Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Vetvendosja e fton popullin ne protesta anti qevieritare
Adnan Abrashi
(A thua, fajet si gjithnjė pėr kėtė gjendje i ka lėvizja VETĖVENDOSJE!?!
Ajme! Ajme! Ajme! Kohė kameleonėsh- do tė thoshte Rexhep Qosja.
Tė gjitha historitė tona kanė qenė kohėra kameleonėsh - do tė thosha unė "injoranti"!)
Nėse kėtu i pėrjashtojmė institucionet tona shtetėrore, nė krahasim me ne injorantėt, folkloristėt, nacionalistėt, anarkistėt, ekstremistėt, pro-serbėt, armiqtė e pavarėsisė, antievropianėt, antiamerikanėt, talibanėt, komunistat, enveristat:.. si duket, lidhja emocionale dhe besnikėria mė e fuqishme ndaj simbolit tonė shtetėror flamurit ahtisarian tė Kosovės, ka mbetur vetėm tek disa (ba)analistė tanė tė arsyeshėm dhe parimor, tė cilėt, me shkrimet e tyre (ba)analitike, shpesh tė botuara nėpėr disa medie qė janė tė afėrta me pushtetmbajtėsit, ngarendin tė na ofendojnė me turli-turli epitete arkaike, letrare, popullore, sinonime stilistike, artistike, parabolla sarkazmatike, politike... ATA , ashtu tė inatosur dhe tė irnosur nė ne, kurrqysh nuk po e kanė tė qartė se pse nuk po jemi sė paku tė vetėdijshėm qė: Kosova tanimė ėshtė shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga 76 shtete tjera, se sipas drejtės ndėrkombėtare ajo detyrimisht duhet ta ketė flamurin e vet shtetėror... etj., etj,.
Emrat se kush janė kėta publicistė dhe (ba)analistė tė falshėm, nuk do ti ceki as me kėtė rast, ngase, ata me logjikėn e tyre megalomane dhe figurės sė idealizuar qė kanė pėr veten e tyre, marrja e vegjėlisė sime intelektuale me ta, edhe mund ti ofendoj rėndė!
A thua, fajet si gjithnjė pėr kėtė gjendje i ka lėvizja VETĖVENDOSJE!?!
Ajme! Ajme! Ajme! Kohė kameleonėsh- do tė thoshte Rexhep Qosja.
Tė gjitha historitė tona kanė qenė kohėra kameleonėsh - do tė thosha unė injoranti!
Facebook-u, diaspora dhe flamuri kaltėrosh i Ahtisarit
Vėmendjen time tė pėrqendruar e shėtis me pasion nėpėr rrjetin social mė tė popullarizuar tė komunikimit mes njerėzve nė botė- Facebook. Nė lidhje me kėtė tematikė tė kėsaj eseje time, aty takoj pėrkrahės dhe mbrojtės mė tė pasionuar tė flamurit ahtisarian tė Kosovės. Ėshtė interesantė se tė kėtij biēimi, aty mė sė tepėrmi na paraqiten bashkatdhetarėt tanė nga diaspora. Bile-bile, shumica e tyre, foton e profilit tė vetė e kanė tė prezantuar me kėtė simbol!? Pse ndodh kėshtu si specifike me ta, kuptohet. Edhe pse realiteti nė terren (Kosovė) ėshtė ndryshe, motivet e kėsaj nostalgjie tek shumica e tyre janė plotėsisht tė arsyeshme. Sė paku deri sa kėtė vit tė vijnė nė Kosovė pėr pushime verore dhe ta krahasojnė vetė drejtpėrdrejt, disponimin e masės tonė vendore tashti, me ato para 1, 2 apo 3 vite mė parė.
Shėtis rrugėve tė qytetit tė stolisur tė Prizrenit pėr festat e Qershorit (10 dhe 12). Nė sheshin e saj kryesor, vėrej se nga shumė shitėsit ambulant tė flamujve, si tė dominuar nė tezgat e tyre atė kombėtare Kuq e Zi. Ndėrsa, tek disa shihej nga njė, apo tek shumica asnjė tė flamurit kaltėr-verdhė ahtisarian i Kosovės.
- E dua njė flamur tė Kosovės, e provokoj njė shitės, i cili nga shumė oferta tė flamujve tė shteteve tjera evropiane qė kishte nė shitje, ne tezgėn e tij nuk e kishte fare atė tė Kosovės.
- Mos mė keqkupto, mik!, mu pėrgjigj me keqardhje te sinqertė shitėsi Jo se kam diēka kundėr kėtij flamuri, por, krahasuar me vitet tjera, nuk e lyp mė kurrkush me e ble atė!
Dhe...vėrtetė njė realitet ndryshe i qasjes sė popullit ndaj kėtij flamuri?!
- Flamujt kaltėroshe tė Kosovės, kaherė nuk valojnė mė nėpėr stadiumet e garave tė mėdha sportive;
- Kėtė vit, edhe dasmorėt bajraktar nuk e shoqėrojnė mė atė si dikur paralelisht me flamurin kombėtar;
- Nga fushata e kaluar zgjedhore, nuk mbaj mend ndonjė parti politike, nė tubimin e tyre, pėrveē atyre kombėtare dhe partiake, ka pasur sė paku njė flamur tė Kosovės ahtisariane?!
Jo vetėm kaq!
- Sikur dikur qė ishte rregull qė paralelisht flamurit tonė KUQ E ZI, pranė ēdo lapidari dėshmorėsh tė UĒK-sė, tė valonte edhe ai ahtisarian, tashmė nuk ėshtė ashtu. Janė zgjuar nga varri dėshmorėt dhe e kanė grisur atė!- mė tha njė herė nė shaka njė bashkėbisedues;
- Para disa ditėve, 6 aktivist tė lėvizjes VETĖVENDOSJE!, tė burgosur nga policia e Kosovės, me aktakuzė se, mė 10 Qershor 2011 (ditėn e kremtes sė 133 vjetorit tė LSHP) kishin larguar me dhunė nga shtyllat e qytetit flamujt kaltėrosh tė ahtisarit, me tė liruar nga gjykatėsi i procedurės sė shpejtuar pėr kundėrvajtje, ata prej popullit tė tyre u priten si hero: Ju lumtė djema- ishte urata mė e shpeshtė qė ju bėhej atyre atė ditė. Kėtė realitet tashmė po e shohim tė gjithė. Fenomeni i pritur i injorimit masovik nga populli i kėtij flamuri tė imponuar (kontrabanduar), tashti po ndodh ngadalė por sigurt. Si njė vazhdimėsi e pandalshme...
Kėtė dukuri sot po e shohim tė gjithė, por jo edhe ata intelektual publicist (ba)analist qė, mbase pėr tė qėndruar edhe ndonjė ditė nė qendėr tė vėmendjes sė opinionit, ende me artikujt e tyre (ba) analitike derdhin lot krokodili pėr kėtė Corel Draw dizajn alla flamur... A thua, fajet si gjithnjė pėr kėtė gjendje i ka lėvizja VETĖVENDOSJE!?!
Ajme! Ajme! Ajme! Kohė kameleonėsh- do tė thoshte Rexhep Qosja.
Tė gjitha historitė tona kanė qenė kohėra kameleonėsh - do tė thosha unė "injoranti"!
Albini, fėmijėt parashkollor dhe prindėrit e tyre...
Me rastin e kremtimit tė 133 vjetorit tė LSHP, atė ditė qyteti i Prizrenit ishte i vizituar nga figura tė shumta tė shquara atdhetare. Nė mesin e tyre, mu pranė ndėrtesės muze tė LSHP, e takoj Albin Kurtin, liderin e lėvizjes VETĖVENDOSJE! Ende pa u pėrshėndetur mirė me tė, me qindra fėmijė tė vegjėl parashkollor tė kapur nė kolonė dorė pėr dore, me flamuj tė vegjėl kombėtar Kuq e zi nė dorė, posa e panė Albinin, spontanisht filluan tė brohorisin: Vetėvendosje!, Vetėvendosje!....Albin Kurti, Albin Kurti....
- E sheh! Edhe fėmijėt e vegjėl tė brohorisin nė shenjė pėrkrahje- i thash Albinit.
- Ehhh...sikur tė kishim mundėsi qė ti ndajmė kėta fėmijė nga bindjet e disave prej prindėrve tė tyre! mu pėrgjigj duke qeshur, Albini.
A thua, fajet si gjithnjė pėr kėtė gjendje i ka lėvizja VETĖVENDOSJE!?!
Ajme! Ajme! Ajme! Kohė kameleonėsh- do tė thoshte Rexhep Qosja.
Tė gjitha historitė tona kanė qenė kohėra kameleonėsh - do tė thosha unė injoranti!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|