Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-06-11, 20:21   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Azem bejtė galica

AZEM BEJTĖ GALICA- Kryekomandant i Ēetave Ēlirimtare Shqiptare (1912- 1924 (Pjesa I))

Nga: Prof Bedri Tahiri


Nė 85- vjetorin e betejės sė fundit tė Azem Bejtė Galicės


DRENICA

Nė qendrėn e Dardanisė ilire, gjegjėsisht tė Kosovės sė sotme, shtrihet Drenica heroike. Kjo trevė kreshnikėsh, qė nė antikė njihej me emrin Klapotnik na e pėrkujton ēdoherė historinė tonė tė lavdishme nė shekuj. Ky emėr kaq i dashur dhe krenar pėr ne, gjithmonė ka qenė dhe ėshtė tmerr pėr armiqtė tanė. Sa e sa herė armiq tė ndryshėm provuan ta zhdukin nga faqja e dheut, por i lanė eshtrat nė te. Kjo fole trimash u bė sinonim i rezistencės dhe i qėndresės mbarėshqiptare pėr liri dhe pavarėsi kombėtare.



Drenica pėrfshin njė territor kodrinor ndėrmjet Fushės sė Kosovės nė lindje prej Goleshi e Ēiēavicės, maleve tė Carralevės nė jug, malit Mokna nė veri dhe rrafshit tė Dukagjinit nė perėndim. Pra, ajo paraqet njė territor kompakt, njė tėrėsi gjeografike, nė tė cilėn gravitojnė mėse100 fshatra, kryesisht me popullsi shqiptare. Nė pikėpamje administrative ėshtė copėtuar dhe fshatrat e saja u takojnė disa qendrave komunale: Skėnderajt, Gllogocit, Lipjanit, Vushtrrisė dhe Malishevės.

Edhe pse pas vitit 1455, kur Kosova pėrfundimisht ra nėn sundimin turk, Drenica mbeti e papėrkulur dhe e panėnshtruar. Kjo zgjati diku deri rreth viteve 1850 - 1860, kur njėfarė Jashar Pasha, sundimtar i Prishtinės, i pushtoi disa fshatra tė kėsaj treve, tė cilat sot e kėsaj dite njihen me emrin Drenica e Pashės. Siē tregojnė pleqtė, ky farė pashai erdhi nga drejtimi i Prishtinės dhe pa ndonjė kundėrshtim tė fortė i pushtoi fshatrat deri te Ēikatova. Kur u vendos aty, i trimėruar nga sukseset e deriatyshme, krahas zullumit shtroi edhe njė kėrkesė tė rėndė e tė papėrballueshme: fshatarėt t’ia dėrgonin njė vajzė nė shatorre (tendėn) e tij. Kur e dėgjuan kėtė drenicasit e morėn si dhunė nderi, fyerje tė rėndė dhe ia kthyen pushkėn, duke mos e lėnė tė shkojė mė tutje. Kėshtu pjesa tjetėr e Drenicės, qė nuk u nėnshtrua, por i mbrojti trojet e veta me armė e me gjak, u quajt Drenica e Kuqe. Pra, qė nga ky moment historik, Drenica ndahet nė dy pjesė:
1) Drenica e Kuqe ose Drenica e Epėrme, nė veri, qė pėrfshin pjesėn dėrrmuese tė fshatrave (afėr 80) dhe
2) Drenica e Pashės ose Drenica e Poshtme, nė jug, qė pėrfshin diku rreth 20 fshatra.



Sidoqoftė, Drenica nė historinė tonė kombėtare, mbetet territor i qėndresės shqiptare, qė secilit pushtues i rezistoi me armė nė dorė. Qė nga Beteja e Kosovės (1389) e deri mė sot, nga kjo trevė dolėn njerėz qė me pushkė e me penė luftuan pėr ēlirim dhe pavarėsi kombėtare. Kėshtu, nė luftėn e parė kundėr osmanėve, nė Betejėn e Kosovės, trimi drenicar, Millosh Nikollė Kopiliqi (nga Kopiliqi i Skėnderajt) do ta plagosė pėr vdekje sulltan Muratin I. Edhe nė luftėn e mėvonshme atiosmane, qė e udhėhoqi Austria, morėn pjesė shqiptarėt. Mė 1689 pas Pikolomenit kishte rreth 6000 shqiptarė, shumica drenicas.
Emri Drenicė ua shtinte frikėn armiqve. Edhe vetė sulltanin nuk e linte tė qetė nė Stamboll. Sa e sa fermane u nėnshkruan e sa e sa koka pashallarėsh u prenė pėr tė, por kot. Tėrė Ballkani dhe Evropa ishin qetėsuar e nė Drenicė ende s’kishte pushtet tė plotė turk. Edhe atėherė kur provuan ta vėnė pushtetin, mė 1891, dėshtuan: Saraji HAMIDIE midis Llaushės, Polacit e Prekazit, u rrėnua plotėsisht, ndėrsa kajmekami me gjithė nėpunėsit e tjerė u dėbuan brenda natės.
Pushteti borgjez serb ia kishte dronė kėsaj ane aq shumė saqė e quante “vend graizish”. Konsulli serb nė Prishtinė (gjatė sundimit turk) Branislav Nushiqi (1864 - 1938) lavdėrohej, qė hipur mbi kalė, kishte kaluar nėpėr tokėn e Drenicės. Edhe nė elaboratet e ndryshme qė gatuheshin nėpėr kabinetet e krerėve dhe akademikėve serbė pėr shpėrnguljen dhe zhdukjen e shqiptarėve, Derinca parashikohej si vendi mė i rrezikshėm, prej nga duhej larguar masovikisht popullsia (shqiptarėt). Vetė mbreti Aleksandėr pat propozuar qė ky territor tė shkatėrrohej plotėsisht. Borgjezia serbeendonte se me djegien e fshatit tė fundit dhe me vrasjen e fėmijės sė fundit nė Drenicė, pėr opinionin tonė do tė hiqet nga rendi i ditės edhe vetė ēėshtja shqiptare.
Numri i atyre qė luftuan kundėr pushtuesve turq, austrohungarezė e posaēėrisht kundėr atyre serbė ėshtė shumė i madh. Nga trevat e Drenicės u dalluan: Bejtė Galica, Ahmet Delia, Shaqir Smaka, Azem Bejtė Galica, Shotė Galica, Mehmet Delia, Lec Gradica, Zenel Baica, Ilaz Reēaku, Fazli Berani, Bajram Tėrnavci, Halit Bajrami, Mehmet Gjeli, Shaban Mangjolli, Shaqir Pirraku, etj.
Edhe gjatė luftės sė Dytė Botėrore rezistenca dhe revolta mė e madhe kundėr sllavokomunistėve ēetnikė shpėrtheu nė Drenicė. Kėtu ende ruhej amaneti i Azem Bjetė Galicės dhe i shokėve tė tij se “besė me shka nuk ka”. Ky amanet u rikujtua edhe gjatė atyre viteve tė stuhishme. Mė 8 prill 1943, kur nėpėr fshatrat e Drenicės propagandohej pėr vėllazėrim-bashkim, Fadil Hoxha vetė shkoi nė fshatin Berishė. Aty u takua me plakun e menēur tė atij fshati, me Tahir Berishėn, i cili pos tjerash i pat thėnė: “Mos kij besim te serbėt! Gjithmonė na kanė mashtrue e kanė me ju mashture”. Kjo doli e saktė dhe shumė shpejt u vėrtetua. Brenda muajve janar - shkurt 1945 u bė ploja mbi Drenicė. Gjatė kėsaj periudhe tė ndėrlikuar historike nė mesin e shumė tė tjerėve u dalluan: Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Ahmat e Rifat Galica, Sadik Lutani, Azem Aruqi, Imer Fazli Radisheva, Ajet Gėrguri, etj.
Nga treva e Drenicės, nga Polaci, ishte edhe familja e Hasan Prishtinės (1878 - 1933). Ky ideolog i shquar dhe udhėheqės i palodhur i kryengritjeve tė pėrgjithshme pėr Pavarėsinė e tokave shqiptare, tėrė pasurinė dhe jetėn e dha pėr tė mirėn e kombit. Lirisht mund tė thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatė muajve maj - gusht 1912 e pėrgatitėn ngritjen e Flamurit nė Vlorė.
Nė mbyllje po e citojmė shkrimtarin tonė tė njohur Hivzi Sulejmanin, i cili shkruan: “Kurrė ky vend, kjo anė me male dhe lugina mesatare, kjo Drenicė e papėrkulur, nuk ka dashur tė dijė pėr asnjė pushtet pėrveē pushtetit tė vet. Kurrkujt pra nuk i ėshtė nėnshtruar. E prej ligjeve njerėzore qė vlenin aty diēka ishte vetėm njė: Ai i Lekės”.
Dhe, sėrish e njėjta gjė. Amaneti i bezave, mė mirė sė gjetkė, u ruajt pikėrisht kėtu, nė Drenicė. Nė hirin e Feniksve tė lirisė u rilind fara e jonė ēlirimtare- Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, nė krye me Komandantin legjendar, ADEM JASHARIN, e cila kurorėzoi suksesshėm aspiratat tona shekullore, pra solli Ditėn e Bardhė- L I R I N Ė !


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante