Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-06-11, 18:07   #1367
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Thaēi: Autostrada do tė vazhdojė, pavarėsisht kundėrshtimeve

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi tha tė enjten gjatė interpelancės tė kėrkuar nga Vetėvendosje, se projekti i autostradės nuk ėshtė projekt i tij personal. Ai tha se ēfarėdo qeverie e i cila vjen nė tė ardhmen duhet tė vazhdojė projektin e “autostradės sė integrimit” .


Kryeministri Hashim Thaēi tha se dinamika e punimeve nė autostradė tregon se nė segmente te caktuara tė autostradės punime do tė kryhen 12 muaj para afatit.“40 kilometrat e para tė autostradės Morinė- Suharekė do tė pėrfundojnė deri nė tetor apo nė fillim tė nėntorit. Punėt do tė vazhdojnė pėr ketė vit, Qeveria pėr autostradėn ka paraparė rreth 250 milionė euro”ka treguar Thaēi.

Sipas tij, kundėrshtimi i autostradės ėshtė “naivitet dhe padituri”, interpelanca pėr autostradėn ėshtė kėrkuar pėr tė krijuar zhurmė e urrejtje politike e njė grupi opozita.

Kryeministri ka thėnė se me publikim e draft kontratės nga ana e lėvizjes Vetėvendosje ėshtė dėmtuar imazhi i Kosovės karshi investitorėve potencial. “Draft kontrata e publikuar ėshtė manipulim me opinionin publik. Duke bėrė publike nė mėnyrė tė paligjshme tė kėsaj kontrate i kanė shkaktuar dėme tė mėdha. Veprim i pa matur dhe antiligjor do ta dėmtoj imazhin e Kosovės nė raport me investitorėve potenciale”, ėshtė shprehur shefi i Qeverisė.

Sipas kryeministri aktualisht nė autostradė janė duke punuar 3100 punėtorė prej tyre sipas tij, 68 pėr qind punėtor lokal. Kurse pėr krahasimin e kontratave ai tha se kantata e autostradės nuk ėshtė kontratė lokale. Procesi i ndėrtimit ka qenė procesi mė transparent. Ėshtė e pa logjikshme tė krahasohet me kantatat lokale kjo kontratė ėshtė ndėrkombėtare. Po ashtu ėshtė kantatat mė e favorshėm krahasuar me tė cilėn do kontrata nė rajon”, tha ai.

Kurse deputetėt e opozitės parlamentare kanė pėrkrahur pjesėrisht autostradėn me vėrejtje tė caktuar, sipas tyre autostrada nuk do tė nderohet deri nė Merdar por vetėm deri nė Prishtinė.

Blerim Shala nga AAK-ja tha se nuk ekziston autostrada Vėrmicė Merdar, sepse siē tha ai
“kontrata e nėnshkruar vlen pėr vijėn Vermicė- Prishtinė.
Projekti ekziston por nuk e specifikon deri Merdarė.
Ēmimi nė faqen 25 tė marrėveshjes sė FMN-sė ‘Stand By’ Autostrada Prishtinė Vermicė do tė kushtoj 1.4 miliardė euro”,
theksoi Shala.

Ndėrkaq, Glauk Konjuvca nga Lėvizja Vetėvendosje tha se as njė shqiptar qė e do kombin e vetė nuk ėshtė kundėr autostradės. “Nuk jemi kundėr autostradės por kundėr kontratės. Kryeministri nuk ėshtė aq i trashė pėr tė dalluar autostradėn dhe kontratėn”, theksoi Konjuvca. Sipas tij Vetėvendosje dyshojnė se kontrata e lidhur me Bechtel & Enka e mbi ngarkon financiarisht shtetin e Kosovės dhe ėshtė e njė anshme.

Ismet Beqiri nga LDK-ja tha se pėr qytetarėt e Kosovės ėshtė nderi i veēantė qė mban emrin presidentit Rugova ai tha se LDK- konsideron s ky projekt madhor ėshtė me njė rendėsi tė veēantė. Beqiri tha se ka disa ēėshtje tė cilat kanė mbetur sekrete.

Rrėzohet mocioni i Vetėvendosjes

Ndryshe mocioni nga Vetėvendosje nuk i ka marr votat e mjaftueshme te deputetėve. Ai ėshtė rrėzuar me 35 vota kundėr, 19 pro dhe 1 abstenim.

Lėvizja Vetėvendosje nė mocionin e saj ka kėrkuar nga Qeveria ta publikojė menjėherė gjithė dokumentacionin pėr autostradėn, Kuvendi tė angazhojė grup ekspertėsh pėr rishikimin e kontratės me kompaninė Bechtel & Enka, tė bėhen ndryshime nė disa pjesė tė kontratės tė cilat janė tė pafavorshme pėr buxhetin e Kosovės dhe tė raportohet ēdo tre muaj para Kuvendit pėr shpenzimet dhe pagesat qė bėhen pėr autostradėn Morinė-Merdar.
Telegrafi

Nuk diskutohet embargoja

Pėrfaqėsuesit e vendeve anėtare tė CEFTA-s janė duke mbajtur takimin parė nė Prishtinė. Nė kėtė takim, sipas zyrtarėve tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė, do tė diskutohen ēėshtje tė hapura, si: liberalizimi i tregtisė mbi shėrbime, pastaj zbatimi i CEFTA-s dhe ēėshtje tė tjera nė kuadėr tė kėtij mekanizmi.

Dardana Halimi, kėshilltare nė Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė, tha se takimi ėshtė i ndarė nė dy pjesė - njėra nė kuadėr tė grupit tė ekspertėve tė CEFTA-s, ndėrsa pjesa e dytė do tė jetė njė prezantim nga zėvendėsministrat e vendeve anėtare tė CEFTA-s.

“Ēėshtjet qė do tė diskutohen nė kėtė takim kanė tė bėjnė me mbarėvajtjen e marrėveshjes sė CEFTA-s, portalin e CEFTA-s, memorandumin e mirėkuptimit, zbatimin e CEFTA-s. Po ashtu do tė diskutohen liberalizmi i tregtisė mbi shėrbime, prezantimi i gjetjeve kryesore nga studimi i barrierave tė fundit pėr tregtinė dhe shėrbimet, njė projekt i Bankės Botėrore dhe shumė ēėshtje tė tjera qė lidhen me mbarėvajtjen e CEFTA-s”, theksoi Halimi.

Por, bllokimi i produkteve kosovare tash e tre vjet nga Serbia dhe Bosnjė e Hercegovina nuk do tė diskutohet. Dardane Halimi dha mė shumė hollėsi rreth kėsaj:

“Nė takimin e parė tė CEFTA-s nė Prishtinė nuk ėshtė paraparė tė flitet pėr embargon, pasi ėshtė njė ēėshtje bilaterale nė mes tė shteteve, nė kėtė rast mes Kosovės dhe Serbisė e Bonjė e Hercegovinės. Ēėshtjet qė do tė fliten nė takim janė ēėshtje multilaterale qė pėrfshijnė tė gjithė anėtarėt e marrėveshjes sė CEFTA-s”.


Ekspertėt e ekonomisė thonė se ēėshtja e embargos ėshtė dashur tė jetė nė agjendė tė kėtij takimi. Musa Limani u shpreh:

“Sot mbahet mbledhja e CEFTA-s me anėtarėt e saj dhe nė kėtė takim nuk ėshtė shtruar bojkoti i mallrave tė Kosovės nga ana e Serbisė dhe Bosnjė e Hercegovinės. Kjo ėshtė e palogjikshme. Kosova, jo vetėm si kryesuese, por edhe si anėtare e barabartė, duhet ta shtrojė ketė problem dhe tė diskutohet, pasi paraqet njė pengesė shumė tė madhe”.

Pėr t’u zgjidhur problemet e prodhuesve kosovarė, sidomos embargoja e mallrave nga Serbia dhe Bosnja, ekspertėt mendojnė se takimi ėshtė dashur tė jetė nė kuadėr tė zyrtarėve mė tė lartė shtetėrorė tė tė gjitha vendeve anėtare.

Limani thekson se kjo ēėshtje duhet tė diskutohet dhe tė zgjidhet.

“Kosova duhet tė jetė nė agjendė - nėse jo sot, duhet ta organizojė njė mbledhje tjetėr, ku me anėtarėt e CEFTA-sė do tė diskutojė pėrse kėto vende sillen nė mėnyrė jo tė drejtė dhe tė merren masa konkrete. Unė jam pėr atė se duhet tė vlejė parimi i reciprocitetit dhėmbė pėr dhėmbė. Ky ėshtė mendimi im”, tha Limani.

Republika e Kosovės, kėtė vit, kryeson Marrėveshjen pėr Tregti tė Lirė me Evropėn Qendrore, mekanizėm ky qė nė 2010-ėn ėshtė udhėhequr nga Serbia.
Radio evropa e Lirė

Rrahje mes policėve nė veri tė Mitrovicės

Njė pėrleshje fizike ka ndodhur mes kolegėve tė Policisė sė Kosovės, nė stacionin nė veri tė Mitrovicės.

Burime tė Kosovapressit kanė bėrė tė ditur se D. Gusniq, toger i policisė sė Kosovės ka rrahur kolegun e tij M. Millunoviq, derisa ky i fundit ėshtė alivanosur.

Rrahja ka ndodhur tė mėrkurėn mbrėma nė stacionin e policisė nė veri tė Mitrovicės, derisa nė mesin e tyre kanė hyrė policė tė tjerė pėr t’i ndarė.

“Zėvendės-shefi i ndėrrimit Millunoviq, ėshtė dėrguar nė spitalin nė veri tė Mitrovicės pėr kurim dhe pas ndihmės sė parė ai ėshtė lėshuar nė shtėpi”, kanė thėnė burimet.

Sipas kėtyre burimeve, rrahja nė mes policėve ka ardhur pėr shkak tė mospajtimeve nė kryerjen e detyrave zyrtare tė policisė, por nuk kanė specifikuar mė tej shkaqet e kėsaj rrahje.

Zėdhėnėsi i policisė sė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės, Nystret Mehmeti, ka thėnė pėr Kosovapress pėrmes telefonit se ka pasur njė incident mes policėve nė stacionin e policisė nė veri tė Mitrovicės.

“Njė rast i njė sulmi ndaj njė polici ėshtė hapur dhe pėr kėtė janė duke u zhvilluar hetimet e brendshme tė policisė nga Prishtina”, ka thėnė Mehmeti.
gazetaexpres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė