Hagė, Mlladic nxirret jashtė sallės sė gjyqit
Pėrkundėr asaj qe kishte deklaruar se do ta bojkotonte seancen e sotme nė Gjykatėn e Krimeve tė Luftės nė Hage, Ratko Mlladic eshte paraqitur ne salle.
Por ish-lideri ushtarak serbo-boshnjak eshte urdheruar te dale jashte pasi ka nderprere gjykatesin Alfons Orie ne menyre te perseritur. Ky i fundit refuzoi kerkesen e avokatit mbrojtes per shtyrjen e seances.
Mlladiē, i cili akuzohet pėr krime lufte nė konfliktin tre vjeēar tė Bosnjes qė pėrfundoi nė vitin 1995, ishte planifikuar tė dilte nė seancė pėr tė deklaruar nėse i pranon ose jo akuzat. Nėse nuk paraqitej, atėhere gjykata do ta konsideronte kėtė si njė pohim se ai nuk i pranon akuzat.
Ratko Mlladiē ėshtė akuzuar pėr orkestrimin e masakrės sė Srebrenicės nė vitin 1995, ku u vranė 8,000 burra dhe djem myslimanė vrasja mė e rėndė masive nė Europė qė prej Luftės sė Dytė Botėrore si tė rrethimit tė Sarajevės pėr njė periudhė 44-mujore, gjatė tė cilit vdiqėn 10 mijė njerėz. Nėse shpallet fajtor, Mlladiēi mund tė dėnohet me burgim tė pėrjetshėm. Ai u arrestua nė Serbi nė muajin maj, pas 16 vjetėsh nė arrati.