Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-07-11, 20:15   #18
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

24.04.96 RILINDJA

KUMTESĖ E KRYESISĖ SĖ LDK-sė RRETH NGJARJEVE TĖ FUNDIT TRAGJIKE NĖ KOSOVĖ

Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės lėshoi dje njė kumtesė lidhur me ngjarjet e fundit tragjike nė disa qytete tė Kosovės. Nė kumtesė thuhet se gjendja e tensionuar nė Kosovė po shkallėzohet dhe rreziku i konflikteve tė hapura nuk ėshtė i imagjinuar, por real. Vrasja e studentit njėzetvjeēar Armend Daci nė Prishtinė, si dhe vrasjet ende tė pasqaruara nė Deēan tė tre personave tė kombėsisė serbe, bashkė me disa incidente tė tjera ende tė paidentifikuara e dėshmojnė kėtė, thuhet nė kumtesė.
Mė tutje nė tė thuhet: Edhe pse kėto mund tė jenė akte tė vetmuara, ndoshta provokacione e kurdisje, nė gjendjen e tensionuar nė Kosovė mund tė kenė e tė marrin karakter, shtrirje e dimensione tė rrezikshme. Politika e diskriminimit dhe e represionit tė pandėrprerė kundėr shqiptarėve, politika e nxitjes dhe e inkurajimit agresiv tė serbėve, e instrumentalizimit shovenist tė tyre, dhe mbi tė gjitha, antagonizmi permanent i marrėdhėnieve shqiptaroserbe si mbėshtetje dhe legjitimim i regjimit serb, krijuan njė atmosferė tė tensionuar dhe tė rrezikut permanent.
Refugjatėt dhe sjellja e tyre nė Kosovė, kundėr ēdo rezoni racional, nė funksion tė politikės sė hegjemonisė, e shtuan dukshėm tensionin. Orientimi paqėsor i lėvizjes politike shqiptare, fakti qė nė Kosovė u evitua deri mė tash konflikti i armatosur, dhe fakti tjetėr, po kaq i rėndėsishėm, qė lėvizja politike shqiptare nuk lejoi qė kundėrshtia e qartė ndaj regjimit serb tė pushtimit tė degjenerojė nė armiqėsi ndaj popullit serb, janė pa dyshim ndėr rezultatet dhe vlerat kryesore tona tė deritanishme.
Lidhja Demokratike e Kosovės, duke konfirmuar politikėn paqėsore tė saj, duke dėnuar edhe me kėtė rast ēdo akt dhune e terrorizmi, apelon te tė gjithė qytetarėt e Kosovės tė pėrmbahen maksimalisht nga ēdo sjellje dhe veprim qė do tė mund tė ashpersonte gjendjen, tė kontribuojnė pėr krijimin e njė atmosfere tė nevojshme pėr dialog e zgjidhje paqėsore tė problemit tė Kosovės.
Njėkohėsisht, protestojmė kundėr valės sė re tė dhunės serbe e tė terrorit shtetėror, gjoja si pėrgjigje ndaj incidenteve tė fundit, por qė nė tė vėrtetė janė formė e pasuksesshme deri tash e konsolidimit tė sundimit serb dhe pėrpjekje pėr tė penguar procesin e pashmangshėm tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės. Vetėm nxitimi i organeve policore tė Serbisė pėr t’u pėrgjigjur me terror tė ri, i cili paragjykon ēėshtjen pa kurrfarė mbėshtetje, flet pėr mundėsinė e kurdisjeve tė dimensioneve tė mėdha.
Edhe nė kėtė rast apelojmė te bashkėsia ndėrkombėtare dhe te qendrat e vendosjes tė intensifikojnė veprimet drejt zgjidhjes sė drejtė tė ēėshtjes sė Kosovės nė pajtim me vullnetin politik tė saj, thuhet nė kumtesė.
(QIK)


24.04.96 RILINDJA

DR. BUJAR BUKOSHI PĖR BBC- RRETH SITUATĖS MĖ TĖ RE NĖ KOSOVĖ:
SKENAR SERB PĖR NXITJE KONFLIKTI

LONDĖR, 23 PRILL/ Kryeministri i

Republikės sė Kosovės dr. Bujar Bukoshi i dha njė intervistė BBC-sė rreth situatės mė tė re nė Kosovė.
A keni ndonjė tė dhėnė pėr sulmet mė tė reja nė Kosovė?
- Nuk kemi informacione se kush i ka kryer kėto sulme. Por, pohimet e Ministrisė sė punėve tė brendshme tė Serbisė, tė Partisė Socialiste lokale, pėr ne nuk janė asgjė e re dhe kjo ėshtė njė metodė e njohur me tė cilėn ata nguten qė tė gjitha kėto t’ua atribuojnė shqiptarėve. Por, unė ju them se nė Kosovė nuk ekziston terrorizmi, nuk ka terroristė shqiptarė, nuk ka njėsi tė armatosura shqiptare, as nuk ka armė. Por, ėshtė e kundėrta. Nė Kosovė kemi tė bėjmė me njė regjim tė terrorit serb, ose regjim kriminal, i cili si i tillė edhe ėshtė stigmatizuar nga Haga. Dhe, kėto janė pjesėt e njė skenari serb qė vazhdon nė mėnyrė tė sofistikuar t’u bjerė nė qafė popujve tjerė. Unė tash pėr tash mendoj se kėto janė provokacione, pėrderisa nuk kemi informata tė reja. Informatat e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė nuk janė serioze, natyrisht.

Dy ditė mė parė njė serb vrau njė student shqiptar nė Prishtinė. A mund tė ketė ndonjė
lidhje mes kėtyre?
-Nuk mund tė pėrjashtohet. Nuk kam prirje qė tė prejudikoj gjėrat. Por, nė Kosovė mund tė ngjajė gjithēka. Kosova ėshtė cilėsuar si fuqi baroti. Dhe, kjo na brengos, nga vetė fakti se status-quoja e cila deri tani ka qėndruar falė shqiptarėve, tani si duket i pengon Serbisė. Si duket, Serbia tani ėshtė inkurajuar pas njohjes nga bashkėsia ndėrkombėtare dhe ajo vazhdon avazin e vjetėr. Kėtė e konsideroj si njė valė tė re tė terrorit serb. Dhe, kjo vetėm ėshtė ogurzezė pėr tė gjithė.

Nė incidentet e mbrėmshme tė gjitha viktimat kanė qenė serbe?
- Kjo nuk do tė thotė pse janė viktimat serbe, se autorėsia ėshtė shqiptare. Serbėt janė tė njohur pėr kėso skenarėsh.

Ēfarė pritni se mund tė ndodhė pas gjithė kėsaj?
- Asgjė tė mirė nuk pres se mund tė ndodhė. Pėr fat tė keq, parashikimet e Qeverisė sė Kosovės dhe mesazhi im sa isha nė SHBA se duhet urgjentisht diēka tė ndėrmerret nė Kosovė pėrderisa nuk shpėrthen ajo mė e keqja ngadalė po bėhen realitet. Dhe, unė e shoh kėtė krejt nė kuadėr tė politikės agresive serbe me skenar tė caktuar qė tė ngrisė tensionet nė Kosovė dhe tė provokojė konfliktin. Sa i pėrket palės shqiptare dhe tė gjitha forcave politike tė Kosovėspozicionet janė tė njohura. Ne nuk propagandojmė dhunė, as terror, as pėrdorim tė armėve- theksoi dr. Bujar Bukoshi, kryetar i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės nė intervistėn dhėnė BBC-sė
(BP)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė