Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-06-11, 15:06   #1366
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Policia e Shtetit: Kujdes me tė dhėnat personale nė internet








Policia e Shtetit tha tė enjten, pėrmes njė njoftimi pėr shtyp, se kohėt e fundit janė evidentuar disa raste mashtrimesh tė kryera nėpėrmjet postės elektronike pre e tė cilave kanė qenė qytetarė shqiptarė.


Autorėt e kėtyre mashtrimeve dėrgojnė mesazhe elektronike ( e-mail), ku paraqiten si pėrfaqėsues tė kompanive Yahoo, Gmail, Hotmail, nė tė cilat njoftojnė se posta elektronike ėshtė e vjetėr dhe kėrkohet rinovimi i fjalėkalimit pėrkatės. Po ashtu autorėt dėrgojnė pėr plotėsim njė formular, pėrmes tė cilit kėrkojnė tė dhėna pėr gjeneralitetet, numrin e dokumentit te identifikimit dhe fjalėkalimin aktual tė postės elektronike. Duke marrė tė plotėsuar kėtė formular kėta persona bėhen nė mėnyrė tė paligjshme posedues tė postės elektronike dhe e pėrdorin atė pėr qėllime mashtrimi.

Konkretisht ata dėrgojnė mesazhe mashtruese tek tė njohurit e viktimės sė kėtij mashtrimi, tė cilėt janė tė regjistruar si kontakte nė postėn elektronike, dhe u kėrkojnė para pėr arsye nga mė tė ndryshmet.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autorėt e kėtij mashtrimi janė kryesisht nga vendet e kontinentit Afrikan, Nigeria, Bregu i Fildishtė etj.

Policia e Shtetit fton qytetarėt qė tė tregohen tė kujdesshėm dhe tė mos bien pre e mashtrimeve tė tilla, tė shmangin komunikimet nė Internet me pėrdorues tė panjohur prej tyre, tė ruajnė fjalėkalimet dhe tė dhėnat mbrojtėse tė postės elektronike apo tė ēdo lloj forme tjetėr komunikimi duke mos i hedhur ato nė ēdo lloj faqe Interneti, tė jenė tė kujdesshėm gjatė navigimit nė Internet, si dhe pėr ēdo rast tė informojnė policinė pėrmes numrit tė telefonit 0964102688, tė Sektorit Kundėr Krimeve Kompjuterike nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante