Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-07-11, 13:04   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

26.05.1993 RILINDJA

REAGIMET SERBE NDAJ RASTIT NĖ GLLOGOVC

Mjetet serbe tė informimit dhe disa organizata pas incidentit nė Gllogovc, ku siē thuhet u vranė dy e u plagosėn pesė serbė, kėrkojnė radikalizim dhe ashpėrsim tė masave tė pushtetit serb ndaj shqiptarėve.
Gjatė ditės sė djeshme reaguan disa organizata politike e shoqata tė ndryshme serbe nė
Kosovė dhe nė Serbi. Mjetet radiodifuzive, sidomos ato nė Kosovė, u dhanė hapėsirė tė
madhe kėtyre reagimeve, ndėrsa me fotografi u transmetuan edhe storje nga varrimi i policit nga njė fshat i Novobėrdės. Gazetat e sotme serbe, pa pėrjashtim, sjellin reagimet mė tė rrepta tė organizatave tė ndryshme politike serbe, ndėrsa gazetarėt serbė komentojnė kėtė incident. Ndonėse Ministria pėr Punė tė Brendshme e Serbisė, nė njė komunikatė qė u shpall dje, dėnoi incidentin dhe e kualifikoi atė si akt terrorist, pa cilėsuar palėn qė ka mundur ta bėjė kėtė, partitė politike serbe dhe gazetarėt, pothuaj nė tė gjitha rastet, konstatojnė pa kurrfarė rezerve se fjala ėshtė pėr njė akt terrorist tė „separatistėve shqiptarė“. Kėto reagime dhe komente duken si tė dirigjuara nga njė qendėr, e cila sikur ua ka ndarė rolet organizatave dhe gazetarėve. Kėshilli qarkor i Partisė Socialdemokrate tė Serbisė, akuzon autoritetet serbe pėr mosnjohje tė rregullave tė demokracisė, pastaj, siē thuhet „nė shtetin e vet po i kultivon liderėt shqiptarė dhe partitė qė u bėjnė thirrje tė hapur bashkėkombasve tė tyre pėr terrorizėm“. Dega e kėsaj partie, sipas gazetės „Borba“, kėrkon qė tė pritet nė rrėnjė terrorizmi i ekstremistėve shqiptarė. Shoqata „Postojbina“, reagoi duke i dėrguar njė letėr Butros Galit dhe autoriteteve serbe nė Beograd. Rastin e Gllogovcit, siē njofton „Borba“, kjo shoqatė e konsideron si „vazhdim kontinuel tė sulmeve nė shtetin e Serbisė“. Galit i tėrhiqet „vėrejtja e fundit lidhur me shetitjet gjithnjė e mė tė shpeshta tė delegacioneve tė ndryshme dhe tė institucioneve ndėrkombėtare, qėndrimi i tė cilave nė kėtė hapėsirė ėshtė vetėm nė funksion tė secesionit shqiptar dhe tė zgjerimit tė konflikteve tė armatosura edhe nė Kosovė“. Pasi kėrkojnė nga autoritetet serbe ndėrmarrjen e
masave kundėr krerėve tė secesionizmit shqiptar, siē thonė ata, ata kėrcėnohen se „do ta marrin situatėn vetė nė dorė“. Ndėrsa lideri i Partisė sė Ripėrtritjes Popullore serbe, Mirko
Joviq, siē njofton gazeta e sotme „Veēernje Novosti“, ka kėrkuar dje nė njė konferencė pėr gazetarėt nė Beograd, aplikimin e rreptė tė orės policore nė Kosovė, kufizim tė lėvizjes sė njerėzve, mbrojtje pėrpasurinė e kishės dhe mobilizim plotėsues tė forcave policore dhe ushtarake. Ai, po ashtu ka kėrkuar ndalimin e veprimtarisė sė partive politike shqiptare nė Kosovė.
Nė frymėn e kėtyre reagimeve, janė edhe komentet e gazetave.
Kėshtu, nė njė koment tė gazetės „Borba“ thuhet „nė luftėn e pashpallur nė Kosovė zhvillohet lufta nė mes terroristėve shqiptarė dhe policisė serbe… Ėshtė e qartė se Kosovėn po e rrezikojnė secionistėt shqiptarė me kėso dhe akte tė ngjashme terroriste…
Ėshtė, po ashtu e qartė, se vetėm me polici gjendja nė Kosovė nuk mund tė rregullohet“.
Nė njė reagim tė Lėvizjes sė Ripertėritjes serbe, qė udhėhiqet nga Vuk Drashkoviqi, lidhur me rastin nė Gllogovc thuhet: „Nė Kosovė ranė viktimat e para, hetimet do tė tregojnė se kush janė vrasėsit, por pavarėsisht nga kjo, dihet me siguri qė Shesheli po punon intenzivisht qė disa muaj nė pėrgaditjen e luftės nė Kosovė. Njerėzit e tij, kanė marrė urdhėr pėr tė kidnapuar njerėz, pėr tė realizuar aksione terroristike dhe atentate nė serbėt, nė policinė dhe nė ushtrinė serbe me qėllim tė ndezjes sė barotit nė Kosovė“.
Kjo deklaratė vetėm vėrteton atė qė shihet fare qartė nė reagimet e organizatave dhe
shoqatave ekstreme serbe. Ato sulmojnė policinė pėr paaftėsi dhe bėjnė thirrje pėr gjendje ushtarake. Nė kėtė mėnyrė rasti i Gllogovcit, atyre u shėrben pėr qėrimin e hesapeve dhe tė konfrontimeve tė brendshme politike, tė cilat kanė arritur deri nė piramidėn mė tė lartė shtetėrore dhe ushtarake.


28.05.1993 RILINDJA

„Le Nouveau Quotidien“

ZJARRI TJETĖR BALLKANIK
Ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė tė shtunėn nė mbremje nė
Gllogovac (Gllogoc nė shqip)?
Dy policė serbė u vranė dhe pesė tė tjerė u plagosėn nė kėtė fshat tė Kosovės, nė perėndim tė Prishtinės. Radio Beogradi pohon se ata kanė rėnė nė njė pritė tė ngritur nga „terroristėt“ shqiptarė.
„Ne do tė humbim gjithēka po tė fillonim sot luftėn e armatosur, thotė Xhafer Shatri, ministri i Informacionit i Republikės sė vetėshpallur tė Kosovės, qė banon nė Gjenevė. Ai i pėrgjigjet kėshtu zėrave tė paverifikueshėm sipas tė cilėve ēėshtja e Gllogovcit ishte shkaktuar nga njė provokim i ultraserbėve tė Vojisllav Sheshelit, tė cilėt pėrpiqen qė tė shpėrthejė lufta nė Kosovė, pėr t’i dėbuar shqiptarėt nė masė (90 pėr qind e popullsisė). Pas batareve tė pushkėve policia serbe bėri arrestime tė shumta nė fshatrat e rajonit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė