Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: UĒK zanafilla
26.2.96 RILINDJA
PARTIA SOCIALISTE BĖN PROPAGANDĖN E MILOSHEVIQIT
Tiranė, 25 shkurt
Duke iu pėrgjegjur njė pyetje tė njė gazetari nė Konferencėn e djeshme pėr shtyp tė sekretarit tė Partisė Demokratike Shqiptare, Tritan Shehu se cili do tė ishte komenti i tij lidhur me deklaratėn e njėrit prej liderėve tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė se Bombat nė Kosovė (ėshtė fjala pėr shpėrthimet nė vendstrehimet e kolonėve serbė nė Kosovė (vr. e jonė) i kanė vendosur kosovarėt, ai tha se tė thuash se bombat janė vepėr e shqiptarėve, ėshtė njė deklaratė kundėr interesave kombėtare shqiptare. Deklarata tė tilla, thotė Shehu, pohojnė se Partia Socialiste, ashtu si paraardhėsja e saj, Partia e Punės, vepron brenda kontekstit tė interesave politike tė s h o v e n i s t ė v e serbė, njofton ndėr tė tjera TVSH
(H.M)
Komunikatė e lėshuar nga Lėvizja Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės pėr tė sqaruar opinionin se kjo organizatė nuk qėndron prapa aksioneve tė hedhjes sė bombave nė kampet e refugjatėve.
SQARIM: KUSH I HODHI BOMBAT ?
Para pak kohėsh, nė gjashtė lokalitete tė Kosovės, nėpėr tė ashtuquajturat kampe tė refugjatėvekolonė serbė, u hodhėn bomba, tė cilat nuk lėnduan askėnd, por trazuan opinionin shqiptar andej dhe kėndej kufirit. Pėrgjegjėsinė pėr kėto akte e mori Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, mirėpo kjo nuk i kėnaqi manipuluesit pacifistė, tė cilėt u pėrpoqėn
qė kėto akte tia mveshin LKĒK-sė dhe nga Tirana deklaruan se Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ėshtė krahu i armatosur i LKĒK-sė. Opinioni shqiptar tanimė ėshtė informuar se pėrfaqėsues i vetėm i LKĒK-sė, i cili ka tė drejtė qė lagalisht ti shprehė qėndrimet dhe ta informojė opinionin mbi veprimtarinė e LKĒK-sė, ėshtė SEJDI VESELI, i cili, me rastin e deklarimit rreth rastit tė bombave, tha pėr BBC-nė: Ėshtė e domosdoshme ta sqaroj opinionin se Lėvizja Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės nuk mund tė identifikohet me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. LKĒK-ja i ka tė gjitha mekanizmat e nevojshėm pėr informimin e opinionit rreth aktivitetit tė vet nė kohė tė duhur. Ndėrsa, goditjet qė do tua japė LKĒK-ja pushtuesve do tė jenė menjėherė tė qarta pėr popullin shqiptar, sepse ato do tė jenė vepėr e vetė popullit. LKĒK-ja ka deklaruar sa e sa herė se, pėrderisa lufta ėshtė e pashmangshme dhe e domosdoshme, ajo pėrpiqet qė kjo luftė tė jetė sa mė e organizuar, nė mėnyrė qė fitorja tė jetė e padiskutueshme.
KĖSHILLI I PĖRGJITHSHĖM ILKĒK-sė- Kosovė, shkurt 1996
Pas vrasjes sė studentit shqiptar, Armend Daci, ngritet tensioni nė Kosovė. Nė Deēan u vranė tre serbė, nė Mitrovicė njė femėr ende e paindentifikuar, kurse nė Shtime u vra polici serb Milenko Buēiq, kurse nė Pejė me armė zjarri u plagosėn policėt Safet Koēani dhe Goran Dashica.- Masa tė ashpra represioni ndaj shqiptarėve.- Rrugėve tė Kosovės po patrullojnė edhe civilė serbė tė armatosur me armė automatike.
24.04.96 RILINDJA
PESĖ SERBĖ TĖ VRARĖ E DISA TĖ PLAGOSUR
Pesė persona u vranė dhe katėr tė tjerė u plagosėn, ndėr tė cilėt tre policė, gjatė incidenteve tė armatosura, qė ndodhėn kėto 24 orėt e fundit nė Kosovė, mėsohet sot nga burime tė afėrta me autoritetet serbe.
Kėto incidente e rritėn tensionin nė Kosovė (2 milion banorė), rajon ku shqiptarėt etnikė, qė pėrbėjnė 90 pėr qind tė popullsisė, aspirojnė pėr pavarėsi. Tre serbė gjetėn vdekjen dhe njė tjetėr u plagos nė kėmbė, kur u hap zjarr, tė hėnėn nė mbrėmje, nė njė kafene tė Deēanit (perėndim) qė frekuentohet vetėm nga serbėt, ku disa tė panjohur hynė me rrėmbim, duke qėlluar me njė breshėri me armė automatike mbi klientėt, theksojnė kėto burime qė raportojnė nga Kosova.
Tre serbėt e vrarė ishin punėtorė tė Unikopit tė Prishtinės, qė punonin nė vendbanimet qė po ndėrtohen pėr kolonėt serbė afėr fshatit Baballoq tė kėsaj komune, bėn tė ditur Qendra pėr Informim e Kosovės.
Pas kryerjes sė vrasjes sė 3 serbėve, autorėt e kėsaj vepre kanė qėlluar me armė nė ajėr dhe nė lokalet e shqiptarėve, nė ēajtoren Rudina dhe nė shitoren Deteks. Agjensia zyrtare serbe Tanjug kishte njoftuar tė martėn nė mėngjes pėr dy tė vdekur dhe njė tė plagosur gjatė kėtij incidenti, qė ndodhi tė hėnėn afėr orės 20- ( 18- GMT). Nė po kėtė orė, pak mė nė veri tė Deēanit, nė Pejė, disa persona tė panjohur qėlluan mbi dy policė tė patrullės qė i plagosėn nė krah e nė kėmbė. Dy policėt e plagosur janė Safet Koēan dhe Goran Dashica, bėn tė ditur Qendra pėr Informim e Kosovės.
Policėt gjenden nė spitalin e Pejės dhe gjendja e tyre ėshtė jashtė rrezikut, thotė Tanjugu.
Nė lokalet e shqiptarėve u gjetėn sot gėzhojat e armėve. Dėshmitarėt bėjnė tė ditur se vrasėsit shtinė me armė dhe fyenin kalimtarėt e rastit nė gjuhėn serbe. Policia serbe ka keqtrajtuar pas ngjarjes qytetarėt shqiptarė nė Deēan dhe ka bllokuar vendin. Po mbrėmė, nė afėrsi tė shitores Mimoza nė Shtime, u qėllua me armė zjarri polici serb, Milenko Buēiq, i cili ėshtė vrarė pėrpara njė komisariati, sipas disa burimeve serbe. Nė Shtime janė arrestuar Halim Baftiu, pronar i shitores Mimoza, njė shitėse qė punonte nė kėtė dyqan, dr. Bedri Sadriu, mjek nė ordinancėn Jeta e Re, qė gjendet nė katin e dytė tė kėtij lokali, Hasan Avdyli, anėtar i Kryesisė sė Aktivit tė LDK-sė nė Carralevė, Bashkim Iballi e shumė persona tė tjerė. Gjendja nė Shtimje dje ishte jashtėzakonisht e rėndė. Prania e forcave tė policisė serbe ishte shumė e madhe. Ndėrsa, nė shėrbim tė policisė, kishin dalė rrugėve dhe persona me veshje civile tė armatosur me armė automatike. Kėta persona nuk ishin nga Shtimja, njofton Komisioni pėr Informim i Degės sė LDK-sė.
Parmbrėmė nė orėn 21, 45 minuta nė vendin afėr Urės sė Gjakut nė Mitrovicė, u degjuan disa tė shtėna me armė, ndėrsa me shpejtėsi tė madhe aty arritėn dy vetura tė policisė dhe njė veturė e ndihmės sė shpejtė e spitalit tė Mitrovicės. Prej aty nė spital u dėrgua njė femėr e plagosur rėndė. Sipas fjalėve tė mjekut kujdestar serb, femra e plagosur ishte e moshės rreth 20-vjeē dhe ishte qėlluar me dy plumba nė gjoks e dy plumba nė kėmbė. Njė mjeke shqiptare, qė u thirr pėr ta operuar tė plagosurėn, vetėm konstatoi vdekjen e saj.
Menjėherė pas tė shtėnave dhe dėrgimit nė spital tė vajzės sė plagosur, dy vetura tė policisė shkuan nė bilardon Klubi Argėtues afėr vendit ku u dėgjuan tė shtėnat dhe arrestuan Yzer Bislim Gashin (25), Fekri Hasanin (22) dhe Nexhip Dėrgutin (16). Ata janė mbajtur nė polici deri nė orėn 2 pas mesnate. Ndėrsa dje nė orėn 10.30 policia e ka arrestuar sėrish Yzer Bislim Gashin. Identiteti i femrės nuk dihet. Nuk janė njoftuar hollėsi tė tjera pėr kėtė rast tragjik.
Vetėm dy ditė mė parė, natėn duke u gdhirė e diela, nė kryeqendrėn e Kosovės, Prishtinė, njė civil serb vrau nga banesa e vet studentin 20 vjeēar shqiptar Armend Daci.
Nė shenjė proteste dje nė Prishtinė, siē bėjnė tė ditur mediat, mijėra gra u grumbulluan nė lagjen ku u vra studenti shqiptar, tė cilit iu bė homazh me vendosje tė kurorave.
(ATSH/AFP/QIK)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|