Liria e shprehjes, informimit dhe shpifjes n`Kosovė!
Shkruan: Bardhyl Metaj
Organizatat ndėrkombėtare prej Freedom Haus e deri te raportet e BE-sė, kėrkojnė nga qeveria, qė tė heq duart dhe ndikimin nga media! Kur Qeveria e PDK-ės thekson se ky ėshtė problem i vet medias e gazetarėve qė joshen nga politika, kryekėput pėr pėrfitime materiale, ajo posedon edhe fakte. Fakte tė prekshme, tė lexueshme e tė dėgjueshme, ta zėmė: Berat Buzhalėn e Ilir Mirenėn...! Se besojė se Kryeministri Thaēi ka kohė apo vullnet qė t`i ndėrsej kėta dy ndaj kujt do qoftė, kėta ndėrsehen vet ngase me gjasė, janė aparatēik tė ambicieve tė tyre tė sėmura dhe rrjedhimisht edhe tė paskrupullt nė gjuhė e shpalime tė ndyta dhe jo etike!
Pėr mediat kosovare ėshtė etabluar, sado qė ekzistonte edhe mė parė, njė qėndrim unik nė shoqėrinė civile dhe tek opozita se liria e shprehjes ėshtė nė degradim, nė gjendje alarmante dhe se po pėson rėnie.Njėjtė, thonė e flasim zėshėm tė gjitha raportet e njėpasnjėshme ndėrkombėtare rreth ngulfatjes sė lirisė se shprehjes!
Organizatat ndėrkombėtare, prej Freedom House e deri te raportet e BE-sė, kėrkojnė nga qeveria qė tė heq duart dhe ndikimin nga media e t kultivohet tradita e njė shoqėrie te lire, debutuese - ku media ėshtė platformė demokratike pėrballjesh tė koncepteve, ideve, dėshtimeve e realizimeve tė qeverisė e shoqėrisė pėrgjithėsisht.
Qeveritė Thaēi (1 dhe 2), tė cilave i faturohen kritikat pėr ngulfatjen e shprehjes sė lire, s`kanė hezituar asnjėherė tė konstatojnė si pėrgjigje ndaj akuzave se ky ėshtė problem i vet medias qė joshet nga politika, kryekėput pėr pėrfitime materiale, qoftė tė gazetarėve individualisht, qoftė tė vet editorėve e pronarėve tė mediave...!
Nė kėtė pikė nė fakt, pajtohem edhe unė me Qeverinė Thaēi! Ngase kur Qeveria e PDK-ės thekson se ky ėshtė problem i vet medias e gazetarėve qė joshen nga politika, kryekėput pėr pėrfitime materiale, ajo posedon edhe fakte. Fakte tė prekshme, tė lexueshme e tė dėgjueshme, ta zėmė: Berat Buzhalėn e Ilir Mirenėn...!
Natyrisht, edhe tė tjerė!
Por kur flasim pėr lirinė e shprehjes e mendimit, ka edhe njė tjetėr anė tė medaljes!?
Pėr vite me radhe, kėta tė dy (jo vetėm kėta, por kėta janė mė tė zėshmit), njėri Kryeredaktorė e tjetri Redaktorė (gazeta express), ishin altoparlant tė Qeverisė Thaēi 1. S`pushonin kurrė me kolumne e komente nga mė tė sertat - kundėr gjithkujt qė kishte zė opozitar apo kritik ndaj tė bėrave e tė pa bėrave tė Qeverisė Thaēi 1! Natyrisht, Kryeministri i shpėrblente edhe atėherė, kurse tash si tė zellshėm, i ka afruar krejt ngatė vetės - nė Qeverinė Thaēi 2!
Apo mė drejt, i ka ofruar krejt afėr vetes - por pa zinxhir!
Tė jem krejt i sinqertė, se besojė se Kryeministri Thaēi ka kohė apo vullnet qė t`i ndėrsej kėta dy ndaj kujt do qoftė...! Mė shumė besojė se ashtu si e thotė Qeveria, kėta, sikur edhe pasardhės tė tyre qė sot shėrbejnė nė media si dorė e zgjatur partie - ndėrsehen vet, qė t`dėshmojnė zellin, devotshmėrinė, rreptėsinė, si dhe vetėflijimin pėr atitudėn e Kryeministrit Thaēi!
Thjesht, besojė se mė shumė janė aparatēik tė ambicieve tė tyre tė sėmura dhe rrjedhimisht edhe tė paskrupullt nė gjuhė e shpalime tė ndyta e jo etike - pikėrisht nga ky fakt i kacavarjes rreth prijėsit, pėr pėrfitime vetjake!
Poltronė tė tillė e aparatēik qė gjithherė janė tė rrezikshėm edhe pėr vet partinė e kauzėn tė cilės i referohen - gjen edhe nė tė gjitha partitė tjera!
Sulmet primitive tė Buzhalės e Mirenės ndaj Shpend Ahmetit, Puhie Demakut e Fisnik Ismailit!
Sidoqoftė, sė fundi, javėn qė po lamė pas, kėta dy ish atllar tė gazetarisė joetike, Berat Buzhala e Ilir Mirena, s`lanė njeri pa marrė n`gojė!
Veēanėrisht, disa prej figurave mė tė ndritura tė Vetėvendosjes, tė cilėt jo vetėm si lidership nė Vetėvendosje (mė parė ishin nė Ferr), por edhe thjesht si qytetar tė rėndomtė nderojnė kėtė vend e komb!
U sulmova edhe unė, pėr gjoja gjuhė raciste! Nuk u dha asnjė shembull nga Berat Buzhala, asnjė citat, as su pėrmend asnjė rast kur paskam shkruar me gjuhė apo qasje raciste!?
Mbeta i habitur, kur paskam pėrdorė unė gjuhė raciste!?
Ē`ėshtė e vėrteta, unė kritikojė Qeverinė, apo dikastere tė saj por nuk e dija qė Qeveria dhe Ministrat e saj qenkan tė njė race tjetėr, e me pėrbėrje tjetėr gjenetike!
Nejse, pėr mua gajle e madhe, si marr fort serioze, jam mėsue me yryshnik!
Puhie Demaku!
Por u sulmua me gjuhėn mė jo civilizuese e me gjuhėn mė tė pėrdalė tė mundur zonjusha Puhie Demaku, vetėm e vetėm se paska kritikuar Qeverinė!
U shkua edhe mė larg, pėr shkak tė Puhies, u sulmua edhe Daut Demaku, babai i saj!
Me gjasė ngase e ka ndihmuar tė bijėn qė tė studiojė nė universitetet prestigjioze Europiane!
Pra kjo s`ėshtė vetėm ed hominem, por pėrfshinė nė fushatė edhe familjen e pėrtej saj.
Jo rastėsisht!
Pse bėjnė kėshtu?!
Donė tė dėrgojnė mesazhin tek tė gjithė ne, se dėmet, sulmet dhe konsekuencat - nėse kritikoni Qeverinė - pėrfshijnė konsekuenca edhe tek familjet tuaja!?
vazhdon