Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-06-11, 15:55   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Serbia justifikon kėrkesat pėr ndarje tė Kosovės

Idetė e Tadicit tė rrezikshme pėr paqen nė Ballkan








Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj nė ditėn e dytė tė vizitės nė Bullgari ka thėnė se idetė qė vijnė nga Serbia pėr shkėmbimin e territoreve, pėr ndarje dhe krijimin e shteteve monoetnike janė ide tė rrezikshme dhe mund tė prodhojnė vetėm dhunė nė Ballkan.
Ministri Hoxhaj para dhjetėra diplomatėve tė shteteve tė ndryshme ka mbajtur njė ligjėratė nė Institutin Diplomatik tė Bullgarisė me temėn “Shtetndėrtimi dhe perspektiva Evropiane e Kosovės”.

“Tė hėnėn zoti Tadic propozon ndarje tė Kosovės, tė martėn flet pėr shkėmbim tė territoreve, tė mėrkurėn flet pėr krijimin e shteteve monoetnike nė Ballkan, derisa tė enjten dhe tė premten vjen me deklarata tjera. Ide tė tilla janė shumė tė rrezikshme dhe mund tė prodhojnė dhunė, jostabilitet dhe mund ta kthejnė Ballkanin 20 vjet mbrapa. Kufijtė e Ballkanit janė vendosur, janė stabil dhe ēėshtja e sovranitetit, e territorit janė ēėshtje tė mbyllura”, ka thėnė Hoxhaj.

Sa i pėrket shtetndėrtimit tė brendshėm, Hoxhaj ka thėnė se nė kėto tri vite ėshtė bėrė njė punė shumė e madhe nė implementimin e Pakos sė Ahtisaarit, nė reformimin e shtetit dhe tė shoqėrisė, derisa po vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė forcuar pozitėn ndėrkombėtare tė Republikės sė Kosovės.

Me kėtė rast, ministri i jashtėm ka ritheksuar nevojėn e lėvizjes sė lirė tė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės nė Evropė dhe nevojėn e vendosjes sė marrėdhėnieve kontraktuale me Bashkimin Evropian. “Vetėm dy milion kosovarė nga 50 milion qytetarė tė Ballkanit, nuk kanė drejtė tė lėvizjes pa viza nė Evropė. Kosova sot ėshtė shtet i izoluar dhe ne nuk dėshirojmė tė mbesim njė popull i harruar nė mes tė Evropės. Ne kėrkojmė udhėrrėfyesin pėr Liberalizimin e Vizave”, ka thėnė ai.

Hoxhaj po ashtu, ka takuar anėtarėt e Komisionit Parlamentar pėr Politikė tė Jashtme tė Asamblesė Nacionale tė Bullgarisė. Pėrveē aspekteve tė tjera tė thellimit tė bashkėpunimit bilateral, deputetėt bullgarė kanė marrė iniciativė pėr krijimin e grupit tė miqėsisė Bullgari-Kosovė, nė kuadėr tė Asamblesė Nacionale bullgare, grup i cili pritet tė krijohet edhe nė Kuvendin e Kosovės.

Gjatė vizitės nė Sofje, ministri Hoxhaj ka marrė pjesė edhe nė njė ceremoni simbolike nė Ambasadėn e Kosovės nė Bullgari, ku sė bashku me ambasadoren, Ariana Zherka Hoxha, ka bėrė dorėzimin e pasaportės sė Kosovės, pėr njė student kosovar nė Bullgari.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė