Miratohet kontrata e blerjes sė helikopterėve
Rreth 50 milionė euro do tė jetė shuma qė qeveria shqiptare do tė paguajė pėr blerjen e pesė helikopterėve shumėfunksionalė, tė cilėt do tė vihen nė shėrbim tė forcave ajrore.
Nė mbledhjen e komisionit tė sigurisė, u votua nė parim projektligji mbi miratimin e kontratės, ndėrsa helikopterėt e tipit Kugar do tė shėrbejnė nė rritjen e efikasitetit tė forcave ajrore, por edhe nė shėrbim tė emergjencave civile.
Nė 2014-ėn Shqipėria do tė ketė njė flotė ajrore helikopterėsh pa krahė qė do tė pėrballonte njė emergjencė siē ishte emergjenca e 2010-ės e janarit apo e dhjetorit nė Shkodėr. Pra, krejtėsisht me kapacitetet tona do tė kishim mundėsi qė tė kishim kėrkim-shpėtimin tonin tė pajisur mirė me helikopterė. Do tė kishim helikopterė transporti, tė cilėt, siē e dini, gjatė dy emergjencave na u gjendėn nė ndihmė italianėt dhe grekėt. Do tė kishim sigurisht edhe helikopterė tė vegjėl tė cilėt edhe sot i kemi nė punė dhe kanė bėrė njė punė tė lavdėrueshme nė kėto dy emergjenca. Pra, me kėtė flotė qė po krijojmė besoj se do tė pėrballojmė emergjencat nė vend, tha ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, raportoi AS.
Njė tjetėr fond do tė pėrcaktohet pėr trajnimin e pilotėve. 5 helikopterėt do tė shėrbejnė dhe nė mbėshtetjen e misioneve tė mundshme tė NATO-s, pasi parashikohet edhe pajisja e tyre me municione luftarake.