Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-06-11, 20:30   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Azem bejtė galica

Azemin me shokė mė shumė i shqetėsoi qėndrimi i forcave franceze, sepse pėr serbėt e kanė ditur edhe mė parė se janė tė pabesė dhe dinakė. A ishin ata francezė qė disa ditė mė parė mė se 2000 austrikė tė zėnė robėr nė Pėrrua tė Keq (te Pėrroni i Kajtazit), ua patėn dorėzuar nė garnizonin e Mitrovicės ?! Atė ditė vetė komandanti Balshe kishte shtruar drekė dhe e kishte pėrgėzuar pėr fitore:
- Mirė se erdhe Mysje Azem Galica! Trimėria dhe strategjia jote efikase po mė ēudit. Po ua kalon gjeneralėve tanė qė kanė kryer shkolla e akademi ushtarake. T’i zėsh gjithė ata ushtarė e oficerė pa t’u dėmtuar asnjė luftėtar ėshtė diēka e madhėrishme dhe e rrallė. Ne francezėt, trimat e tillė i ēmojė dhe i nderojmė. Edhe pėr Ju kemi pėrgatitur drekė solemne dhe njė shpatė tė argjendtė, e cila u takon vetėm heronjve si trofe lufte. Gėzuar fitoren dhe dekoratėn!
- “Zoti gjeneral, ju falėnderoj pėr drekėn dhe shėrbimet e tjera. Unė nuk kam kryer shkolla e akademi ushtarake. Ēdo gjė e kam mėsuar nga jeta e pėrvuajtur e popullit tim. Ne e bėjmė vetėm njė lloj lufte, luftėn ēlirimtare. Atė luftė e udhėheq vetėm njė dashuri - dashuria pėr lirinė e trojeve tona, qė po na i shkelin tė huajt. Kjo na bėn tė fortė e trima, tė aftė e strategė tė mirė. E sa i pėrket dekoratės nuk mund ta pranoj. Unė nk bėra asgjė mė tepėr se sa mė takon. Kreva detyrėn ndaj atdheut. Kėtė e bėjnė edhe shokėt e mi dhe mbarė populli im trim. Nuk kemi dalė maleve pėr grada e dekorata, por pėr liri dhe pavarėsi tė trojeve tona”.
Kėshtu u veprua edhe me robėrit e zėnė nė Pejė, por tradhtia ishte pėrgatitur herėt. Kėtė e ka pohuar edhe vetė Jorgo Gjukiqi (Jabuka) nga Jabuka e Koloshinit qė kishte zėnė vend nė Bukosh tė Vushtrrisė. Ai nė biseda me galicasit thoshte:
- “Kėtė sy ma ka verbua Azem Galica, por unė ia kam pasur borxh edhe jetėn. E kemi tradhtuar shumė rėndė. Luftėrat dhe sukseset e tij i shfrytėzuam derisa i ndoqėm austriakėt dhe hungarezėt. Kur erdhėn francezėt ia kthyem shpinėn. Kurrė nuk e harroj momentin kur e shkatėrruam mbishkrimin “SKĖNDERBEU” nė hotelin e Mitrovicės dhe e vumė atė “Car Dushan”. Nuk mjaftoi vetėm kjo. Unė i mashtruar nga krali e i verbuar nga gradat, i dola nė pritė pėr ta vrarė tinėz. Ai si rrufeja m’i vrau dy shokėt: Vojėn dhe Stojanin dhe mua mė la pėr tė vdekur, pa njėrin sy. Po hallall i kam thėnė pėr sė gjalli dhe hallall po i them pėr sė vdekuri, se burrė si Azem Galica nuk lind mė nėna. Ishte trim i pastėr dhe besnik”.



Kosova e ēliruar nga kryengritėsit shqiptarė pėrsėri ra nė kthetrat e barbarėve, zullumet e tė cilėve ende ishin tė pashėruara (1912 - 1915).
Azemi nuk u demoralizua, por pa humbur kohė filloi organizimin e ēetave tė lirisė. Kostė Vojvoda u bė armik i pėrbetuar i tij. Ai e ftonte tė dorėzohej dhe tė merrte ndonjė gradė ushtarake. Ky e filloi pėrgatitjen e njė lufte tė re kundėr “Serbisė sė Dytė” siē e quajti populli kėtė pushtues gjakatarė. Pėrsėri doli maleve, sepse siē thotė Kadareja: “Fati i kėtij vendi ka dalė gjithmonė nė fillim nė maja malesh, ashtu siē del dielli”.
Pas kėtyre pėrleshjeve tė mėdha edhe harta gjeopolitike e Evropės pėsoi ndryshime. Kėshtu me kapitullimin e Gjermanisė nė atė luftė, mė 11 nėntor 1918, merr fund Lufta e Parė Botėrore. Para saj kapitulluan edhe aleatėt: Bullgaria mė 29 shtator, Turqia mė 30 tetor dhe Austro-Hungaria mė 3 nėntor 1918. Nė kėtė luftė doli fitues Blloku i Antantės i cili pėrfshinte 33 shtete.
Lufta e Parė Botėrore, nė tė cilėn morėn pjesė 74 milionė ushtarė, mori fund nė nėntor tė vitit 1918. Ajo u kushtoi popujve 10 milionė tė vrarė, 21 milionė tė plagosur, afėr 8 milionė tė zėnė robėr dhe 3.5 milionė invalidė tė rėndė tė luftės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė