Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Geci: SHIK-u si UDB-a
Gani Geci nuk e ka ditur se diku nė Kosovė kishte njė njeri qė do ta zgjedhte atė pėr tia treguar tė bėmat e SHIK-ut. Edhe pse pėr tė ky njeri ėshtė vrasės, deklaratat e tij pėr pjesėmarrjen e SHIK-ut nė disa vrasje tė pasluftės i beson.
Geci tė premten nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, para njė trupi gjykues tė EULEX-it ka rrėfyer se si Nazim Bllaca e kishte kontaktuar, si i kishte treguar pėr ato qė i kishte bėrė SHIK-u, si ishin takuar me Adem Salihajn dhe si kishte pranuar qė pėr tė gjitha kėto ta bėjnė njė CD. Ai ka dėshmuar nė procesin gjyqėsor ndaj Fahredin Gashit e Hysri Ramės, tė cilėt akuzohen se nė vitin 1999 kishin vrarė Salih Gashin.
Geci tha se kryetari i degės sė LDD-sė nė Lipjan e kishte kontaktuar pėrmes telefonit dhe i kishte treguar se njė njeri me emrin Nazim Bllaca, i kishte kėrkuar tė takohej me tė. Mė ka thirrė njė njeri, zėrin e tė cilit nuk e kam dėgjuar kurrė e as emrin. Mė ka thėnė jam Nazim Bllaca, e kam njė ēėshtje me rėndėsi ta bisedoj me ju, po kėtė nuk mund ta bėj pėrmes telefonit, tha Geci.
Geci tha se me Bllacėn ishin takuar nė Skenderaj dhe ai i ishte prezantuar si vrasės, si njeri qė ka rrahur e plagosur njerėz. Nė fillim kam qenė i shokuar dhe i kam kėrkuar letėrnjoftimin. Ai nuk kishte letėrnjoftim dhe ma solli lejen e veturės, prej sė cilės unė ia mora tė dhėnat, tha ai.
Bllaca kishte vazhduar ti tregonte tė gjitha ato qė tashmė i ka thėnė publikisht dhe nė njė moment kishte pėrmendur Adem Salihajn. Kėtu i kam thėnė stop. Do tė shkojmė te Adem Salihaj. Kur ka filluar tė flasė pėr Adem Salihajn, kam filluar ti besoj. Ai mė ka thėnė se e ka ruajtur njė muaj afėr shtėpisė pėr ta vrarė. Kėto mi ka pohuar edhe vetė Adem Salihaj, ka rrėfyer Geci. Ai tha se ishte shokuar nga ajo ēfarė i kishte thėnė Bllaca, sa kishte harruar ta kontrollonte a kishte armė dhe kishte udhėtuar me tė pėr Ferizaj.
Pėr Ademin deklarata e Nazim Bllacės ka qenė e besueshme pasi ai ka qenė vetė protagonist. Ai i ka pėrmendur disa njerėz me makinė qė kanė pritur ta vrasin Adem Salihajn. Nė bazė tė pėrshkrimeve qė i ka bėrė Bllaca, Ademit i janė pėrputhur tė gjitha, tha Geci. Pas sugjerimit tė Salihajt, Bllaca ishte pajtuar ta bėjnė njė CD dhe na la amanet qė nėse vritet, nga njė kopje tė kėsaj CD-je tua dėrgojmė familjeve tė viktimave.
Pėr tė gjitha ato qė ia kishte thėnė Bllaca dhe me pėrmbajtjen e CD-sė, Geci e kishte njoftuar Ambasadėn Amerikane, kryeministrin Hashim Thaēi... Thaēi i kishte thėnė kush ēka ka ba, ka me gjetė.
Geci nuk ka ngurruar ta quajė SHIK-un si UDB-nė. Ka thėnė se kėto dy organizata nuk e kanė asnjė dallim, vetėm se kėta tė SHIK-ut flasin shqip e ata serbisht. Bile tha se njė pjesė e SHIK-ut kanė punuar edhe pėr UDB-nė.
Geci ka thėnė se edhe ai vetė bashkė me shokėt e tij ka qenė viktimė e SHIK-ut. Dy shokė tė mi janė vrarė, njėri ka qenė Bekim Kastrati e tjetri Besim Dajaku, truproje e Ibrahim Rugovės, nė njė pritė tė organizuar qė unė mendoj qė ishte bėrė nga SHIK-u. Aty jam plagosur edhe unė, shtoi ai.
Geci e ka mohuar kategorikisht qė Bllaca ti ketė kėrkuar para pėr ato qė i kishte treguar.
Skenari pėr vrasjen e Salihajt
Geci ka treguar se si kishin dashur ta vrasin Adem Salihajn. Njė veturė Opel Omega i ka shkuar prapa Ademit dhe nė njė moment tė dy veturat janė barazuar. Personi qė nuk ka qenė shofer e ka nxjerrė armėn, ia ka drejtuar Adem Salihajt dhe i ka thėnė tungjatjeta burrė. Edhe Salihaj e ka nxjerrė armėn e vet dhe i ka thėnė tungjatjeta burrė, kjo ka zgjatur pėr disa sekonda derisa vetura nuk ėshtė tėrhequr dhe ata dy qė kanė dashur ta vrasin kanė ikur nga vendi i ngjarjes, tha ai.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|