Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Xhamitė nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup
Sikur tė bėjė thirrje pėr protestė dhe tė vihej nė ballė, Naim ef. Tėrnava, pas apelit imamėve dhe xhematėve tė Kosovės, ditėn e premte, pas namazit tė xhumasė, me siguri do tė tuboheshin 200.000 besimtar mysliman nė Prishtinė, njashtu po tė bėjė thirrje pėr protestė dhe tė vihej nė ballė, Sylejman ef. Rexhebi, pas apelit tė imamėve dhe xhematėve, ditėn e premte, pas namazit tė xhumasė, me siguri do tė tuboheshin 100.000 besimtar mysliman nė Shkup, njashtu po tė bėjė thirrje pėr protestė dhe tė vihej nė ballė, pas apelit imamėve dhe xhematėve tė Shqipėrisė, do tė tuboheshin 50.000 besimtar mysliman nė Tiranė, kjo punė do tė realizohej dhe do tė plotėsoheshin kushtet elementare pėr faljen e namazit tė xhumasė dhe gjer tani me siguri do tė ishin tė ndėrtuara xhamit qendrore si nė Tiranė, Prishtinė e Shkup. Por kurrė prijėsit tanė fetar legal dhe legjitim nuk ndėrmarrin aksione tė tilla, atėherė nuk mbetet gjė tjetėr, por qė individėt, besimtarėt, xhematėt, organizatat dhe shoqatat e ndryshme tė shoqėrisė civile myslimane, tė vihen nė ballė pėr sensibilizimin dhe realizimin e drejtave themelore fetare tė tyre, qoftė nėpėrmjet peticioneve, thirrjeve, protestave apo formave tė ndryshme demokratike, sikurse qė ishte edhe falja e namazit tė xhumasė nė rrugė pėrball xhamisė sė Ēarshisė, nė mes tė Kuvendit tė Kosovės dhe Komunės sė Prishtinės, me 17 qershor 2011.
Por tani e tutje, ka ardhur koha qė shqiptarėt mysliman qė tė organizohen edhe politikisht dhe tė formojnė subjektin e tyre politik, si nė Tiranė, Prishtinė e Shkup, qė ti realizojnė pikėsėpari konceptin programor tė tė drejtave elementare, njerėzore, kulturore, shoqėrore, fetare, politike, ekonomike, e assesi tė realizimit tė qėllimeve individuale apo personale tė individėve, kushdo qoftė ai, dhe qė tė bėhen faktor politik qė do tė ndikojn nė shoqėrinė shqiptare duke garuar me subjekte tjera politike nė garat elektorale si nė nivelin kombėtar (qendror) ashtu edhe atij vendor (lokal), e jo si gjer tani, votat e besimtarėve mysliman i kanė shkuar subjekteve tė ndryshme, prej tė cilėve nuk ua kanė pa hairin pėr kurrgjė. E dihet se nė demokraci mund tė vjen rasti apo momenti qė edhe me 5-6 deputetė subjekti politik mund tė ketė rolin vendimtar nė formimin e koalicionit qeveritar, njashtu qė pėr momentin ndodhi me LSI-nė nė Tiranė, apo me AKR-nė nė Prishtinė, dhe atėherė jo qė do tė realizohen tė gjitha kėrkesat e parashtruara tė besimtarėve mysliman, por do tė pyesin se edhe nė ēvend dėshiron ta ndėrtosh xhaminė qendrore qoftė nė Tiranė, Prishtinė apo Shkup.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|