėseprapė po vėrehet me kthjelltėsinė mė tė madhe njė element, e ai ėshtė se sistemi arsimor nė Kosovė ėshtė nė njė krizė mjaft tė thellė, e vendi po shkon drejt njė analfabetizmi klasik. Me fjalė tjera, shkollat tona sot prodhojnė nxėnės tė cilėt ngritjen intelektuale e kanė tė nivelit ēfarė duhet ta ketė nxėnėsi i klasės sė dytė tė shkollės fillore.

Kjo gjendje e krijuar ėshtė si rezultat i dėshtimit total tė reformės sė bėrė nė ketė sektor, e cila ėshtė kryer sipas metodės sė “kutisė sė zezė” nga njerėz joprofesionistė. Realiteti i krijuar duhet ta alarmojė veēmas MASHT-in, i cili nuk mund tė mburret vetėm me disa objekte shkollore mė shumė, me disa fjalė pėr planprogramet apo tekstet e reja. Cilėsia e mėsimdhėnies dhe nxėnies ėshtė vendimtare pėr suksesin, apo dėshtimin, siē ėshtė rasti me maturėn. Shkolla tek ne po pėrballet me njė krizė tė thellė dhe si shihet qartė, as rritja serioze e pagave nuk ka bėrė punė. Shkollat tona janė tė pajisura me kuadro mjaftė tė dobėta dhe joprofesionale sidomos nė lėndėn e matematikės, lėndė kjo e cila ėshtė kyēe nė formimin intelektual tė nxėnėsve. DKA-tė tona kanė gjetur njė metodė, tė dėshtuar qė nė fillim, pėr mbulimin e orėve tė matematikės me njerėz tė shkolluar nė fakultetet e edukimit tek ne, kuadro tė cilat nuk kanė as njohuri elementare pėr matematikėn, e lerė mė ta ligjėrojnė atė nėpėr shkolla.

Nė njė rast rektori i UP, Dr. Mujė Rugova, e bėri njė lapsus tė madh nė media, duke propozuar mbylljen e degės sė matematikės nė kuadėr tė FSHMN- sė, me arsyetimin se nuk ka njerėz tė interesuar pėr ta studiuar ketė lėndė. Kjo thėnie e rektorit, i cili pėrkrahė ideologjinė e qeverisė sonė, ishte mjaft e rėndė. Shihet qartė se qeveria e Kosovės nė pėrgjithėsi, e MASHT – i nė veēanti, nuk lodhėn fare pėr ta bėrė njė strategji pėr stimulimin e studiuesve tė matematikės si lėndė kyēe kudo nė botė, qoftė atė duke hapur gjimnazin matematikor, duke iu dhėnė bursa tė majme studentėve tė matematikės, duke iu dhėnė bursa nxėnėsve tė shkollave fillore dhe tė mesme qė tregojnė interesim tė posaēėm pėr mėsimin e matematikės, etj.

Ėshtė pėr ēdo kritikė dhe keqardhje rasti i gjeniut tonė Valmir Krasniqi, i cili me punėn qė ka bėrė nė lėminė e funksioneve speciale, ka arritur famė nė mbarė botėn shkencore dhe matematikanėt mė eminentė e konsiderojnė si kolegė tė nivelit tė tyre. Pėr numrin e madh tė punimeve nga fusha e matematikės dhe botimin e tyre nė revista prestigjioze me recension ndėrkombėtar , po tė ishim nė ndonjė vend tė zhvilluar dhe qė e pėrkrahė progresivitetin, Valmir Krasniqit jo vetėm se do t’i jepej titulli mė i lartė i mundshėm shkencor, por do t’i siguroheshin kushtet e jetės dhe punės qė i ka rrallė kush nga presidentėt e shteteve, e qeveria jonė nuk ka forcė atij tė ia ndajė ndonjė bursė studentore, e lere mė tė tjerat. Shikuar nė aspektin politik, Valmir Krasniqi ka bėrė punė mė tė madhe se edhe shumė funksionarė tonė nė drejtim tė prezantimit ndėrkombėtar tė Kosovės si shtet i pavarur. Ai nė tė gjitha punimet e tij nėpėr revista shkencore, paraqitet si shtetas i Republikės sė Kosovės. Valmiri kėtė e bėnė jo pėr ēėshtje tė biznesit privat, por pėr t’i treguar botės se edhe nė mesin tonė ka njerėz qė merren me shkencė.

Ėshtė pėr t’u befasuar pėr tė mirė, se si ato vende qė kanė qenė haptas kundėr pavarėsisė sė Kosovės ose nuk e kanė njohur Kosovėn si shtet, nė revistat e tyre i botojnė punimet e Valmir Krasniqit, nė adresėn e tė cilit figuron emri – Republika e Kosovės. Vende tė tilla janė si Kina, India, Spanja, Rumania etj. Kėtu duket qartė se ēfarė vlere shkencore kanė punimet e Valmirit, sa qė vendet kundėrshtare tonat i lėnė anash inatet politike dhe i botojnė ato vetėm e vetėm pėr ta ngritur autoritetin e tyre nė botė. Valmir Krasniqi sė bashku me José Luis-Barerro (spanjoll), profesor nė universitetin e Barcelonės, ėshtė kryeredaktor i revistės ndėrkombėtare “Probleme matematikore”, nė tė cilėn botohen probleme tė matematikanėve eminentė nga mbarė bota. Revista ėshtė elektronike dhe ka filluar tė dali nė Prishtinė, nė nėntor tė vitit 2010. Si anėtarė tė kėshillit redaktues tė revistės figurojnė edhe emra tė matematikanėve me famė botėrore si Mihįly Bencze (Rumani), Polo Perfetti (Itali), József Sįndor (Rumani) , Armend Shabani (Kosovė) etj.

Valmir Krasniqit kohėve te fundit i ka afruar mundėsi bashkėpunimi profesional profesori universitar kinez Feng Chi, emėr mjaft i njohur nė lėminė e matematikės, e sė bashku kanė ardhur nė rezultate mjaft interesante nga aplikimi i masės nė teorinė e funksioneve speciale, punim ky i cili pritet tė botohet nė njėrėn nga revistat mė prestigjioze me recension ndėrkombėtar, e cila botohet nė Francė. Duke u mahnitur nga aftėsitė si shkencėtar i rangut profesional nga fusha e matematikės, bindje kjo e fituar gjatė pėrpunimit tė punimeve tė Valmir Krasniqit, atij para disa ditėsh (pėrmes njė email-i) i ka bėrė kėrkesė njė student i doktoratės nga India, me anėn e tė cilės kėrkon qė Valmiri tė bėhet mentor i disertacionit tė doktoraturės sė tij.

Si pėrfundim kisha pėr tė thėnė se ėshtė koha e fundit qė qeveria jonė rastin e Valmir Krasniqit duhet ta trajtojė nė mėnyrė meritore, e jo tė jetė krejtėsisht indiferente dhe mjaft e heshtur nė ketė drejtim, sepse ai ėshtė krenaria jonė nė aspektin ndėrkombėtar , e trajtimi jomeritor i tij ėshtė fyerje dhe poshtėrim pėr tė gjithė neve. Nė anėn tjetėr, shkollės sonė i duhet njė rimėkėmbje, pėr tė dalė nga ky batak nė tė cilin ėshtė aktualisht. Niveli i pėrgatitjes intelektuale tė nxėnėsve tė shkollave tona ėshtė njė turp dhe faqe e zezė pėr tė gjithė, pėr arsimtarėt, pėr nxėnėsit, pėr prindėrit e tyre, pėr drejtoritė arsimore, pėr MASHT- in, pėr qeverinė tonė dhe pėr shoqėrinė kosovare nė pėrgjithėsi. Ėshtė koha pėr reflektim tė thellė. Me ketė nivel arsimor nuk shkohet askund. Ėshtė mė mirė tė lihen mangėt disa tenderė milionėsh pėr objekte tė reja dhe tė investohet aty ku ka mė sė shumti nevojė – nė rritjen e cilėsisė nė shkollat tona, sepse nga aty dalin njerėz qė do ta marrin njė ditė fatin e Republikės sė Kosovės nė duart e tyre.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante