Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Testohen Shqiptarėt-Ku ėshtė "VIJA E KUQE" zoti Kryeministėr ?!
Ku i ka vijat e kuqe Qeveria e Kosovės?
Driton Avdiu
Ėshtė qesharake sjellja e Qeverisė sė Kosovės karshi gjendjes nė terren, e me theks tė veēantė nė veri tė vendit. Kjo nuk vlen vetėm pėr kėtė qeveri nė pushtet, por pėr tė gjitha radhazi qė nga paslufta. Megjithatė, ajo qė e bėn kontrastin mė tė mprehtė pėr kėtė qeveri ėshtė vazhdimi i indiferencės sė plotė tė saj pėrballė pėrkeqėsimit tė vazhdueshėm tė gjendjes nė terren matanė lumit Ibėr. Duke u nxituar turravrap nė tė ashtuquajturat tema teknike tė bisedimeve me Beogradin, pa e pėrfillur asnjė normė mė themelore demokratike ndaj institucioneve tė vendit - Kuvendit tė Kosovės, duke mos menduar fare pėr interesat e vendit, duke i injoruar me vetėdije tė plotė komunat shqiptare nė Kosovėn Lindore, qeveria e Kosovės i ngjan njeriut qė me plot fuqinė e lėvizjes sė vet tė mbrapshtė pėrplas kokėn pėr muri.
Qeveria e Kosovės, nėpėrmjet zėvendėskryeministres Tahiri thirret nė disa vija tė kuqe, qė nė kėtė rast simbolizojnė murin e lartpėrmendur. Sipas Qeverisė, vijat tė cilat ia ka vendosur Serbisė dhe mbi tė cilat nuk mund tė kalohet me asnjė kusht janė: integriteti territorial i Kosovės, qė sipas saj ėshtė i paprekshėm, dhe rregullimi kushtetues i Kosovės, qė po ashtu sipas saj ėshtė i panegociueshėm. Shto kėtu edhe parullėn e fundit nė kėtė seri se nuk do tė flasin pėr ndarjen e Kosovės e as pėr shkėmbim territoresh me Serbinė (kjo e fundit e aktualizuar mė vonė) apo pėr bashkimin e Kosovės me ndonjė shtet tjetėr (lexo: Republikėn e Shqipėrisė)(sic!).
Kėto vija tė kuqe janė vetėm nė fjalorin dhe nė letrat nėpėr sirtarėt e zyrave tė qeverisė, e assesi nuk janė vija qė mund ti vendosė apo ti zbatojė nė terren Qeveria e Kosovės. Nė fakt, disa vija i ka vendosur qysh nė qershor 1999 Qeveria e Serbisė, e cila e ka kontrollin faktik mbi lumin Ibėr dhe i ka forcuar nė vijimėsi me kalimin e viteve, qė sot e kanė marrė karakterin e njė muri mjaft tė fortė, vija pėrtej tė cilave Qeveria e Kosovės mund tė depėrtojė vetėm pėrmes valėve tė mjeteve tė komunikimit masiv: TV, radiove apo komunikimit tjetėr elektronik; vija tė cilat Qeveria e Kosovės e di fort mirė se nuk mund ti kalojė; vija tė status quo-sė, tė cilat jo vetėm qė funksionojnė e mbrohen nga strukturat e Serbisė nė veri, por edhe tolerohen me vite nga faktorėt ndėrkombėtarė tė cilėt (pėrkundėr tė gjitha kapaciteteve ushtarako-policore qė i kanė) nuk i fshijnė ato, pėr shkak se ato vija janė njė realitet i pashmangshėm nė terren dhe janė nė pėrputhje me interesat e njė pjese tė faktorėve ndėrkombėtarė nė Kosovė.
Kėto vija, qė me kohė janė forcuar nga Serbia dhe toleruar nė heshtje nga ndėrkombėtarėt, janė forcuar edhe nga mosveprimet e Qeverisė sė Kosovės. P.sh. qytetarėt shqiptarė nga veriu i Mitrovicės, qė u dėbuan me dhunė nga serbėt nė shkurt tė vitit 2000 para hundėve tė pranisė ndėrkombėtare, u lanė qė atėherė nė mėshirė tė fatit. As edhe mbėshtetja mė minimale nuk u dha pėr kėta njerėz, tė cilėt brenda natės u shndėrruan nė refugjatė nė shtetin e vet. Ndryshimi i dhunshėm i strukturės etnike tė qytetit tė Mitrovicės sipėr Ibrit nga ana e strukturave administrative tė mbėshtetura nga Serbia u pėrcoll me indiferencė tė plotė institucionale nga Qeveria e Kosovės. Kaluan tre vjet nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės dhe nuk ėshtė e njohur as edhe njė nismė e vetme nga ana e institucioneve tė shtetit pėr kthimin e njerėzve nė vatrat e veta nė pjesėn urbane tė qytetit tė Mitrovicės, prej nga ata u larguan me dhunė. Kėto nisma do tė mund tė ishin kėmbėngulja-presioni ndaj institucioneve ndėrkombėtare pėrgjegjėse pėr sigurinė dhe qetėsinė nė atė pjesė tė Kosovės, qė njerėzit e pėrndjekur tė kthehen nė pronat e veta.
E drejta e pronės ėshtė njė e drejtė e patjetėrsueshme themelore, tė cilėn, ashtu siē e kanė shfrytėzuar serbėt e shpėrngulur nga Kosova pas vitit 1999, duhet ta shfrytėzojnė edhe shqiptarėt e pėrndjekur nga pronat e veta nė veri. Si hap i parė nė kėtė drejtim do tė ishte zbatimi i programit Shko, shiko dhe kthehu!, qė ėshtė zbatuar shpesh nga serbėt qė kanė vazhduar pėr vite ti vizitojnė pronat e veta nėpėr Kosovė, nėn pėrcjelljen e trupave tė KFOR-it. Nuk ka asnjė pengesė ligjore apo politike qė kjo tė fillojė tė vlejė edhe pėr shqiptarėt. Duhet vetėm vullnet politik nga institucionet e Kosovės dhe kjo realizohet pa vėshtirėsi tė madhe.
Gjepurat e mos-heqjes dorė nga vijat e kuqe nė bisedimet teknike me Serbinė, tė cilat po synojnė ti shndėrrojnė nė dogmė, nuk janė asgjė tjetėr veē njė pėrpjekje pėr mashtrimin dhe shpėrqendrimin e vėmendjes sė opinionit publik nga pozita tejet e rėndė politike ku e ka futur vendin Qeveria e Kosovės pėrmes nisjes sė bisedimeve nė kėtė mėnyrė. Bisedimet qė bėhen nė emėr tė pėrmirėsimit tė jetės sė qytetarėve nė veri janė nė tė vėrtetė bisedime qė bėhen pėr ta legjitimuar situatėn nė terren, situatė kjo e cila ėshtė plotėsisht nė dėmin e interesit kombėtar shqiptar, duke pasur parasysh situatėn e krijuar nė veri tė qytetit tė Mitrovicės dhe tė fshatrave shqiptare pėrreth, situatė e cila ėshtė rezultat i spastrimit etnik tė kryer gjatė ngjarjeve tė shkurtit 2000, ku rreth 12000 qytetarė shqiptarė u dėbuan me dhunė nga kjo pjesė e qytetit.
Qeveria, duke biseduar teknikisht me Serbinė pėr pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve tė veriut, nė fakt i ka mbyllur sytė para kėtij dėbimi. Nė kėtė mėnyrė Qeveria e Kosovės godet rėndė interesin tonė kombėtar nė kėtė pjesė tė vendit, duke i mbyllur sytė e veshėt nga rreziku potencial - e pse jo edhe real - qė e kėrcėnon vendin dhe qytetarėt shqiptarė tė kėsaj pjese tė Kosovės, pjesė kjo e cila, pėr shkak tė shpopullimit tė saj nga popullata autoktone shqiptare, me kalimin e ēdo dite po mbetet gjithnjė e mė pak shqiptare.
Kėto bisedime teknike, edhe nėse kurorėzohen me marrėveshje teknike, do tė kenė pasoja tė drejtpėrdrejta politike. Nė situatėn e dhėnė dhe me politikėn e ndjekur nga ana e Qeverisė sė Kosovės gjatė zhvillimit tė kėtyre bisedimeve, pozita e rėndė e Kosovės do tė pėrkeqėsohet mė tej. Nė vend se tė ulet dhe tė bashkėpunojė me forcat politike pėr kėtė ēėshtje kaq tė rėndėsishme qė i tejkalon tė gjitha ngjyrat partiake, Qeveria zgjodhi rrugėn e injorimit dhe arrogancės ndaj Kuvendit dhe vullnetit politik tė shumicės shqiptare nė Kosovė. Nė vend qė ta hartonte platformėn politike nė bashkėpunim me tė gjitha forcat politike, ajo vendosi tė ecė e vetme nė bisedime me Serbinė. Qeveria i pati tė gjitha mundėsitė qė tė mos e vėrė veten dhe - ēka ėshtė edhe mė me rėndėsi - vendin, nė kėtė pozitė shumė tė papėlqyeshme.
(Autori ėshtė sekretar pėr Marrėdhėnie me Publikun i Lėvizjes pėr Bashkim)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|