Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-06-11, 20:29   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Azem bejtė galica

THEMELIMI I KOMITETIT “MBROJTJA KOMBĖTARE E KOSOVĖS”



Pas Luftės sė Parė Botėrore tokat shqiptare u bėnė pre e lakmive tė shovenistėve fqinjė dhe e fuqive imperialiste. Shtetet fqinje, veēmas Serbia, nėn pretekstin e ndjekjes sė ushtrisė austrohungareze, ishin vėrsulur egėrsisht mbi tokat shqiptare.
Ēdo pėllėmbė toke e ēliruar nga njė pushtues, robėrohej nga njė pushtues edhe mė i egėr. Kėshtu nisi tė rrezikohej edhe pavarėsia e Shtetit Shqiptar, e shpallur nė Vlorė, mė 28 Nėntor 1912.
Tė nxitur nga momentet historike, njė grup intelektualėsh e patriotėsh, vendosėn tė krijonin njė organizatė politike, e cila do ta organizonte popullin nė luftė pėr ēlirim kombėtar. Kėshtu mė 1 maj 1918, intelektualė e patriotė tė shquar, nėn udhėheqjen e Hoxhė Kadriut (Kadri Lutfulla Prishtina 1978 - 1925), ilegalisht u grumbulluan nė Shkodėr dhe formuan Komitetin me emrin “MBROJTJA KOMBĖTARE E KOSOVĖS”. Nė tė vėrtetė ky ishte vazhdim i “KOMITETIT TĖ FSHEHTĖ” krijuar gjithashtu nė Shkodėr nga Hoxhė Kadriu, mė 1915.

Komiteti, edhe pse selinė e kishte nė Shkodėr, kudo, qė nga jugu e deri nė veri, i kishte degėt dhe nėndegėt e veta.
Nė Kėshillin Qėndror tė KOMITETIT TĖ KOSOVĖS bėnin pjesė shtatė anėtarė, tė cilėt e zgjedhnin kryetarin, nėnkryetarin. Sekretarin dhe arkėtarin. Kryetar ishte Kadri Prishtina, i cili nė shenjė tė erudicionit tė tij quhej Hoxhė Kadriu, sekretar ishte Bedri Pejani, nėnkryetar Hysni Curri. Tė tjerėt ishin anėtarė, por secili kryente detyra tė caktuara. ( Shih Mr. Lush Culaj, Komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės 1918-1924, Prishtinė, 1997, fq.29)
Nė kohė tė ndryshme si anėtarė tė Komitetit punuan me vetėmohim luftėtarėt e Lėvizjes Kombėtare Demokratike si: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Sali Nivica, Hysni Curri, Bedri Peja (Pejani), Beshir (Beqir) Vokshi, Azem Galica, Avni Rrustemi, Elez Isufi, Aqif
Pasha, Sotir Peci, Ragip e Qerim Begolli, Sotir Kolea, Kel Marubi, etj. Qė nė fillim KOMITETI u pėrqėndrua nė dy drejtime kryesore, nė:
a) diplomaci dhe
b) organizimin e rezistencės sė armatosur.

Pėrgjegjės kryesor pėr organizimin e rezistencės sė armatosur u caktua Hysni Curri, ndėrsa komandantė dhe udhėheqės tė ēetave (forcat e armatosura shqiptare quheshin “Komitė Shqiptare), u caktuan: Bajram Curri, Azem Galica, Beqir Vokshi, Elez Isufi, Bajram Daklani, Ajet Ēaushi (Drevinja), Beqir Rexha, Sadik Rama, etj.
Sipas programit tė Komitetit dhe udhėzimeve tė Hoxhė Kadriut, krahas ndjekjes sė ushtrisė austrohungareze, duhej vendosur edhe pushteti popullor shqiptar. Nė ēdo vend tė ēliruar duhej vendosur flamuri i Skėnderbeut, flamuri kuqezi.

Kėshtu, nė vjeshtėn e vitit 1918, filloi lufta kundėr austrohungarezėve. Azem Galica me ēetat e veta e ēliroi Drenicėn, Istogun dhe marshoi drejt Pejės. Kėtė qytet ende po e mbronin forca tė mėdha austrohungareze, tė komanduara nga Hasn Begu i Bosnjės. Sipas programit tė Komitetit ēdo pėllėmbė toke e ēliruar vihej nėn pushtetin popullor shqiptar. Kudo valonte flamuri shqiptar. Nė Pejė arriti edhe Kostė Vojvoda me ēetnikėt e vet. Derisa kryengritėsit po e mbanin tė rrethuar Pejėn, Azemi kishte shkuar nė Shkup nė emėr tė Komitetit, pėr t’u takuar me komandantin e forcave franceze. Azemi atij i tha se mbi 4000 ushtarė austrohungarezė janė tė rrethuar nė Pejė nga forcat kryengritėse. Ai iu drejtua Azemit:
- Ti a mund ta pushtosh Pejėn?
Azemi duke u bazuar nė moralin e lartė luftarak tė shqiptarėve dhe nė etjen e tyre pėr liri, ia ktheu:
- Unė nė Pejė bėj ēdo gjė.
Azemi u kthye nė Pejė dhe urdhėroi fillimin e betejės. U zhvillua njė luftė e rreptė dhe e pėrgjakshme, por qyteti u ēlirua. Rreth 4000 ushtarėt e zėnė robėr iu dorėzuan forcave franceze, ndėrsa armatimi iu shpėrnda ēetave kryengritėse. Flamuri u vu nė qendėr tė Pejės.


Historiografia borgjeze serbo-malazeze ēlirimin e Pejės, mė 12 tetor 1918, ia atribuon Kostė Peēancit, kurse Azem Bejtėn dhe forcat shqiptare nuk i pėrmend fare. Se sa ka pasur mundėsi ta ēlirojė ai Pejėn tregon fakti se pas ēlirimit tė qytetit kur ėshtė dashur tė niset pėr nė Mal tė Zi e pėr tė vazhduar drejt Shkodrės mezi i ka grumbulluar 60 njerėz.
Pasi u ēelėn rrugėt, nė Pejė hyri ushtria franceze e pas saj edhe forcat serbe, tė cilat ishin nisur pėr ta pushtuar Shkodrėn dhe ndoshta pėr ta rrezikuar edhe pavarėsinė e shtetit shqiptar. Kostė Peēanci, qė gjithmonė i kishte shfrytėzuar luftėrat e Azemit, edhe kėsaj radhe duke u mbėshtetur nė forcat franceze dhe duke e gjetur ndonjė pėrkrahje tė vogėl tė ca bejlerėve pejanė, e zbriti flamurin shqiptar dhe e ngriti flamurin serb. E kishte harruar marėveshjen e Varragės dhe “besėn” qė ia kishte dhėnė Azemit, se do tė luftojmė bashkė deri nė ēlirimin e vendit e pastaj secili popull do tė jetojė i lirė nė vendin e vet.
Kėshtu, Peja dhe viset e tjera qė u ēliruan nga okupatorėt austrohungarezė (Mitrovica, Drenica e Kuqe, Istogu, etj.), menjėherė ranė nėn kthetrat e njė armiku edhe mė tė egėr e mė barbar, zullimet e tė cilit ende i kishin tė freskėta, ato tė viteve 1912 - 1915. Kosta u bė kundėrshtar i Azem Bejtės dhe e ftonte qė t’i dorėzojė armėt dhe tė pranojė ndonjė gradė a post ushtarak. Azemi i tradhtuar nuk u demoralizua e as nuk u mashtrua pas ofiqeve e gradave tė ofruara, por e vazhdoi luftėn pėr liri e pavarėsi kombėtare. Tradhtinė e Kostės e ka pėrshkruar edhe kėngėtari popullor, ku pos tjerash thotė:


Azem Bejta fort po pisket
Kostė Vojvodės po m’i thėrret
- N’kohė t’bugarit t’kam pshtue
Nja tri vjet ke nejt me mue
Cok anmikut s’asht kurrė m’i besue.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė