Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-06-11, 20:23   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Azem bejtė galica



Mė 26 mars 1903, mori pesė nė fushėn e Morinės, nė Kuvendin historik tė Drenicės, tė cilin e udhėhoqi Ahmet Delia. Nė tė u vendos tė kundėrshtohen reformat turke. Pas tri ditėsh, mė 29 mars, mijėra drenicarė, nėn drejtimin e Ramė Lutanit e morėn Vushtrrinė pa pengesa tė mėdha. Tė nesėrmen u nisėn pėr nė Mitrovicė pėr t’u ndihmuar vėllezėrve tė vet shaljanė, tė cilėt e kishin sulmuar qytetin dhe kėrkonin dėbimin e menjėhershėm tė konsullit rus Shēerbinit. Beteja qe e pėrgjakshme. U vranė mbi 300 shqiptarė. Nga kodra e Bairit sulmonin me topa. Aty qėndronte edhe Shēerbini, i cili edhe komandonte. Njė ushtar shqiptar, nė ushtrinė turke, me emrin Ibrahim Halit Popovci, nga Suka e Gjilanit, duke i parė kėto skena tmerruese e dredh pushkėn dhe e qėllon konsullin, i cili vdiq pas disa ditėsh. Edhe nė kėto luftime u dalluan trimat qė i udhėhoqi Bejtė Galica.
Lėvizja antiturke sa vinte e shtohej. Kryengritėsit shqiptarė kishin pėrfshirė mbarė Kosovėn. Nė muajin korrik 1907 shpėrtheu revolta e armatosur nė Drenicė. Tė gjithė kryengritėsit e kėsaj treve ishin grumbulluar rreth Rezallės dhe Deviēit.
Shemsi Pasha me forca tė shumta gjendej nė Mitrovicė. Atij i erdhi urdhri nga Stambolli qė sa mė shpejtė tė shuhet me gjak kjo kryengritje. Ky menjėherė i nis dy taborre nėn drejtimin e major Vehbi Efendiut pėr nė Drenicė. Posa arritėn nė Llaushė krisėn pushtet e para. Vehbi Efendiut iu desh tė zbresė nga kali dhe ta ruajė kokėn e vet. Beteja e pėrgjakshme, e cila zgjati tėrė ditėn, u zhvillua midis Rezallės dhe Deviēit. Aty mbesin tė vrarė shumė shqiptarė, nė mesin e tyre edhe njėri nga prijėsit e betejės - Bejtė Galica. Ai kishte mbetur keq, pėrmbys. Njė ushtar i kėsaj ane e njeh dhe don ta kthejė mbarė. Vehbi Efendiu iu kėrcėnua:
- Largohu more edepsėz se po tė kėpus me kamxhik. Ai ėshtė harambash qė e ka kundėrshtuar dovletin. Ashtu le tė vdesė, pėrmbys!
Kėshtu, nė muajin korrik 1907, nė fushėn e nderit ra heroikisht patrioti dhe luftėtari 54-vjeēar, Bejtė Galica.
Pas njė jave turqit ia dogjėn shtėpinė nė Galicė duke i lėnė pa kulm mbi kokė Sherifen me dy thjeshtėrit (Seferin dhe Zenelin) dhe tre fėmijėt e vet: Azemin, Mihanėn dhe Ademin.

DJALOSHI NĖ RRUGĖN E BABAIT

Me vrasjen e Bejtė Galicės nuk u shua rezistenca e armatosur nė kėtė familje trime. Rrugėn e tij do ta vazhdojnė tė bijtė, sidomos djali i tretė, Azemi.
Azem Bejta u lind mė 10 dhjetor 1889. I rritur nė gjirin e njė familje me tradita luftarake e patriotike, qė nga fillimi u pėrcaktua pėr luftė tė pakompromis me secilin qė do t’i cenojė vatrat e tė parėve. Si fėmijė pėrjetoi ngjarje tė hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranė babanė dhe ia dogjėn shtėpinė, duke i lėnė tė pastrehė. Rropatjet e kėsaj familjeje nėpėr dallgėt e egra tė jetės ia sforcuan ndjenjėn e atdhedashurisė dhe ia ngritėn nė njė ideal tė pashuar, pėr tė cilin dha edhe jetėn.
Tiparet e njė trimi tė paepur dhe tė njė vizionari tė mprehtė u manifestuan qė nė rininė e hershme tė kėtij djaloshi. Si i vogėl dallohej nga moshatarėt. Ishte i zgjuar e i shkathėt. I pėlqenin shumė kėngėt e trimėrisė dhe rrėfimet e pleqve pėr ngjarjet e ndryshme tė historisė kombėtare. Nė odat tona - shkolla, mori mėsime tė mira. Ky shpirt i shėndoshė qėndronte nė njė trup tė shėndoshė, siē do tė thoshin latinėt e lashtė. Edhe pėr zhdėrvjelltėsi ua kalonte tė gjithėve. Nė mundje, me ēobanė, ishte i pari. Por mbi tė gjitha atė e cilėsonin trimėria dhe guximi. Ende pa i mbushur 11 vjet me pushkėn e dajės, e pat plagosur njė serb tė Selacit, (Stojanin) tė cilit ia kishin frikėn tė gjithė.
Shumė herė burrat e Selacit (dajat e tij) dhe kėta tė Galicės bisedonin dhe ziheshin si me shaka rreth asaj se kujt i ka ngjarė Azemi, dajave apo babait? Kur nxeheshin shumė i qetėsonte plaku i urtė i Galicės, mixha Rexhep duke u thėnė: “O burra, pse po lodheni aq shumė. Kah t’gan mirė āsht, dajtė trima e babėn trim”.
Gjatė viteve 1910 - 1912 shpėrthyen kryengritjet e pėrgjithshme pėr pavarėsinė e tokave shqiptare. Mė 5 maj 1912, Hasan Prishtina doli nė Drenicė, i mbathi opingat dhe e dha kushtrimin pėr njė luftė mbarėkombėtare kundėr Perandorisė osmane.
Edhe Azemi 20-vjeēar, u radhit nė ēetat kryengritėse tė Drenicės, tė udhėhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicarėt dhe shaljanėt ishin nisur pėr luftė pėrbri tyre marshonte Isa Boleti, hipur mbi kalė e i shoqėruar nga shumė trima. Nė mesin e tyre i ra nė sy djaloshi sypatrembur e i etshėm pėr luftė.
- I kujt ėshtė ai djalė? - pyeti Isa Boletini
- I biri i Bejtė Galicės, Azemi - iu pėrgjigj njėri nga trimat qė e shoqėronte.
E ngau kalin dhe iu afrua. Pasi u pėrshėndet me tė ia vuri dorėn nė krah dhe e pėrgėzoi:
- Tė lumtė, ore djalosh trim. Ti paske vendosur ta dėrgosh nė vend amanetin e babait tėnd, ta vazhdosh rrugėn e tij luftarake. Kjo ėshtė rrugė e vėshtirė, por e lavdishme dhe e ndershme. Zemra m’u bė mal nga gėzimi, sepse Bejta nuk paska vdekur. Shpirtin e tij luftarak po e shoh nė sytė e tu tė etshėm, pėr liri. Ai e paska lėnė njė trim qė do ta nderojė Kosovėn dhe mbarė kombin. Me fat rruga e lavdisė se njė vend qė lind brezni trimash nuk do tė humbet kurrė...
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė