Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-07-11, 09:56   #64
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Opinion

Kosova nėn State Capture

Zaptimi (kapja) i shtetit tė Kosovės tashmė nuk vihet nė dilemė. Komisioni Evropian pati thėnė qysh mė 9 dhjetor 2009 se Kosova po hyn nė kėtė fazė tė rrezikshme. Nga institucionet publike, deri tek bėrja biznes ėshtė zaptuar nga njė grup i vogėl njerėzish. Dilema qė mbetet ėshtė: Deri kur?

BURIM RAMADANI




Jo pak njerėz besojnė se nė Kosovė po ndodh Zaptrimi i Shtetit. Jo pak njerėz e dinė se kjo ėshtė fazė tepėr e rėndė e zhvillimeve negative. Jo pak njerėz e kanė tė qartė se pas stadit “Zaptim i Shtetit” vjen stadi “Shtet Mafioz”. Jo pak njerėz janė tė shqetėsuar, madje tė trishtuar nga kjo. Jo pak institucione supra-nacionale e kanė paralajmėruar. Jo pak organizata ndėrkombėtare kanė rrahur gongun.
Por, nė Kosovė, pak njerėz e thonė e kėtė. Ēuditshėm pak njerėz tentojnė tė tregojnė kėtė realitet tė zi. Pak-kush e di se ēka do tė thotė realisht tė jetosh nė njė Shtet tė Zaptuar. Pėr mė keq, pak-kush ėshtė nė gjendje tė mendojė se si tė tejkalohet kjo mortje.
Nė botė, 9 dhjetori njihet si Dita Ndėrkombėtare kundėr Korrupsionit. Nė Kosovė nuk punohet asnjė ditė kundėr korrupsionit. Nė botėn demokratike njerėzit bashkohen nė luftėn kundėr tė keqes. Nė Kosovė, e keqja i bashkon. Megjithėse kjo qė po ndodh nė Kosovėn e vitit 2011 ishte paralajmėruar qysh mė herėt, jashtėzakonisht e errėt duket pamja kur mendohet nė veprimet kundėr kėsaj.
Ėshtė tejet e rėndėsishme tė kthehemi edhe njėherė dhe tė shohim si jemi sjellė gjatė kėtyre viteve tė pas-shpalljes sė pavarėsisė. Perceptimi se njė numė ri vogėl njerėzish mendojnė se shteti ėshtė vetėm i tyre, po del tė jetė realitet. Pra, nuk ėshtė mė nė nivel perceptimi. Si duan, ēka tė duan, kur tė duan dhe qysh tė duan sillen.
Ngatėrrohen dhe prishin raportet edhe me Fondin Monetar Ndėrkombėtar. Dėmtuan shumė fuqishėm raportet ndėr-shtetėrore me Gjermaninė, kur menduan se po bėnin patriotizėm me publikimin e pamjeve tė tre agjentėve gjermanė. Nuk u gajlosen fare nga raportet e pėrvitshme tė Departamentit Amerikan tė Shtetit pėr nivelin shqetėsues tė Trafikimit me Qenie Njerėzore dhe Prostitucionit. Lejuan tė vidhet Dhoma e Dėshmive nė Policinė e Kosovės. I dėrguan “selam” raportuesve evropianė dhe ndėrkombėtarė pėr ēėshtje tė ndryshme nė Kosovė. E quajtėn “mrekulli” Raportin e Progresit tė vitit 2010 nga Komisioni Evropian. Gėnjyen sa ua kishte ėndja. Pėr mė tepėr, vodhėn votėn e lirė tė qytetarit, duke shkelur kėshtu mė sė shumti vlerėn bazike tė kulturės dhe tashmė traditės Perėndimore. E ēka nuk bėnė tjetėr?
Nuk i bėri pėrshtypje se ēka po na thoshin ndėrkombėtarėt tash e sa muaj. As kur Komisioni Evropian, pėrkatėsisht Zyra Ndėrlidhėse nė Prishtinė, pati publikuar njė raport mė 9 dhjetor 2009, se Kosova i ėshtė afruar definimi tė “Zaptimit tė Shtetit”. Nuk donin as tė dėgjojnė se ēka po na thonė evropianėt. Jo pse nuk e dinin. As pse nuk e kuptonin. Por, sepse nuk deshėn as tė mendojnė se ku e kishin afruar vendin.
E tashmė, mė pak se dy vjet ntga ai raport i Komisionit Evropian, Kosova ka arritur atė shkallė. Atė definim. Ėshtė zaptuar nga zaptuesit. Zaptimi i shtetit ndodh kur njė numėr i vogėl i individėve apo kompanive janė tė fuqishėm tė rregollojnė rregullat e lojės nė avantazh tė tyre, pėrmes pėrfitimeve masiove jo-transparente. Shembuj tė kėtyre sjelljeve pėrfshijnė edhe fuqinė pėr tė kontrolluar votat legjislative, marrjes sė vendimeve ekzekutive favorizuese pėr ta dhe vendimet gjyqėsore.
Pra, zaptimi i shtetit ėshtė njė fenomon kur interesat e jashtme (zakonisht interesat private, ekonomike, rrjetet mafioze etj) janė tė fuqishėm tė orientojnė ligjet e shtetit, politikat dhe rregulloret nė pėrfitime tė tyre pėrmes transaksioneve korruptive me zyrtarėt publik tė shtetit dhe politikanėt. Nocioni “Zaptimi i shtetit” derivon nga nocioni tradicional i korrupsionit, nė tė cilin byrokratėt marrin ryshfet nga njerėzit individualė apo kompanitė nė interes tė tyre apo tė politikanėve duke vjedhur asetet e shtetit. Zaptimi i shteti ėshtė i njohur si problemi mė dekonstruktiv dhe i papėrmirėsueshėm i korrupsionit, mbi tė gjitha nė ekonomitė tranzitore me proces tė pakompletuar tė konsolidimit tė demokracisė.
Gongu po bie. Tė gjithė njerėzit qė duan njė Kosovė me demokraci tė konsoliduar duhet tė veprojnė. E gjithė shpresa, tash pėr tash, mbetet tek kushtet dhe kriteret ndėrkombėtare qė Kosova duhet t’i plotėsojė. Ato nuk plotėsohen pa u luftuar zaptimi i shtetit.
Por, sė pari, duhet ta kemi tė qartė se ku ndodhemi. Nė njė shtet tė zaptuar.
Nga hajnat, normalisht.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė