Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-06-11, 17:35   #35
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Europa kurr nuk na ka dasht neve a esht kjo e vertet ?

Heroizimi i kriminelit

Esheref Haxhiu
Politika e menēur arrin tė pėrfitojė edhe nga kriminelėt nė kohė lufte, por edhe paqeje, ndėrsa politika e plogėsht, pėr shkak tė paaftėsisė sė vet, mund tua shohė sherrin edhe heronjve. Ndonėse paradoks, ky ėshtė realiteti qė po ndodh nė Ballkanin Perėndimor. Serbia po pėrfiton poenta politike nė raport me Bashkimin Evropian nėpėrmjet arrestimit dhe dorėzimit para drejtėsisė ndėrkombėtare kriminelin mė djallėzor nė Ballkan, Ratko Mlladiq, ndėrsa Kosovės, pėr shkak tė paaftėsisė dhe pafuqishmėrisė pėr t’i demantuar akuzat e padrejta dhe propagandistike qė po i bėhen Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, po i dėmtohet imazhi nga kėto akuza tė pavėrteta kundėr heronjve tė saj.

Raporti tashmė i njohur i Dick Martit, ndonėse krejtėsisht i pavėrtetė, nė aspektin e imazhit ka krijuar efekte tė shumta negative pėr Kosovėn, efekte kėto qė vėshtirė tė riparohen, edhe pas dhėnies sė verdiktit final tė organeve gjegjėse se UĒK-ja nuk ka kryer kurrfarė krime. Pra, pėrderisa Kosova, pėrveē qė nuk po mund tė pėrfitojė, ajo po dėmtohet nga imazhi joreal i heronjve dhe heroizmit tė vet, Serbia, pėrkundrazi, pėrveē qė nuk po dėmtohet, ajo po pėrfiton nga krimet dhe kriminelet e saj. Arrestimi dhe dorėzimi para drejtėsisė ndėrkombėtare i kriminelit Ratko Mlladiq ėshtė pėrshėndetur dhe cilėsuar nga tė gjitha shtetet dhe organizatat perėndimore si veprim adekuat i shtetit tė Serbisė, qė, ndėr tjerash, tregon vullnetin dhe pėrpjekjen e kėtij shteti pėr bashkėpunim me organet ndėrkombėtare tė drejtėsisė, dhe interesimin serioz tė saj pėr t’u integruar nė Bashkimin Evropian.

Ndėrsa, pėr Serbinė, gjegjėsit politikanėt serbė, arrestimi i vonuar i Mlladiqit, nė vend qė tė shėrbej si stimul qė nxit turpin dhe pendimin pėr krimet qė ata kanė bėrė, ky arrestim shėrben pėr ta si akt i cili pretendon tė tregojė fillimisht reformimin e tyre, pastaj edhe vullnetin e tyre pėr integrim nė Bashkimin Evropian. Madje, disa nga qytetarėt e kėtij shteti kanė protestuar kundėr arrestimit tė Mlladiqit, duke e quajtur atė hero tė Serbisė. Ai me gjasė cilėsohet si hero edhe nga krerėt aktualė tė politikės sė kėtij shteti, mirėpo ende jo nė mėnyrė deklarative.

Serbia 16 vjet me radhė e ka ruajtur tė fshehur kriminelin Ratko Mlladiq, ndėrsa, tani, pas 16 vjetėsh, e ka arrestuar dhe dorėzuar atė para drejtėsisė ndėrkombėtare. Tani politika e Serbisė po e pėrdor Mlladiqin si kurban, i cili do tė sakrifikohet pėr tė pėrshpejtuar procesin e shtetit tė vet drejtė integrimeve evropiane. Nė kėtė aspekt, ndonėse kriminel nė parim, Mlladiq po cilėsohet si hero nga qytetarėt serbė, pėr shkak se po luan njė rol kyē nė realizimin e aspiratave tė tyre politike. Ndėrsa, 16 vjet me radhė qytetarėt dhe politika e Serbisė e kanė ruajtur dhe favorizuar me fanatizėm kriminelin Mlladiq, duke e mbrojtur dhe fshehur atė nga organet e drejtėsisė.

Zaten nė njė formė tjetėr, mė tė butė, kjo ndodh shpesh me shumicėn e njerėzve, gjegjėsisht me shumicėn e spektatorėve tė filmave. Shpeshherė, shikuesit e filmave, nė mėnyrė pasive dhe tė pavetėdijshme, e favorizojnė aktorin nė rolin e kriminelit, i cili ndonėse nė situata tė shpeshta rreziku, prapė arrin tė ikė dhe fshihet nga policia. Kėtė lloj favorizimi qė i bėn shikuesi kriminelit nė film, psikologėt dhe sociologėt e kanė shpjeguar si proces i identifikimit tė shikuesit me aktorin nė rolin e kriminelit, gjegjėsisht identifikim i motiveve latente destruktive tė shikueseve me sjelljet e dukshme tė kriminelit nė skenė. Me fjalė tė tjera, tė gjithė kėta shikues qė favorizojnė dhe mbėshtesin kriminelin nė film supozohet se kanė dėshirė dhe potencial tė fshehur pėr tė qenė vet krimineli nė skenė. Kėshtu edhe fshehja e kriminelit Mlladiq, por edhe kriminelėve tė tjerė serbė tregon se qytetarėt dhe politika e kėtij vendi e ka identifikuar vetėn nė mėnyrė tė vazhdueshme me tipin e Mlladiqit.

Ndėrsa, mė nė fund, arrestimi dhe dorėzimi i tij para organeve tė drejtėsisė, nuk do tė thotė se qytetarėt dhe politika e kėtij vendi janė reformuar, por do tė thotė se politika e shtetit tė Serbisė po e pėrdor kriminelin tashmė tė plakur dhe sėmurė pėr tė realizuar ambiciet e veta politike. Kėto ambicie, ndonėse edhe mund tė realizohen, mėkatet qė ka bėrė Serbia nuk do tė thotė qė do tė shpėrlahen nėpėrmjet arrestimit dhe gjykimit tė kėtij krimineli. Mlladiqi ėshtė njė kriminel, i cili ėshtė vonuar nė dalje para drejtėsisė, figura dhe veprimet e tė cilit duhet t’i turpėrojė qytetarėt e atij vendi dhe tė shtojė ndjesinė e obligimit dhe pėrgjegjėsisė tek ta nė tė ardhmen. Ai nuk ėshtė njė Jezu Krisht, i cili sakrifikon veten pėr tė larė mėkatet e njerėzve pėrreth tij, por ėshtė njė kriminel, figura dhe veprimet e tė cilit, pėrveē qė duhet t’i turpėrojė qytetarėt dhe politikėn e atij vendi pėr atė se ēfarė kanė bėrė ata nė tė kaluarėn, ai duhet t’i bėjė mė tė pėrgjegjshėm atė nė tė ardhmen.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė