Hungaria kėrkon statusin kandidat pėr Shqipėrinė
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, iu kėrkoi vendeve anėtare tė BE-sė ti japin Shqipėrisė statusin e vendit kandidat.
Zoti Orban, i cili iu dėrgoi njė memorandum udhėheqėsve tė BE-sė, kėrkoi qė ky status ti jepet Shqipėrisė deri nė fund tė vitit. Ai theksoi gjithashtu nevojėn pėr njė riangazhim mė tė fuqishėm nė Ballkanin Perėndimor.
Kryeministri hungarez nėnvizoi se pavarėsisht nga ngėrci politik dhe domosdoshmėria pėr rinisjen e dialogut, debatet nė Shqipėri nuk e kanė rrezikuar funksionimin e demokracisė nė vend.
Duke folur pėr Kosovėn, zoti Orban bėn apel nė kėtė memorandum pėr nisjen e procesit tė integrimit dhe tė liberalizimit tė vizave. Ne tė gjithė jemi tė vetėdijshėm se kjo ėshtė posaēėrisht e vėshtirė pėr arsyen se jo tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė e kanė njohur Kosovėn. Por, ne mund tė bėjmė progres nė fushėn, siē ėshtė adoptimi i njė udhėrrėfyesi pėr liberalizimin e vizave, theksoi ai.
Kryeministri hungarez thotė gjithashtu se dialogu ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit mund tė sjellė rezultate konkrete pėr qytetarėt nė njė afat tė shkurtėr, por edhe tė ndihmojė nė realizimin e qėllimit tė bashkėpunimit afatgjata.