Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-06-11, 20:25   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Azem bejtė galica



Betejat e atyre viteve qenė tė vėshtira dhe tė pėrgjakshme. Shtetet fqinje sodisnin dhe bėnin plane djallėzore pėr copėtimin e trojeve shqiptare. E formuan Aleancėn Ballkanike dhe atėherė kur bisha evro-aziatike po i bėnte pėrpėlitjet e fundit, nė njėrėn anė, dhe shqiptarėt ishin molisur nga betejat e pareshtura, nė anėn tjetėr, ato u inkuadruan nė luftė. Kėshtu, mbi tokat e posaēliruara shqiptare, u vėrsulėn si njė lukuni ujqrish grabitqarė ushtritė serbo-malazeze. Secila mundohej ta kafshojė njė copė mė tė madhe nga trupi i gjakosur.
Nėse luftėrat ballkanike pėr disa popuj ishin fatlume, se ua sollėn lirinė, pėr shqiptarėt e Kosovės ishin tė kobshme, sepse u sollėn robėri tė re. Fitorja e 28 Nėntorit ishte gjysmake. Kosova u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato e filluan terrorizimin mbi popullatėn shqiptare. U sulmua ēdo gjė kombėtare: gjuha, flamuri, zakonet, feja, toponimet e tė tjera, me qėllim qė tė bėhen shpėrngulje masive. Krahas tyre u hapėn edhe shumė burgje e kampe torturuese. Nė Drenicė kampi mė famėkeq ishte ai i Runikut, kui u keqtrajtuan shumė drenicarė.




Azem Bejta tė gjitha kėto ngjarje i pėrjetoi vetė, nė vijėn e parė tė frontit. Kurrė nuk iu nda luftėtarėve tė lirisė. Mori pjesė edhe nė Betejėn Legjendare tė Merdarit, ku mbetėn mijėra tė vrarė.
Posa ishte kthyer nga betejat qe arrestuar dhe burgosur. Disa ditė ishte mbajtur nė stacionin e Tėrnavcit. Pėr ēdo ditė e detyronin tė punojė punė tė rėnda fizike, nė rrugėn Mitrovicė - Pejė. Njė ditė, derisa po punonin nė Vojtesh, ra nė konflikt me xhandarin qė i shoqėronte. E qėlloi me ēekan duke e plagosur pėr vdekje. Atėherė e dėrguan nė kampin e Runikut. Atje kalonte shumė keq. Jeta ishte e rėndė dhe e mundimshme. Tė burgosurit i kishin futur nė njė baltė tė madhe midis njė livadhi tė rrethuar me tela xhemborė e me roje tė dyfishuara. Shumė vdisnin nga mundimet dhe torturat. Njė ditė drenicarėt e sulmuan kampin. Organet shtetėrore, tė mllefosura, i qesin nė pushkatim tė burgosurit. Azemi arrin tė shpėtojė midis plumbave. Ishte fundi i vitit 1913.
Xhandarmėria serbe e ndihmuar edhe nga njė spiun shqiptar, vėhet nė ndjekje tė tij. E hetojnė dhe e rrethojnė nė malet e Mikushnicės. I paarmatosur dhe duarlidhur plagoset nė dorėn e majtė (nga ky moment gishtat e kėsaj dore i mbetėn tė palėvizshėm). Pas disa orėsh kapet dhe dėrgohet nė burgun e Mitrovicės. Tė nesėrmėn ia arrestojnė edhe dy vėllezėrit: Seferin dhe Zenelin dhe bashkė me shumė tė rinj nga Drenica i burgosin. Pas disa ditėsh tė gjithė i nisin pėr nė Serbi. Pak ditė i mbajnė nė Zajeēar e pastaj i transferojnė nė Pozharevc, nė burgun mė tė rėndė tė kohės.
Nė burg jeta ishte e mjerueshme. I ushqenin sa pėr tė mos vdekur. Mbi njė vit e kaluan nė vetmi tė plotė, nėpėr qelitė e nėndheshme pėrplot lagėshti, errėsirė e myk. Krahas tyre mbi ta pėr ēdo ditė ushtrohej edhe dhunė e torturė barbare e tipit mesjetar. Por, megjithatė, duhej mbijetuar. Atje e mėsoi edhe serbokroatishten.
Azemi ishte optimist dhe mbante qėndrim burrėror. Kurrė nuk u gjunjėzua as nuk u zhgėnjye. Nė zemrėn e tij kishte zėnė vend dashuria pėr Kosovėn. Ajo dashuri e mbante duke ia ushqyer shpirtin e tij qė po vuante prapa grilave tė hekurtė. Tashmė ajo ishte shndėrruar nė njė ideal tė pashuar jetėsor. Gjithnjė shpresonte se njė ditė do tė kthehet nė Kosovė dhe do ta vazhdonte luftėn pėr ēlirimin dhe pavarėsimin e trojeve tė veta. Shpesh e ėndėrronte Kosovėn e lirė. Kėtė ua thoshte edhe shokėve. E shihte veten tė lirė duke vrapuar drejt saj. Si nė vegim e dėgjonte zėrin e mekur tė nėnėlokės qė e thirrte nė rrugėn e nderit, nė rrugėn e pavdekshmėrisė...
Dhe, nuk vonoi shumė, ajo ditė e bardhė agoi. U kėputėn prangat, u shkallmuan dyert, u mbytėn rojet dhe, u kapėrcyen telat. Trimi vetė i shtati u gjend nė ajėr tė pastėr, i lirė...
Organet serbe, ai mėngjes pranveror, i gjeti tė hutuar. Linja telefonike ishte e ngarkuar me zėra tė shqetėsuar e tėrė ankth.
- Alo... alo Komanda e Mitrovicės, a mė dėgjon? Jam drejtori i burgut tė Pozharevcit. Tė lutem, dėgjo me kujdes! Dje, pasdite na ka ndodhur njė skandal shqetėsues. Njė grup tė burgosurish ėshtė arratisur. Tė gjithė janė nga rrethi juaj. Atyre u prin ai djaloshi mustaqezi i quajtur Azem. Dy rojtarė i kemi gjetur tė mbytur pėrdhunisht. Tė lutemi shumė, merri tė gjitha masat pėr t’i kapur, se po e mori vesh lartmadhėria e pat jeta ime...
- Ēfarė, ēfarė?! - u ēakdėrdis komandanti - ikje nga burgu thua? Mos je i dehur... apo po tallesh me mua? Azem Bejta tė arratiset nga ai burg me gjithė ato labirinte enigmatike e mu nė zemėr tė mbretėrisė sonė. A guxon tė ndodhė kjo more sylesh? Jo, jo ende nuk mė besohet se pėrndryshe do tė ēmendem. Kjo ėshtė e tmerrshme dhe fatale. Medet ē‘na paska gjetur nė qė do tė kemi punė me te. Kurrė mė organet tona nuk do ta kenė qetėsi nė kėto anė. Lirisht xhandarėt e postkomandave tona le ta lėshojnė Drenicėn. S’do tė ketė qetėsi as krali ynė nė Beograd. Phu, ju marrtė djalli, ju marrtė, more kukuvajkat e dreqit!...
Tė arratisurit ecnin drejt vendlindjes, andej nga i ftonte zėri i i ėmbėl i lirisė, pa ēarė kokėn ē‘po ndodhte nė qarqet shtetėrore. Pas njė udhėtimi tė gjatė e tė mundimshėm, natėn e ditėn, maleve e fushave, tė lodhur e tė uritur, arritėn nė Kosovėn e dashur. Ishte pranvera e vitit 1915.
Azemi pa humbur kohė, ende pa kaluar muaji, vendosi ta formojė ēetėn e vet luftarake. Bashkė me dy vėllezėrit dhe me disa trima nga fshatrat pėrreth qė u grumbulluan nė Galicė. Nėn hijėn e Qarrit qindravjeēar (Lisi i Vorreve) e shtruan sofrėn dhe u ulėn rreth saj. Nėna Sherife ua solli flamurin shqiptar, qė e kishte ruajtur nė fund tė arkės prej druri arre tė zbukuruar me shqiponjėn dykrenare dhe pasi e shpalosi mirė e shtroi mbi sofėr. Trimat me dorėn e majtė nė zemėr e me tė djathtėn mbi flamur njėzėrit u betuan: “Betohemi nė kėtė flamur tė shenjtė se sa tė jemi gjallė do tė luftojmė pėr lirinė e kėtyre trojeve. Betohemi dhe bėjmė be se pėr Kosovėn japim jetėn sikur me le”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė