Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Kosova nuk do bashkimin as me Shqiprin e as me Serbin
Kombi i shkokėzuar
Vėshtrim sinoptik: asnjė komb nė Europė nuk ėshtė shkokėzuar si kombi shqiptar. Po ushtrohet njė sakrilegj mbi ēdo personalitet, mbi integritetin e tyre dhe mbi veprimtarinė, e cila deri dje vlente si shėmbėlltyrė e kombit. Nuk ka mbetur asnjė vete me rėndėsi kombėtare, qoftė historike, qoftė e gjallė, qė nuk ėshtė kryqėzuar kryq e tėrthor. Krejt varet nga interesi, pikėvėshtrimi, bagazhi ideologjik, grupi, shoqata, apo analisti qė e zė ngoje. Pėr disa vjet demokraci, u shndėrruam nė komb pa shėmbėlltyra: u shkokėzuam tėrėsisht! Po shkatėrrojmė tė kaluarėn tonė, po dėmtojmė tė tashmen rrjedhimisht po e bėjmė tė pasigurt tė ardhmen. Asnjė komb nė Evropė nuk gjallon nė njė kaos dhe mjegullnajė tė tillė.
Nuk ka vend nė botė, ku festohet dita e pushtimit. Te ne po! Nuk ka asnjė vend nė botė, qė dėshiron tė ndėrtojė komb tė ri duke huazuar njė fjalė nga gjuha e atij, qė i robėroi dhe masakroi. Te ne po! Nuk ka asnjė vend nė botė, ku me dėshirė do tė rrėzohej pėrmendorja e themeluesit tė kombit dhe vihej e pushtuesit. Te ne po. Madje, mėtojnė edhe ta fshijnė nga librat dhe kujtesa. Madje, dėshirojnė t i imponojnė njerėzve ndjenja turpi dhe fajėsie pėr krenaritė e djeshme. Diēka e tillė nuk ndodhė askund nė Evropė. Te ne po!
Predikuesit e brendshėm nė favor tė shteteve tė jashtme, pėrhapin ide edhe kundėr qenies shqiptare. Ēdonjėri ka shpjegimet e veta historike dhe shkencore. Ēdonjėri arsyeton, pėrligj dhe dokumenton faktet e veta. Ēdonjėri pėrpiqet tė fitojė njerėz. Dhe, ēudia mė e madhe shqiptare, tė gjitha kėta gjoja pėrpiqen pėr tė mirėn e kombit. Tė gjithė kėta qėndrimet e veta i quajnė patriotike. Nuk ka demokraci funksionale aty ku rrėnohet ēdo gjė e shenjtė kombėtare, por anarki vlerash, i gjykimeve dhe i qėndrimeve. Kaos i plotė politik dhe shoqėror: gjendje patologjike. Plogėshtia, oportunizmi dhe depresion shoqėror shquhet si rezultat. Ata mundohen tė ndėrtojnė realitete dhe bindje tė reja. Pasi tė pėrmbyllin kėtė dezorientimin tėrėsor, do tė paraqiten si shpėtimtarė dhe udhėrrėfyes. Ky ėshtė qėllimi i tyre. Prandaj u duhet kjo zallamahi.
Dikur posedonim njė kohezion shpirtėror dhe kishim njė strumbullar, ku lidheshim dhe patėm personalitete qė nderonim dhe adhuronim tė gjithė. Si kombet tjera pėr rreth. Sot, kombi shqiptar, si asnjė komb tjetėr, ka ngelur pa shėmbėlltyra tė veta. Madje, kėsaj dukurie vetėshkatėrruese, nuk i shpėtoi as Nėnė Tereza. Rinia e sotshme ka probleme orientimi. Ajo nuk mund tė konsiderojė si shėmbėlltyrė njė politikan shqiptar. Politika jonė ka rėnė nė shkollarizėm dhe vetėm zbaton ide, qė i jepen nga jashtė. Nga tė gjitha anėt.
Nėse rinia zgjedh njė shkrimtar si shėmbėlltyrė tė veten, shfaqet tjetri, qė mendon se din mė shumė dhe ia rrėnon. Ēdo lagje ka analistin dhe predikuesin e vet tė madh. Rinia nuk ka me kė tė mburret e as modele tė pa damkosur, qė do tė duhej ti imitonte. Kėtė gjendje mund tia dėshironte njė vendi vetėm armiku. Komb i shkokėzuar dhe i shkokėluar. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse ne nuk kuptojmė demokracinė. Ne mendojmė se nė demokraci mund tė shkatėrrohet ēdo gjė qė nuk i pėlqen njė grupi tė caktuar apo nuk i pėrshtatet bindjeve tė disave apo tė njė individi. Nėse njė personalitet kombėtar me veprėn e vet na imponon respekt dhe mirėnjohje, ngrihen intelektualėt dhe kėrkojnė fakte pėr ta poshtėruar nė mėnyrė sa mė tė pėrkryer. Nė njė vend tė tillė nuk mund tė funksionojė si duhet as shteti, as ligji, as ekonomia. Ata qė duhet tė kujdesen pėr mirėqenie e popullit, merren me thashetheme dhe mirėqenien e vet! Ata nxjerrin pėrfitime nga kjo katrahurė.
Me elitėn e sotshme politike, me orientimin e saj dhe me punėn e saj, mirėqenien do ta kėrkojmė me teleskop duke e drejtuar atė drejt Perėndimit, si nė shekullin XX. Si nė kohėn e komunizmit. Asnjė komb tjetėr nė Evropė nuk ka problem tė orientimit. Ky ėshtė eksperimenti mė oportunist, qė po bėhet dhe tolerohet nga klasa politike shqiptare me kombin e vet. Kombit i duhet njė lajtkulturė, njė doktrinė politike dhe morale, sepse jemi katandisur si asnjė komb tjetėr. Ajo qė shkatėrrohet te ne me aq lehtėsi dhe pasion, nuk mund tė shihet askund! Mė tė pėrēarė se ne, nuk mund tė gjendet tjetėr komb nė Evropė.
Duket se po na ndjek sindroma e Rozafatit. Atė qė ndėrtojmė ditėn me shumė mund, rrėnojmė natėn me shumė lehtėsi. Pasdarke, nėpėr oda, nėpėr gazeta e nėpėr internet. Dikur mburreshim me Kadarenė tė gjithė, tani u shfaq R. Qosja dhe shpalli letėrsinė tonė inferiore kundrejt asaj perėndimore. E ku lexohet Kadare? Nė Perėndim. E ēka thotė kritika perėndimore pėr Kadarenė? Ajo e konsideron si njėrin nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė gjallė nė botė...
Ne shajmė Nėnė Terezėn, kurse Shkupi i falė qytetit tė Nyrnbergut njė shtatore tė saj, e cila vendoset nė oborrin e spitalit. Jo vetėm qė i falin, por siē njoftonte N-TV, Shkupi ia falte duke e quajtur maqedonase Nėnėn qė quhet Gonxhe. Televizori gjerman bėn tė ditur se shtatorja e Nėnė Terezės ėshtė shndėrruar nė vend vizitorėsh, ku njerėzit vendosin pusulla me dėshira pėr shėrimin e shpejt tė tė dashurve, apo dhe copėza letrash me falėnderime pėr shėrimin nga sėmundjet. Gjermanėt dhuratėn e maqedonasve, jo tė shqiptarėve tė Maqedonisė, e pranuan me falėnderime.
Maqedonasit i ndėrtojnė pėrmendore Lekės sė Madh. Ne pėrlloēim tonat. Maqedonasit mburren me Nėnėn tonė, ne protestojmė kundėr shtatores sė saj. Sllavėt fshehin krimet edhe tė kriminelėve tė vet, ne pėrpiqemi ti kriminalizojmė edhe humanistėt qė fisnikėrojnė imazhin tonė. Serbet fshehin mendimet fashiste tė Ivo Andriēit, neve trishtohemi nėse Kadare fiton Ēmimin Nobel dhe me zell tė madh jemi kundėr. Naiviteti jonė dhe zelli infantil pėr drejtėsi, nuk ka fund. Ne prodhojmė iluzione dhe dėshirojmė ti bindim bashkėkombėsit se jetojmė nė njė botė ideale ku sundon drejtėsia dhe peshorja e mėkateve...Tė shkruhet pėr moralin, normat e mirėsjelljes, pėr esėllim nė njė vend ku ēdo gjė matet me dobi vetjake, pėrfitim, inat dhe smirė, ėshtė gjėja ma mė e pamoralshme qė mund ta bėjė njeriu! Pėr fat tė keq, po ditojmė duke hėngėr vetveten! Greqia hėngri shtetin, ne po hamė kombin!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|