Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-06-11, 20:27   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Azem bejtė galica

Pas disa ditėsh, kur Azemi nuk ishte nė shtėpi, forca tė mėdha austriake e rrethojnė shtėpinė e tij, me ē‘rast i zėnė dy vėllezėrit e tij; Seferin dhe Zenelin. Pasi ia djegin shtėpinė ata i marrin dhe, nė shenjė hakmarrjeje pėr xhandarėt e vrarė mė parė, i pushkatojnė nė malin Gamna, afėr Mikushnicės. Kur u kthye Azemi e gjeti ēdo gjė shkrumb e hi. E mori familjen: nėnė Sherifen, Ademin, gruan e Seferit, me djalin e vogėl, Bejtushin dhe kaluan nė Obrinė e Ulėt, e cila gjendej nėn sundimin bullgar. Me ta ishte edhe vėllai i vogėl i Shotės, Rexhep (Rexha). Ata u vendosėn nė kullėn e Sefer Halil Smakiqit, qė gjendej nė vijėn kufitare bullgaro-austrohungareze.
Pas disa ditėsh forcat bullgare i hetojnė. Ata e thėrrasin kryeplakun e fshatit, Kadri Seferin (i vėllai i pleqnarit tė njohur nė tėrė Kosovėn - Xhemail Obrisė) dhe i thonė brenda dy ditėsh Azem Bejta duhet t’i dorėzojė armėt ose tė largohet nga fshati, nga territori ynė. Kadriu, sipas zakonit e thėrret kuvendin e burrave pėr ta shtruar problemin. Nė fushėn midis dy fshatrave tė quajtur PINIQE tubohen burrat e Obrisė sė Ulėt, Obrisė sė Epėrme dhe tė Murgės. Pati mendime qė Azemi t’i dorėzojė armėt e veta e pastaj tė gjithė sė bashku t’ia blejnė tė tjera. Sefer Halili tha ėshtė mirė tė pyetet edhe Azemi. Tė gjithė u pajtuan dhe shkuan e thirrėn. Kur ia shpejguan si qėndron puna, Azemi iu drejtua kryeplakut:
“O, baba Kadri, (ashtu e thėrriste nga respekti) kur kam dalė maleve jam betuar se armėt e mia nuk ia dorėzoj kurrė pėr sė gjalli armikut. Nėse mė thoni ju, shokėt e fisit, unė e lėshoj fshatin. Nėse mė thotė mixha Sefer, qysh sonte largohna nga kulla”.
Seferi Halili, i prekur, ngritet nė kėmbė dhe i drejtohet Azemit: “O, Azem Galica, qysh po ma thue atė fjalė, he burrė. Pa i ra kulmi nė tokė e gurėt e themelit me i hyp sipri nuk bāhet tė dalėsh nga kulla ime”.
Me kėto fjalė merr fund kuvendi. Natėn forca tė mėdha bullgare, nė bashkėpunim edhe me ato asutrohungareze e rrethojnė kullėn e Sefer Halilit. Ende pa zbardhur drita fillon lufta e pėrgjakshme, e cila zgjati deri nė mbrėmje. Rrethimi ishte i vėshtirė. Nga ana e prapme e kullės Azemi kėrcen nė tokė. Lufton me xhandarė, por pėrsėri detyrohet tė tėrhiqet nė kullė me njė plagė tė rėndė nė trup. Edhe Ademi i ri ishte plagosur. Shota e vetmuar me Rexhepin e pasprovuar qėndronte dhe luftonte duke i ndėrruar frengjitė, sa kėtu, sa atje, pėr ta bindur armikun se brenda ka shumė luftėtarė. Kėnga popullore duke e pėrshkruar kėtė luftė qė u zhvillua me 6 mars 1917 thotė:

Ademi i vogėl si dukati
Kqyr i shkreti sa fort piskati
Nuk po i pret plumbat ēardaku
Ah bre Shotė, fort mė ēarti!
Fort mė ēarti njė plumb i shkretė
Tash qėndro se vetėm ke mbetė.

Dikur, kah mbrėmja, arritėn edhe forca ushtarake me njė top malor. Kur nisi tė errėsohej, burrat e Obrisė i shkojnė nė ndihmė dhe Azemi del nga rrethimi. Kalojnė nė zabelin e Gurikuqit. Azemin e plagosur rėndė e dėrgojnė te bajraktari i Plluzhinės e prej andej Shota e nis pėr nė malet e Radishevės. Ademin e plagosur mė lehtė e ndalin nė malet e Obrisė. Aty e mjekonte Osman Pajaziti nga Obria.
Forcat bullgare kur zbardhi dita, i ngarkuan 18 kufomat e xhandarėve tė vrarė dhe i nisėn pėr nė Prishtinė. Familjen bashkė me tė zotin e shtėpisė Sefer Halilin, i internuan nė Pozharevc. Atje, nė kampin famėkeq ka lindur edhe Hazir Sefer Smakiqi. Pa dy vjetėsh kjo familje kthehet nė Obri, duke e sjell me vete njė drapėr tė fabrikuar, gjė qė ishte risi pėr kėto anė.
Nėna e Azemit me Bejtushin edhe disa vite qėndroi nė Obri, duke kaluar nė shtėpinė e Sinan Tahir Smakiqit, kushėri i Seferit, i cili e kishte shtėpinė nė zonėn austrohungareze.
Siē u cek mė lart, Ademi pasi u shėrua disa ditė nė malet e Obrisė, dėrgohet nė Gradicė, te Tahir Bardiqi (nip i Galicės). Aty pasi i thahen pak plagėt, duke u pėrlarė me njė moshatar tė vetin, i pėrlcasin sėrish dhe pas dy ditėsh vdes. Vdekja e tij e hershme pa i mbushur 16 pranverat i pikėlloi shumė Azemin dhe Shotėn.
Azem Bejta pėr disa ditė rresht u shėrua nė spitalin “malor” nga “mjekja” e palodhur - Shota, e cila i qėndronte te koka natėn e ditėn. U shėrua nė fshehtėsinė mė tė madhe, nė malet besnike, midis Drenicės dhe Podgurit, qė e ruanin me besnikėri nga syri i armikut. Barinjtė interesoheshin pėr ēdo lėvizje qė bėhej nė ato anė. Edhe ata e ndihmonin shėrimin e kėtij trimi.
Drerisa dhe e tėrė Kosova e pritnin kapedanin e vet. Pėr ēdo ditė pyesnin pėr shėndetin e tij. Jeta e tij ishte e nevojshme dhe e vlefshme pėr tė gjithė. Dhe, njė ditė, pasi u shėrua plotėsisht, Shota u bėri zė shokėve dhe i ftoi qė tė ngjiteshin nė mal. Aty u shtrua njė drekė e begatshme qė e kishte pėrgatitur vetė Shota. Kishte ardhur edhe Shaqir Smaka, i cili kur e pa Azemin tė gatshėm pėr luftė, i rodhėn lot gėzimi. Pasi u bashkuan ēetat zbritėn nė Kllodernicė pėr t’i kaluar disa ditė.

Pas disa ditėsh austrohungarezėt informohen ku gjenden luftėtarėt e kėtyre ēetave dhe shkojnė i rrethojnė. Me njė sulm tė rreptė e shpėrthejnė rrethimin duke i vrarė disa xhandarė dhe spiunin qė u kishte prirė, Lah Kllodernicėn. Nga ana e ēetave ēlirimtare u vra Ramadan Llullaku.
Ēeta e Shaqir Smakės dhe e Azem Bejtės kalojnė nė fshatin verior tė Drenicės, nė Banjė, ku shumica e banorėve ishin serbė. Edhe atje i hetojnė dhe shkojnė e i rrethojnė. Nė befasi, pa i hetuar fare, ishin afruar deri te dera e kullės. Kur dalin Azemi e Shaqiri nė korridor, nėn shkallė kishte qenė udhėheqėsi i ekspditės, Llokmajstori Hirtman. Shaqir Smaka kapet fytas me tė. Tė dy ishin tė fortė. Ende ishte terr dhe nuk dukej gjė. Pėrleshja e tyre zgjati shumė. Ishte e pamundur tė veēohej austriaku. Dikur njė shok i Azemit (Feka nga Rakinica, dhėndėr i Shaqirit) duke u munduar ta qėlloi Hirtmanin i vret qė tė dy. Vdekja e Shaqirit e pikėlloi shumė Azemin, i cili bėri luftė titanike derisa e shpėrthue rethimin. Kėtė betejė tė pėrgjakshme e ka pėrshkruar edhe kėngėtari popullor:

Austrohungarėt n’kam janė ēue
Pėr zullum n’Drenicė janė shkue
Kapetani ai shpirtzi,
N’krye t’njė ēete paska pri,
N’Bajė t’Drenicės kur janė shkue
Shaqir Smakėn e Azemin i kanė rrethue...!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė