Gjykata: Holanda ėshtė pėrgjegjėse pėr tri vrasje nė Srebrenicė
Njė gjykatė e apelit nė Holandė sot ka publikuar vendimin sipas tė cilit Holanda ėshtė pėrgjegjėse pėr vrasjen e tre myslimanėve nė Bosnjė, gjatė masakrės nė Srebrenicė, nė vitin 1995.
Gjykata ka gjetur se qeveria e Holandės ėshtė pėrgjegjėse pėr vrasje, sepse siē ka shpjeguar zėdhėnėsja e gjykatės, paqeruajtėsit holandezė tė vendosur atje nuk do tė duhej ti dorėzonin ata te forcat invaduese serbe tė Bosnjės, raportojnė mediat.
Gjykata ka urdhėruar qė familjeve tė viktimave tu paguhet kompensim. Srebrencia ishte bazė e sigurt e deklaruar nga Kombet e Bashkuara, nėn mbrojtje tė paqeruajtėsve holandezė, kur serbėt e Bosnjės e kishin invaduar qytetin dhe nė mėnyrė sistematike i kishin vrarė afro 8 mijė djem e burra myslimanė.
Qeveria e Holandės thotė se ushtarėt e saj ishin braktisur nga OKB-ja gjatė incidentit.
Rasti nė gjykatėn e apelit ishte ngritur nga Hasan Nuhanovic, pėrkthyes, qė nė masakėr e kishte humbur vėllanė dhe babanė, dhe farefisi i viktimės sė Srebrenicės, Rizo Mustafic.
Vėzhguesit thonė se vendimi mund tė ndikojė qė edhe viktimat e tjera tė kėrkojnė kompensim nga Holanda.