Hiqet dogana pėr makinat
Cmimet e automjeteve nė tregun e brendshėm pritet tė ulen ndjeshėm, pasi qeveria ka vendosur tė heqė doganėn dhe taksėn e shitjes brenda vendit.
Top Channel ka mėsuar formulėn e re tė pėrgatitur nga Ministria e Financave qė shumė shpejt do i dėrgohet si draft qeverisė dhe mė pas kuvendit pėr votim sė bashku me ndryshimet nė buxhet. Sipas draftit, qytetarėt qė importojnė njė automjet nga jashtė tani nuk do tė paguajnė mė doganė, por ajo do tė zėvendėsohet nga njė taksė tjetėr, e cila do tė paguhet cdo vit, kur bėhet kolaudimi i makinės.
Taksa e re bazohet pak a shumė tek e njėjta formulė si ajo e taksės sė importit, por duke qenė se do jetė e shtrirė nė vite, shuma qė do paguhet pėr cdo vit ėshtė dhjetėra herė mė e ulėt nga taksa ekzistuese, e cila nė disa raste ishte sa tre apo katėrfishi i cmimit tė vetė automjetit. Edhe taksa e re varet sėrish nga numri i viteve tė pėrdorimit tė automjetit dhe cilindratat e saj.
Por ajo qė ndryshon ėshtė se nėse tani qytetari qė importonte njė automjet e paguante menjėherė detyrimin nė doganė, taksa e re e shtire atė nė vite. Paralelisht me doganėn dhe taksėn e shitjes brenda vendit do tė hiqet edhe taksa e qarkullimit dhe ajo e regjistrimit, tė cilat nuk do tė paguhen mė cdo vit, sikurse ėshtė bėrė deri mė tani, por do tė mblidhen nė mėnyrė indirekte pėrmes rritjes sė taksave tė karburanit.
Burime i thanė Top Channel, se qeveria do tė rrisė me 2 lekė pėr litėr taksat e karburanit, cka sipas tyre bėn njė shpėrndarje mė tė drejtė tė taksės. Pasi aktualisht taksa e qarkullimit ėshtė e njėjtė si pėr ata qytetarė qė i pėrdorin shumė automjetet e tyre ashtu edhe pėr ata familjarė qė i pėrdorin mė pak. Me formulėn e re, taksa qė njė qytetar do paguajė pėr qarkullim dhe regjistrim do tė varet nga sa ai e pėrdor automjetin e tij sepse do jetė e inkorpurar nė karburant.