Bari kundėr kancerit tė prostatės, efektiv edhe ndaj kancerit tė gjirit
Barnat tė cilat shfrytėzohen pėr mjekimin e kancerit tė prostatės te meshkujt, mund tė jenė tė dobishėm edhe te kanceri i gjirit te disa femra, pohojnė shkencėtarėt britanikė.
Terapitė hormonale, si tamoksifeni dhe inhibitorėt e aromatazės nuk janė efikase ndaj 30 llojeve tė kacereve tė gjirit. Nė laboratorin e Cambridge ėshtė treguar se disa lloje tė tumoreve reagojnė nė barnat e dedikuar pėr trajtimin e kancerit tė prostatės te meshkujt. Hormonet mund tė ndėrpresin gjenet tė cilat sjellin deri te shumimi i pakontrolluar i qelizave dhe shndėrrimin e tyre nė tumor.
Te femrat tumori mund tė nxitet nga hormoni femėror estrogjen, ndėrsa te meshkujt nga hormonet androgjene.
Zbulimet e mėhershme kanė zhvilluar barna tė cilat ndikojnė nė estrogjen, dhe nė kėtė mėnyrė ngadalėsohet pėrparimi i tumorit. Megjithatė, tumoret qė nuk kanė lidhje me estrogjenin ėhstė vėshtirė tė mjekohen.
Mirėpo, shkencėtarėt britanikė nga instituti Cambridge kanė zbuluar se te kėto tumore ndikojnė hormonet mashkullore. Gjenet e njėjta qė aktivizohen nga hormonet femėrore te tumoret e lidhura me estrogjenin, aktivizohen edhe me hormonet seksuale mashkullore.
Ky zbulim shton mundėsinė qė barnat ekzistues kundėr kancerit tė prostatės mund tu ndihmojnė disa femrave. Androgjenet, siē ėshtė testosteroni, janė tė lidhur me zhvillimin e mashkullit, ndėrsa janė tė pranishėm edhe nė organizmin femėror.